Analiza

A do ta “vrasë” koronavirusi ekonominë globale?

Nga Laurence Kotlikof

Sot pyetja 85 trilionë dollarëshe (PBB-ja globale) është: A do ta “vrasë” koronavirusi ekonominë globale? Ajo çka dimë deri tani është shumë e frikshme. Sëmundja është një vrasëse e madhe, dhe po përhapet me shpejtësi pa shumë bujë.

Mbi 2 për qind e të prekurve nga koronavirusi vdesin. Për ata janë në në të 80-at e tyre, shkalla e vdekshmërisë, është rreth 10 përqind. Të dhënat më të fundit, sugjerojnë se virusi mund të inkubohet në trupin e një personi, edhe për një1 muaj para se të prodhojë simptoma.

Dhe kjo është një kohë e mjaftueshme, që një person i infektuar që nuk dyshon për asgjë të puthë, të teshtijë mbi të tjerët, t’i takojë ata, të hapë të njëjtën derë, të përdorë të njëjtin rubinet çezme, të udhëtojë në të njëjtën anije, të prekë të njëjtin lavaman tualeti, të udhëtojë në të njëjtin tren, autobus apo avion më shumë të tjerë.

Nëse do të infektoheshin gati 8 miliardë banorë e planetit tonë, sot do të kishim afro 160 milionë të vdekur. Dyfishin e viktimave në ushtarë dhe civilë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por a mund të përhapet virusi një në mënyrë kaq dramatike, duke na infektuar që të gjithëve?

Epo, mendoni pak se si u sollën udhëtarët e anijes së pasagjerëve “Diamond Princess . Më 1 shkurt, vetëm një pasagjer kishte shenja të qarta të koronavirusit. Falë karantinës në 2 javët që pasuan, deri tani janë infektuar 691 pasagjerë, me një shkallë infektimi 1 në 5.

Por nëse ky virus mund të mbërrijë kudo kaq shpejt, çfarë mund të bëjë me kalimin e kohës?

Po, pasagjerët fillimisht të shëndetshëm nuk kishin asnjë mjet, për ta distancuar plotësisht veten nga pasagjerët e sëmurë. Por kur secili person “i shëndetshëm” është potencialisht një bartës i sëmundjes, askush nga ne zotëron realisht një mjet të tillë.

Ekonomikisht, emocionalisht, praktikisht dhe moralisht, ne e kemi të pamundur të distancohemi nga njëri-tjetri për le të themi 2 muaj, dhe pastaj të rilidhemi me botën me cilindo që mbetet ende gjallë. Sigurisht, nëse mund ta ngadalësojmë përhapjen e Covid-19, mund të kemi kohë të krijojmë një vaksinë ose ilaç efektiv.

U desh gati një gjysmë shekulli, që shkencëtarët të zhvillojnë një vaksinë kundër Ebolës, një tjetër virus jashtëzakonisht vdekjeprurës. Kina është ndoshta vendi i vetëm në botë, që është më i aftë të karantinojë të infektuarit. Ajo ka izoluar 11 milionë njerëz në qytetin e Vuhanit, dhe 50 milionë në pjesë të tjera të provincës Hubei.

Pjesërisht si rezultat i këtyre masave, afro 80.000 kinezë në këto rajone janë prekur nga koronavirusi, dhe më shumë se 2.600 kanë vdekur. SHBA sapo kanë konfirmuar 53 rastet e para me koronavirus. Italia ka 229 raste, nga 3 vetëm 3 ditë më parë, ndërsa ka futur në karantinë shumë zona në veriun e vendit.

Koreja e Jugut ka deri më tani 1000 raste. Në Iran, ku janë konfirmuar mbi 60 raste, sëmundja është e përqendruar në qytetin e shenjtë të Qomit. Mjeku kryesor përgjegjës për kontrollin e sëmundjes, është prekur vetë me koronavirusin, dhe tashmë gjendet vetë në karantinë.

Vende të tjera në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, po raportojnë gjithashtu raste. Duke pasur parasysh aftësinë e tyre shumë më të kufizuar për të kufizuar lëvizjet e popullsisë, sidomos në destinacionet e pelegrinazhit në masë si Meka, koronavirusi me siguri do të vazhdojë të përhapet si një zjarr i egër, duke lëvizur gradualisht drejt Afrikës dhe Amerikës së Jugut.

Ndikimet e mundshme mbi ekonominë botërore, që do sjellë koronavirusi janë shumë të rënda. Deri tani kemi parë izolimin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë, Kinës. Aktualisht nuk ka më fluturime drejt dhe nga Kina. Rusia, Mongolia dhe Koreja e Veriut, i kanë mbyllur kufijtë e tyre me Kinën.

Turqia dhe Pakistani, kanë mbyllur kufirin e tyre me Iranin. Izraeli po mendon të karantifikojë vizitorët që vijnë nga Italia dhe Australia. Austria i ka mbyllur kufijtë e saj me Italinë. Italia ka izoluar 11 qytete në rajonin e Lombardisë. Tregu i aksioneve në SHBA, orakulli “i  shkëlqyer i të ardhmes sonë ekonomike, është shumë i trazuar.

Të hënën, ai humbi gjithçka që kishte fituar që prej fillimit të këtij viti. Gjithsesi, deri më tani, mendohet se virusi mund të mbahet nën kontroll, ose do të zhduket vetvetiu me kalimin e kohës. Nëse nuk ka një mrekulli mjekësore, ky skenar duket shumë i mirë për të qenë i mundshëm.

Një gjë e tillë mund të jetë e disponueshëm në formën e Remdesivir, ilaçi që rzultoi efektiv në parandalimin e MERS (Sindromi i Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme). Tani vaksinat e reja po testohet në Kinë mbi koronavirusin në një lloj prove të kontrolluar. Por, edhe nëse rezulton efektiv, a mund të prodhohet ai mjaftueshëm shpejt, në sasi të mjaftueshme, dhe me një çmim të ulët të përballueshëm për të gjithë?

Dhe edhe nëse të gjitha përgjigjet janë po, a do të jetë në gjendje virusi të pësojë mutacion, para se ky ilaçi apo ndonjë tjetër të ketë shansin të jetë efektiv? Tregu i aksioneve, përfshin një numër të madh investitorësh, ku që të gjithë investojnë bazuar në besimin që kanë tek njëri-tjetri.

Prandaj vlerësimi i tij i shërben një ekuilibri të shumëfishtë. Nëse të gjithë mendojnë se të gjithë të tjerët janë të shqetësuar, por jo në panik, tregu mund të mbetet aty ku është sot. Por nëse të gjithë mendojnë se të gjithë të tjerët janë në panik, ose do të bien pre e panikut, tregu do të bjerë. Pasojat e menjëhershme të falimentimit të bankës “Lehman Brothers”, na treguan se deri ku mund të mbërrijnë pasojat negative. Rënia financiare e kompanisë, nuk pati asnjë pasojë për kapacitetin prodhues të SHBA-së, e lëre më pastaj mbi ekonominë globale. Falimentimi i Lehman nuk vrau asnjë nga punonjësit e kompanisë, dhe nuk rrënoi ndërtesat ose pajisjet e saj. Fizikisht, inputet prodhuese të SHBA dhe ato globale mbetën të paprekura. Por tregu ra dhe vazhdoi të binte.

Dhe në vitin 2009, ai kishte humbur thuajse gjysmën e vlerës së tij të mëparshme, me kulmin e regjistruar 2 vjet më parë. Unë parashikoj një rënie masive në tregjet globale të aksioneve në ditët në vazhdim, derisa ajo që tani quhet një pandemic, të vihet nën kontroll.

Një rënie e tillë, do të thellojë pesimizmin, i cili ngadalë por me siguri do të përfshijë drejtuesit dhe bizneset në mbarë botën, dhe që do të ketë pasoja shkatërruese në ekonominë botërore. Po, lajmet nga Kina mund të nisin të jenë më të mira, bazuar në masat që ka marrë qeveria kineze. Por edhe nëse kjo ndodh, dhe hiqen ndalesat e udhëtimit drejt Kinës, nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar një epidemi të re të koronavirusit, të shkaktuar pa dashje nga një person i infektuar që nuk dyshon për këtë gjë, dhe që vjen të themi nga Kili për të vizituar Shangain, duke “prodhuar” kësisoj një tjetër Vuhan.

Lufta ndaj koronavirusit, nuk është aspak e thjeshtë. Kur mendoni se e keni mposhtuar epideminë, shfaqet befas një tjetër. Recesioni i Madh i 1929-ës. ishte sipas meje një rënie e parashikuar nga e vetmja gjë që për të cilën kishin frikë njerëzit, që ishte vetë frika.

Sot kohët janë të ndryshme. Ne po përballemi me diçka shumë reale për t’u frikësuar, e cila po prodhon reagime ekonomike në kohë reale, si izolimi i Kinës. Këto reagime janë plotësisht të afta të futin në panik miliarda investitorë dhe konsumatorë në ekonominë tonë globale shumë të ndërlidhur, dhe reciprokisht të ndërvarur.

“The Hill” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button