Home»Covid19»Covid19 video»Sot jemi bërë “apokaliptikë”. Po shihni si e përcillte komentatori italian “gripin e Hong Kongut”, që solli 2 milion viktima

Sot jemi bërë “apokaliptikë”. Po shihni si e përcillte komentatori italian “gripin e Hong Kongut”, që solli 2 milion viktima

Kjo Coronavirusit nuk është epidemia e parë me të cilën Italia po përballet, me pasoja jo vetëm në shëndet, por edhe në ekonomi. Ishte viti 1968, në të vërtetë, kur gripi i Hong Kongut u përhap së pari në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj në pjesën tjetër të botës, një vit më pas.

Ishte një grip shpendësh (ose tipi A), rasti i parë i njohur i një epidemie të llojit H3N2, dhe në total ajo shkaktoi midis 750 mijë dhe 2 milion viktima në të gjithë botën, nga të cilat 34 mijë në SHBA, në dy vitet e veprimtarisë.

Në Itali – siç raportohet në portalin e epidemiologjisë të Shëndetin Publik – shtimi i vdekshmërisë prej pneumonisë dhe gripit të lidhur me këtë pandemi u vlerësua në rreth 20 mijë vdekje.

Atë moment dramatik për botën e rrëfen një raport i Institutit Luce, ku zëri i gazetarit thotë: “Çfarë na solli Krishtlindja? Gjërat e zakonshme, shirita shumëngjyrësh, shi dhe grip, një epidemi e vërtetë: 13 milion italianë në shtrat, një italian në katër dhe pesë mijë kanë vdekur”. Edhe atëherë rrugët ishin zbrazur nga frika ndërsa spitalet ishin plot.

Më tej, kronika citon një proverbë: “Kur teshtin Mao, sëmuret bota”. Po sepse edhe ajo epidemi, siç mund të kuptohet nga emri, e pati origjinën në atë zonë të botës, në korrik 1968. Iu deshën 18 muaj që të vinte në Itali, që do të thotë se Coronavirus ka qenë më i shpejtë.

“Gripi nuk është i rrezikshëm? E kush e thotë! – pohon gazetari – Nuk mjaftojnë shurupe dhe gjilpëra, por duhet të ndalet virusi para se të vijë. Po si? Me vaksinën që është dhe që në disa vende jashtë Italisë është shpërndarë tashmë”.

Ja çfarë thotë kronika:

“Dhe tani një pyetje: Çfarë na ka sjellë Krishtlindja? Gjërat e zakonshme, lodrat shumëngjyrëshe, shi dhe grip. Një epidemi e vërtetë. 13 milionë italianë në shtrat, një në katër domethënë, dhe 5 mijë kanë ikur në botën tjetër. Rrugët, fabrikat, zyrat, tregjet janë gjysmë të boshatisura. Ata që janë mbushur kanë qenë spitalet. Dyfishuar shtretërit, edhe pse klinikat janë gjithmonë të njëjtat. “Kur teshtin Mao, thotë një proverb anglez në qarkulim prej pak kohësh, bota sëmuret”.

Në fakt, epidemia e këtij dimri ka lindur në Hong Kong, në korrik të vitit 1968, një vit e gjysmë më parë. Iu deshën 18 muaj që të mbërrinte në Itali por sidoqoftë na zuri krejt të papërgatitur. Tani që pothuaj ka kaluar dhe është ngjitur në veri, dhe ka kaluar Alpet, mund të bëjmë bilancin. Negativ, pa asnjë dyshim. Gripi nuk është i rrezikshëm? E kush e thotë! Nuk mjaftojnë shurupët dhe supostet, pikat apo gjilpërat që vijnë më pas, duhet që të ndalet virusi para se ai të mbërrijë. Po si? Me vaksinën, që ekziston. Në disa vende jashtë Italisë është shpërndarë, duke patur parasysh që “trungu” i gripit është i njëjti.

Pra, më mirë të parandalosh se sa ta luftosh. Pa llogaritur rrezikun që të rikthehet. Këtu do të jemi dhe do ta shohim, pas dy vitesh apo tre vitesh, “roza-rozina” rifillon. Duhet të mendojmë në kohë! / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *