Home»Bota»Kronologjia / Si u përhap globalisht Coronavirusi, brenda dy muajve

Kronologjia / Si u përhap globalisht Coronavirusi, brenda dy muajve

Novel Coronavirus-i filloi në dhjetor në qytetin kinez të Wuhanit, në provincën Hubei. Tani, është përhapur në 27 vende dhe territore të tjera, dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.100 njerëzve, shumica në Kinë kontinentale. Ja se si u mbërrit deri këtu:

8 dhjetor: Pacienti i parë zhvillon simptoma të Coronavirusit në Wuhan.

31 dhjetor: Rastet më të hershme të virusit, të raportuara në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH).

1 janar: Tregu i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan, ku besohet të ketë origjinën shpërthimi, mbyllet për dezinfektim.

7 janar 2020: Autoritetet kineze konfirmojnë se e kanë identifikuar virusin si një koronavirus të ri.

9 janar: Personi i parë vdes nga virusi, megjithëse vdekja e tij nuk u bë e ditur deri më 11 janar.

13 janar: Autoritetet tailandeze raportojnë rastin e parë – një shtetas kinez që kishte ardhur nga Ëuhani.

16 janar: Autoritetet japoneze konfirmojnë rastin e parë në Japoni.

17 janar: Personi i dytë në Kinë vdes nga virusi. Aeroportet amerikane nisin zbatimin e masave, me ekzaminime për simptoma për të sapombërriturit.

21 janar: Zyrtarët amerikanë konfirmojnë rastin e tyre të parë.

23 janar: Wuhani futet në karantinë, me lëvizjet që ndalohen brenda ose jashtë qytetit. Festimet e Vitit të Ri kinez anulohen në qytetet e mëdha të Kinës. 60 milion njerëz preken nga kufizimet e udhëtimit. OBSH thotë se virusi nuk është ende një emergjencë e shëndetit publik, me shqetësim ndërkombëtar

28 janar: Numri i vdekjeve kap 100. Numri i rasteve të konfirmuara në territorin e Kinës kalon shpërthimin e Sars (2003).

30 janar: SHBA raporton rastin e parë të konfirmuar të transmetimit nga personi në person.

2 shkurt: Një burrë kinez vdes nga koronavirusi në Filipine – hera e parë që një vdekje është raportuar jashtë Kinës kontinentale.

4 Shkurt: Anija e lundrimit “Princesha Diamond” vendoset nën karantinë në Gjirin Yokohama të Japonisë, me më shumë se 3.700 njerëz në bord.

7 Shkurt: Doktori kinez që dha i pari alarmin për virusin, Li Wenliang, i cili u vu në shënjestër të policisë së Wuhanit për shkak se u përpoq të paralajmëronte miqtë e tij, vdes nga Coronavirusi. Media sociale kineze përmbytet nga pikëllimi, zemërimi dhe thirrjet për lirinë e fjalës.

8 shkurt: Ambasada e SHBA në Pekin konfirmon se një shtetas amerikan vdiq në Wuhan më 6 shkurt, duke shënuar vdekjen e parë të konfirmuar të një shtetasi jo-kinez.

10 shkurt: Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë nga OBSH mbërrin në Kinë për të ndihmuar në kontrollimin e shpërthimit. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *