Your Life

Ekuacioni i Drake do ju ndihmojë të gjeni dashurinë, atë të vërtetën!

Po sikur dashuria të kishte të bënte me shifrat? Matematikani i Kembrixhit Bobby Seagull me siguri do të thoshte kështu. Në fakt, duke përdorur ekuacionin e famshëm të Drake, ai ka zbuluar se si të gjente një bashkëshort shpirtëror, duke zgjidhur kështu kërkimin rraskapitës për gratë, në lidhje me atë që do të bëhet dashuria e jetës. Por me të vërtetë, a janë numrat të mjaftueshëm për t’u dashuruar?

Teoria e Bobby-t mbi dashurinë

Bobby Seagull është një matematikan shumë i ri 30-vjeçar, i cili ende nuk ka gjetur një shoqe shpirti. Ndoshta ishte pikërisht nga kjo mungesë që nxiti intuitën, për t’u kthyer në matematikë për të gjetur se cila do të jetë gruaja e jetës së tij.

Ekuacioni i Drake

Duke u nisur nga ekuacioni i Drake, i zhvilluar në vitet 1960 për të vlerësuar numrin e jashtëtokësorëve në galaktikë, Seagull përdori pikërisht atë formulë për t’u orientuar mbi numrin e partnerëve të mundshëm, midis të cilëve fshihet shpirti binjak.

Matematka për të gjetur dashurinë

Përmes një serie kalkulimesh, midis mbledhjeve dhe zbritjeve, matematikani arriti të sigurojë numrin e partnerëve të mundshëm, bazuar edhe në interesat e tij estetike dhe të karakterit.

Si të zgjedhësh shpirtin binjak

Pasi të kesh siguruar numrin e mundshëm të partnerëve idealë, mund të lindë një problem: si ta kuptoni se cili është i duhuri? Edhe një herë, është matematika që na jep përgjigjen.

Teoria e “blerjes optimale”

Sipas teorisë optimale të blerjeve, teoria që përdoret në analizën e lojërave, është e mundur të llogaritet momenti i saktë në të cilin do të ndaleni për rezultatin më të mirë. Për shembull, nëse takoni 30 burra, do të duhet të ndaleni sepse i 31-ti do të jetë më i miri nga të gjithë të tjerët dhe mbase i fundit.

Probleme të vogla zemre

Ka disa shkencëtarë që kanë përdorur matematikën për të zgjidhur problemet e zemrës. Peter Burke, një mësues në Universitetin e Uoruikut, u mbështet gjithashtu në një llogaritje për të gjetur bashkëshorten, dhe duket se arriti ta takonte.

Pra, a mund të na ndihmojë vërtet ekuacioni dhe matematika e Drake të gjejmë shokun apo shoqen e shpirtit, kur shpresat të humbasin?

Dashuria, mes shkencës dhe matematikës

Shkenca dhe matematika na thonë po: e para shprehet se ka të bëjë me trurin, ndërsa për të dytën, llogaritjet dhe ekuacionet komplekse mund të na sugjerojnë me kë duhet të kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë.

Dashuria është …

Por do të jetë ai vizion romantik me të cilin jemi rritur ose ato flutura në stomak që nuk mund të shpjegohen me matematikë, që na bëjnë të besojmë se dashuria e vërtetë tejkalon gjithë këto. Emocione unike dhe të papërsëritshme në mënyrën e tyre të pafundme, janë ato që na bëjnë të kuptojmë se bashkëshorti ekziston kur e takojmë. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button