Magazine

Lady Diana, rrëfimi i Harryt për terapinë dhe dëshira e fundit e të ëmës

Harry rrëfeu se ai shkoi në terapi për 7 vjet pas vdekjes së nënës së tij, Lady Diana, ngjarje e cila ndodhi në 31 gusht 1997 në një aksident të tmerrshëm automobilistik nën urën Alma në Paris, ndërsa makina e saj po ndiqej nga paparacët. Dhe për këtë rrëfim është paguar 775 mijë paund, rreth një milion euro (917.600 euro).

Trauma e pësuar nga Princi, i detyruar që në moshën 12 vjeç të ndiqte arkivolin e nënës së tij, do të ishte në baza e shqetësimit që e ka shoqëruar atë që nga ajo kohë. Vendimi për të hequr dorë nga roli i tij brenda Familjes Mbretërore me gruan e tij, është gjithashtu pasojë e vdekjes së dhunshme dhe të papritur të Dianës.

Harry e bëri zbulimin mbi terapinë në një fjalim që ai dha gjatë një samiti të organizuar në JPMorgan në Miami, në të cilin u prezantua së bashku me Lady Markle, ku foli për temën, shumë e dashur për të, e shëndetit mendor.

Gjatë fjalës së tij, Princi tha qartë se shkëputja nga Kurora ishte e motivuar nga trauma e pësuar me vdekjen e Dianës. Mbi të gjitha, ai nuk dëshiron që Meghan dhe djali i tij Archie (dhe ndoshta foshnja e dytë që po vjen), të jetojnë një përvojë të ngjashme me atë që i shkaktoi atij një shqetësim mendor, nga i cili ai arriti të shërohet falë një rrugëtimi të nisur në moshën 28 vjeç.

Zonja Markle u shpreh gjithashtu në samit, duke folur për dashurinë për burrin e saj. Ndoshta për të heshtur thashethemet gjithnjë e më këmbëngulëse për një divorc të afërt midis të dyve. Duket se në këtë takim midis miliarderëve dhe yjeve të shfaqjes dhe sportit, çdo folës mori 775 mijë paund, të paktën sipas asaj që raporton Mirror.

Pra, angazhimi i parë publik i dukëve të Sussex pas daljes nga Familja Mbretërore tashmë ka paguar jo pak, për çiftin që mbërritën në Miami në një avion privat dhe duket se kanë qenë mysafirë të Serena Uilliams.

Ndërkohë, Express raporton amanetin e Dianës për djalin e saj të dytë. Princesha e trishtuar tashmë kishte hartuar vullnetin e saj vite më parë se ajo të vdiste, pavarësisht moshës së re. Në moshën 30 vjeç, Harry më pas trashëgoi veshjen e dasmës nga nëna e tij, ndërsa Uilliam mori unazën e fejesës me safir, të cilën më pas ia dhuroi gruas së tij Kate Middleton. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button