Home»Bota»Më të fundit nga Coronavirusi

Më të fundit nga Coronavirusi

Novel Coronavirus ka arritur në 27 vende të botës jashtë Kinës. Autoritetet vazhdojnë të zbatojnë masa të rrepta emergjence – disa prej të cilave kanë shkaktuar pasoja të paparashikuara, si përshembull mijëra njerëz në det, pa patur një vend ku të ankorohen.

Ja më të fundit nga shpërthimi i Coronavirusit:

Shifrat: Novel Coronavirus-i ka vrarë 1.115 njerëz dhe ka infektuar 45.1171 në të gjithë botën. Të gjithë të vdekurit, përveç dy rasteve, kanë qenë në territorin e Kinës, dhe shumica dërrmuese e rasteve kanë qenë gjithashtu në Kinë.

Zbehje e rasteve të shtuara: Rritja e përditshme e rasteve në Kinë duket se po zbehet, duke sugjeruar se mund të jemi pranë kulmit të shpërthimit – por ekspertët paralajmërojnë se është ende një “kërcënim i rëndë”, dhe se të dhënat mund të zvogëlohen për shkak të faktorëve të ndryshëm.

Anijet e turistëve: Mijëra njerëz janë ende të bllokuar në dy anije turistike – njëra u vendos në karantinë në Japoni, dhe një tjetër nuk ka vend ku të ankorohet, pas pasi iu mohua hyrja nga Tajlanda dhe tre vende të tjera, pavarësisht se nuk kishin raste të dyshuara.

Mënyrat e transmetimit: Autoritetet e Hong Kongut po hetojnë nëse virusi mund të përhapet përmes sistemeve hidraulike dhe tubave, pasi dy raste u konfirmuan dje në një ndërtesë apartamentesh.

Kina rinis punën: Pushimi i zgjatur publik në Kinë përfundoi këtë javë, kështu që shumë njerëz po përpiqen të kthehen në punë dhe bizneset po rihapen. Por ata po përballen me vështirësi me udhëzimet e përziera nga autoritetet, ndërprerjet e transportit dhe mungesat e maskave për fytyrën. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *