Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e shtunë, 29 shkurt 2020

Dashi

Ende ka negociata dhe situata për të zhbllokuar, për të pasur diçka më shumë në punë, por vetëm në prill gjërat mund të shkojnë në rrugën e duhur. Në çdo rast, do t’ju duhet ende shumë durim i cili do të shpërblehet së shpejti. Periudhë relativisht e qetë sidomos për sa i përket ndjenjave, ndërsa ata që janë beqarë mund të kenë gjetur tashmë një “pre” për të rrëmbyer. Ajo që ka rëndësi është të mos mbylleni në shtëpi, por të hapeni ndaj shoqërisë. Fundjava do të sjellë këshilla.

Demi

Ekzistojnë çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e shtëpive që kërkojnë kujdes të madh. Do të keni kujdes që të mos hidhni hapin më të gjatë se sa këmbën. Beqarët do kenë disa mundësi më shumë, falë faktit se do të keni edhe Marsin edhe Venusin në anën tuaj. Nëse jeni duke jetuar një histori që po zvarritet prej ca kohësh, tani do të keni një mënyrë për të parë rreth jush, për të kërkuar zgjidhje më stimuluese dhe sugjeruese. Sidomos muaji Mars do të inkurajojë njohje të reja.

Binjakët

Këto ditë do të duhet të përpiqeni të relaksoheni jo vetëm për veten tuaj, por edhe të jeni së bashku me njerëzit që ju interesojnë më shumë. Saturni, duke filluar nga 23 Marsi, do të fillojë një tranzit të rëndësishëm por deri atëherë do të duhet të përpiqeni të kurseni para dhe të zvogëloni daljet tuaja. Do të duhet të keni kujdes edhe për investimet e paqarta. Qartësi maksimale në dashuri do të duhet jo vetëm këtë të shtunë. Edhe të dielën do të ketë nevojë për të shpjeguar diçka dhe për të sqaruar, por pa acaruar shpirtrat.

Gaforrja

Me të gjithë këta planetë në kundërshtim do të ketë nevojë për një relaksim, edhe sepse vini nga një javë trazirash të brendshme të mëdha. Do të duhet të përpiqeni të përballeni me ndonjë ndryshim drastik, ose ndonjë vendim që mund të ndryshojë gjërat. Kjo javë do të jetë e duhura, mbi të gjitha për të rizbuluar pak qetësi edhe falë asaj vatre shtëpiake që ju pëlqen aq shumë. Kujdes nga dashuritë e pamundura, që mund t’ju shkaktojnë një zhgënjim të hidhur.

Luani

Një horoskop ende i diskutueshëm ju pret, veçanërisht në lidhje me ndjenjat. Ka pasur shumë zënka në familje me njerëz që qëndrojnë pranë jush. Probleme në horizont edhe në lidhje me marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve. Historitë që kanë përfunduar, do të jetë më mirë të mos i rikuperoni, ndërsa për historitë që kanë patur një krizë, do të ketë një mënyrë për të qenë në gjendje t’i sqaroni dhe rikuperoni. Midis prillit dhe majit do të duhet të përgatiteni për ndryshime rrënjësore.

Virgjëresha

Ju me siguri keni një horoskop që në tërësi do ju shohë fitues, por fitoret tuaja do të kalojnë edhe në momente tensioni dhe nervozizmi. Ata që duhet të kalojnë një provë ose një provim tani ndjehen fort nën presion. Ju do të duhet të keni aftësinë dhe temperamentin e duhur për të menaxhuar të gjitha ato ndryshime, që do të ndikojnë në jetën tuaj. Ata që presin rezultate të rëndësishme në një kohë të shkurtër do të jenë të kënaqur nga yjet.

Peshorja

Në këto ditë mund të përjetoni momente acarimi, sidomos në lidhjen e çiftit. Vetëm çifte të ngurta do të jenë në gjendje t’i rezistojnë kësaj faze të stuhishme, në të cilën grindjet me partnerin do të jenë të shpeshta. Nga sot, dhe deri në fund të pranverës, mund të ketë mundësi të reja për t’u rekrutuar ose për rinovim të kontratës. Ka shumë arsye për të parë të ardhmen me një optimizëm më të madh edhe në një kohë si kjo, kur acarimi i brendshëm është zot.

Akrepi

Eshtë e vërtetë që kohët e fundit ka pasur ndryshime në punë, të cilat ju kanë shkaktuar shqetësime dhe pakënaqësi, por nuk ka nevojë të bini shpirtërisht. Kjo vlen edhe për studentët që mbase nuk kanë arritur rezultatet që shpresuan për këto ditë. Nëse një person ka qenë i pasjellshëm me ju, do të jetë mirë që t’a lini përgjithmonë. Ata që nuk na duan shumë nuk kthehen dhe ky është një rregull që nuk duhet harruar. Shpesh gërmimi në të kaluarën sjell vetëm një përtëritje të ndjenjave negative.

Shigjetari

Kur keni një projekt që përzihet në mendjen tuaj, askush nuk mund të përpiqet t’ju ndalojë, por është gjithashtu e vërtetë që disa person që janë afër jush, kohët e fundit janë përpjekur t’ju sfidojnë. Kjo ka sjellë konflikte në familje dhe në çift, por në përgjithësi ju jeni njerëz që nuk mbani mëri dhe që gjithmonë jeni të gatshëm të bëni paqe. Por nëse besoni se kjo thyerje është me të vërtetë e domosdoshme, mund të bëni një shkëputje drastike.

Bricjapi

Fakti i të jetuarit të përgjegjësive të mëdha që gjithmonë i mbani me ankth të madh, është një problem jo i vogël për ju. Këtë fundjavë, do të duhet të përpiqeni të relaksoheni më shumë dhe të shkëputeni, për të rikuperuar energjitë psikofizike. Çiftet që jetojnë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe pozitive mund të vendosin që vitin e ardhshëm të parashtrojnë projekte të bukura, siç janë dasma ose bashkëjetesa.

Ujori

Gjatë kësaj kohe ndjehet dëshira juaj për të qenë të shpenguar. Ka një dëshirë të fortë tek ju të ndryshoni qytet, të ndryshoni punë, të ndryshoni dashuri, me pak fjalë, ta ndryshoni tërë jetën tuaj në 360 gradë. Ato janë vetëm ide që ndoshta do të mbeten të paplotësuara, por që ju trondisin së brendshmi. Kjo dëshirë për ndryshim lind nga një lodhje e thellë prej rutinës së përditshme, dhe shpesh do të ketë tendencë për t’ju vënë në konflikt me të tjerët. Duhet durim dhe diplomaci, në mënyrë që të mos vijnë pushime të papritura edhe në vendin e punës.

Peshqit

Yjet e horoskopit do të gjurmojnë rrugën që duhet ndjekur, kështu që do të duhet ta ndiqni atë, përndryshe nuk do të keni mundësi të merrni përfitimet e dëshiruara. Tani ju keni nevojë për një bashkëpunëtor, partner ose mbase vetëm një bashkëpunëtor për të realizuar projekte që i keni fort për zemër. Kur kemi një qiell të shkëlqyer si ky, mund të ndodhë që të duam me lehtësi, por do të duhet të jemi të mirë në zgjedhjen e personit të duhur, pa u hedhur në krahët e të parit që na del përpara. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button