Bota

Stresi dhe ankthi nga Coronavirusi, rregullat e psikologëve për t’i patur nën kontroll

Më shumë në ankth dhe depresion, mosbesues, të detyruar të shohin t’u hidhen në erë, planet që ishin organizuar prej kohësn. Coronavirus nuk është vetëm një emergjencë shëndetësore, por edhe një epidemi e pasigurisë që përforcohet me përhapjen e pakontrolluar të lajmeve të pavërteta. Për ta penguar atë, Shoqëria Italiane e Psikiatërve (SIP) ka hartuar rregullat anti-panik dhe lëshon një apel për të “mos hequr dorë nga zakonet e përditshme”.

Frika nga një epidemi është po aq e vjetër sa njeriu, shpjegon Enrico Zanalda, president i SIP, “dhe në këtë rast ajo amplifikohet nga përhapja e shpejtë e një lajmi të pjesshëm, në mos të rremë, i cili mund të shkaktojë një kolaps të besimit në marrëdhëniet midis njerëzve dhe institucioneve”. Gjithashtu peshon më shumë edhe fakti që “virusi ka një ndikim të dhunshëm në jetën e përditshme, duke ndryshuar jetën tonë dhe duke shkaktuar anulimin ose shtyrjen e qindra-mijëra ngjarjeve të vogla, por të rëndësishme në jetën e njerëzve, nga ditëlindjet tek pagëzimet”.

Shtojini kësaj faktin që “lajmet kontradiktore që qarkullojnë në internet dhe në rrjetet sociale, të kombinuara me masat e nevojshme”, shpjegon Massimo Di Giannantonio, president i zgjedhur i SIP dhe profesor i psikiatrisë në Universitetin e Chieti-Pescara, “krijojnë një përzierje ankthi, që ka ndryshuar perceptimin e shëndetit dhe mirëqenies individuale “dhe gjithashtu rrezikon të gjenerojë “hipokondri dhe ankth nga infeksionet”. Prandaj duhen rregullat anti-panik që fillojnë nga besimi vetëm tek komunikimet zyrtare dhe mediat autoritare, sepse informacioni i saktë ndihmon në frenimin e frikës.

Pra, mos i prishni zakonet tuaja të përditshme, qëndroni të qetë dhe shmangni marrjen e vendimeve nëse jeni në një moment paniku. Dhe, nëse shfaqet ankthi ose depresioni, kontaktoni specialistët. / ansa – bota.al

Leave a Reply

Back to top button