Home»Thenie»Për të mos u humbur… 30 copëza të pabesueshme urtësie nga Nikola Tesla

Për të mos u humbur… 30 copëza të pabesueshme urtësie nga Nikola Tesla

1. Lër të ardhmen të thotë të vërtetën, dhe vlerësoje gjithësecilin sipas punës dhe arritjeve. E tashmja është e tyrja; e ardhmja, për të cilën vërtetë kam punuar, është e imja.

2. 29 ditët e fundit të muajit janë më të vështirat.

3. Luftërat mes individëve, por edhe qeverive dhe kombeve, rezultojnë pa dallim nga keqkuptimet në kuptimin më të gjerë të këtij termi. Keqkuptimet shkaktojnë gjithmonë nga paaftësia për të vlerësuar këndvështrimin e njëri-tjetrit.

4. Paqja mund të vijë vetëm si një pasojë e natyrshme e iluminimit universal.

5. Shkencëtari nuk synon rezultate të menjëhershme. Ai nuk pret që idetë e tij të përparuara të pranohen me gatishmëri. Puna e tij është si ajo e atij që mbjell – për të ardhmen. Detyra e tij është të hedhë themelet për atë që do të vijnë, të tregojë rrugën. Ai jeton, punon dhe shpreson.

6. Kudo në hapësirë ka energji. A është kjo energji statike, apo kinetike? Nëse është statike, shpresat tona janë të kota; nëse është kinetike – dhe këtë e dimë me siguri – atëherë është thjeshtë cështje kohe, se kur njeriu do t’ia dalë që t’i bashkëngjisë makinerinë e tij, vetë rrotës së punës së natyrës.

7. Cdo qenie e gjallë është një motorr i bashkëngjitur rrotës së punës të universit. Ndonëse në dukje i prekur vetëm prej asaj që e rrethon, sfera e influencës së jashtme shtrihet deri në distanca të pafundme.

8. Ky planet, me madhësinë e tij në dukje mbresëlënëse, për rrymat elektrike është thjeshtë një zar i vogël metalik.

9. Ndonëse të lirë të mendojmë dhe veprojmë, ne jemi të lidhur mes nesh, ashtu si yjet në qiell, përmes lidhjeve të pandashme. Këto lidhje nuk mund të shihen, por ne mundemi t’i ndiejmë.

10. Në shekullin 21, robotët do të kryejnë punën që skllevërit bënin në qytetërimet e lashtë.

11. Përhapja e qytetërimit mund të krahasohet me një zjarr; fillimisht ka një shkëndijë, pastaj një flakë e vockël, më pas një flakë e madhe, që rritet me shpejtësi dhe fuqi të pabesueshme.

12. Shqisat na mundësojnë të perceptojmë vetëm një pjesë shumë të vockël të botës së jashtme.

13. Virtytet dhe dështimet tona janë të pandashme, si forca dhe materia. Kur ndahen, njeriu nuk është më.

14. Nuk më bëhet vonë se më vodhën idenë… trishtohem që nuk kanë një ide të tyren.

15. Paraja nuk e ka atë vlerë që i kanë vënë njerëzit. Të gjithë paratë e mia i kam investuar në eksperimente, me të cilët kam bërë zbulime të reja, që i kanë mundësuar njerëzimit një jetë pakëz më të lehtë.

16. Nga të gjithë rezistencat e fërkimit, ajo që e ngadëlson më shumë lëvizjen e njeriut është injoranca, ajoq ë BUda e ka quajtur “e keqja më e madhe e botës”.

17. Instikti është dicka që shkon përtej dijes. Padyshim që kemi disa fibra që na mundësojnë të perceptojmë të vërteta, atëherë kur deduksioni logjik, apo cdo përpjekje tjetër e trurit, janë të kota.

18. Eshtë paradoksale, por e vërtetë, që sa më shumë që ne dijmë, aq më injorantë bëhemi në kuptimin absolut, sepse vetëm përmes iluminimit ne kemi bërë të vetëdijshëm për limitet tona. Një prej rezultateve më të mrekullueshëm të evolucionit intelektual është hapja e vazhdueshme ndaj horizonteve të reja dhe më të mëdha.

19. Individi është kalimtar, racat dhe kombet venë e vijnë, por njeriu mbetet. Këtu qëndron dallimi i thellë mes individit dhe të tërës.

20. Shpikja është produkti më i rëndësishëm i trurit krijues të njeriut. Qëllimi final është zotërimi tërësor i mendjes, mbi botën materiale, shfrytëzimi i natyrës njerëzore për nevojat njerëzore.

21. Zhvillimi progresiv i njeriut është i varur nga shpikjet.

22. Rri vetëm, ky është sekreti i shpikjes; ji vetëm, sepse atëherë lindin idetë.

23. Jeta është dhe do të mbetet gjithmonë një ekuacion i pazgjidhshëm, por ajo përmban disa faktorë të njohur.

24. Dëshira që më udhëheq në gjithë cfarë bëj është dëshira për të shfrytëzuar forcat e natyrës në shërbim të njerëzimit.

25. Shkencëtarët e sotëm mendojnë thellë dhe jo qartë. Njeriu duhet të jetë në rregull mendërisht për të menduar qart, por mund të mendojë thellë dhe të jetë krejt i marrë.

26. Ditën kur shkenca do të fillojë të studiojë fenomenet jofizike, do të bëjë më shumë progres në një dekadë, se sa në të gjithë shekujt e ekzistencës së saj.

27. Nuk mendoj se ka ndonjë emocion tjetër që përshkon zemrën e njeriut, më të madh se sa ai i shpikësit, kur sheh që krijesa e trurit të tij shpaloset drejt suksesit… emocione si ky e bëjnë njeriun të harrojë ushqimin, gjumin, miqtë, dashurinë, cdo gjë.

28. Shkencëtarët e sotëm kanë zëvendësuar matematikën me eksperimentet, dhe ata përsiaten ekuacion pas ekuacioni, e në fund ndërtojnë një strukturë që nuk ka lidhje fare me realitetin.

29. Tre zgjidhjet e mundshme të problemit të madh të rritjes së energjisë njerëzore e gjejnë përgjigjen tek tre fjalë: ushqim, paqe, punë.

30. Sikur ta njihnit madhështinë e 3-shit, 6-ës dhe 9-ës, atëherë do të kishit në duar celësin e Universit. /Sjellë në shqip nga www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *