Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e shtunë, 8 shkurt 2020

Dashi

Tani për tani ju nuk mund të jeni të lumtur me gjërat që ju kanë ndodhur që nga viti i fillimit. Por është gjithashtu e vërtetë që do të fillojë një histori tjetër. Eshtë e vërtetë që në punën tuaj keni mbjellë shumë dhe deri më tani, nuk keni korrur pothuajse asgjë, por duhet të mendoni se në pranverë do të ketë një mënyrë për t’u shpenguar dhe për të marrë një kënaqësi të mirë. Venusi dhe Hëna do ju ndihmojnë të jetoni një fundjavë të qetë, veçanërisht në lidhje me dashurinë.

Demi

Hëna disonante do të jetë pengesë këtë fundjavë. Venusi do të jetë në shenjën tuaj dhe kjo mund të hapë perspektiva të bukura në dashuri. Nëse po synoni drejt një objektivi në dashuri, do të keni shumë mundësi ta shihni atë të materializuar së shpejti. Në dashuri, megjithatë, nuk duhet ta tendosni shumë litarin, sepse mund të këputet, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për çifte që janë bashkë prej një kohe të gjatë. Tani për tani, nevojitet qartësi.

Binjakët

Të shtunën dhe të dielën do të ndizet tek ju, dëshira për të dashur dhe ballafaquar me të tjerët. Do të jetë më e lehtë të shikoni përpjekjet tuaja të shpërblyera në lidhje me ndjenjat. Kjo ka më pak të ngjarë që të ndodhë në punë, ku mbeten paqartësi dhe kurthe. Do të duhet të prisni pranverën për të marrë njëfarë kënaqësie nga këndvështrimi ekonomik.

Gaforrja

Në dy ditët e ardhshme, vëmendja juaj do të jetë e drejtuar në zgjidhjen e disa problemeve personale, që ju shqetësojnë disi. Saturni dhe Jupiteri kundër ju shtyjnë të keni nevojë të vazhdoni vetëm gjërat konkrete, pa bërë fluturime pindarike. Nëse dikush nuk dëshmon të jetë po aq konkret me ju, mund të vendosni të ndërprisni në mënyrë drastike një marrëdhënie sentimentale, një miqësi ose një bashkëpunim.

Luani

Ende ka çështje të pazgjidhura që duhet të adresohen urgjentisht. Padyshim që do të jetë më mirë në dashuri këtë fundjavë, edhe për shkak se do të jenë Marsi dhe Venusi që do t’ju japin mbështetje dhe rikuperim, sidomos ato çifte që kohët e fundit kanë debatuar shumë. Ata që janë beqarë, do të duhet të përpiqen të angazhohen dhe të mos mbyllen në shtëpi.

Virgjëresha

Fundjava që do të fillojë është plot kënaqësi të mira. Do të ketë gjithashtu një mënyrë për të fituar një sfidë të rëndësishme. Kjo është një periudhë e ringjalljes për ju të shenjës së Virgjëreshës, dhe për këtë arsye, do të duhet të përpiqeni të shfrytëzoni sa më shumë çdo mundësi që do të shfaqet. Venusi nuk do të jetë më kundër dhe kjo do t’ju japë mundësinë të keni dritën e gjelbër, edhe në dashuri. Ata që kanë qenë larg një ndjenje, tani do të kenë mundësinë të gjejnë qetësi.

Peshorja

Asnjëherë nuk ju ka pëlqyer imponimi, veçanërisht për sa i përket dashurisë. Nëse duhet të duroni situata që nuk ju kanë pëlqyer aspak brenda marrëdhënies, tani do të mund të tundoheni nga dëshira e fortë për të shfryrë. Ata që janë shumë imponues ndaj jush, tani mund të shpërblehen me monedhën e duhur. Kjo është arsyeja pse do të jetë një fundjavë e tensionuar, veçanërisht në marrëdhëniet familjare dhe marrëdhëniet me gjysmën tuaj më të mirë.

Akrepi

Dy ditët e ardhshme do të jenë të zjarrta për ju. Në këtë moment ju jeni të tensionuar si një tel violine. Ndoshta ju jeni shumë të ndjeshëm dhe kjo kërcënon t’ju përplasë me ata që ju rrethojnë. Ju do të duhet të përpiqeni të mblidhni ide këtë fundjavë dhe të shmangni stresin, për të mos i bërë gjërat më keq. Ndoshta ka ardhur koha për ndryshime në jetën tuaj dhe për këtë arsye, nuk do të keni nevojë të keni frikë nga marrja e vendimeve edhe drastike.

Shigjetari

Në aspektin pozitiv, Hëna dhe Venusi ju ftojnë të bëni më shumë jetë shoqërore, edhe sepse në këtë fundjavë takimet dhe miqtë e rinj do të favorizohen. Kontaktet do të favorizohen por edhe në dashuri do të ketë një mënyrë për të fituar disa sfida të mira. Me pak fjalë, juaji është një horoskop që ju fton të përqendroheni më shumë tek vetja, si dhe tek aftësia juaj për të joshur dhe tërhequr të tjerët. Gabimi që nuk duhet të bëni është të mbylleni në shtëpi ose të merrni një qëndrim shumë pasiv.

Bricjapi

Tani ka ardhur koha të braktisni besimet e vjetra dhe zhgënjimet e së kaluarës, për të parë të ardhmen nga një këndvështrim i ri. Eshtë e vërtetë që po kaloni ditë të lodhshme, por është po aq e vërtetë që për ju, në planin afatmesëm, pritet një e ardhme e ndritur, por vetëm nëse do të keni mundësi të mbillni tani. Në dashuri dhe në punë disa ndërlikime janë shfaqur tashmë, do të jetë e rëndësishme të jeni të qartë dhe të thelloheni në çështjet e pazgjidhura, për të shmangur dhimbjet e mëtejshme.

Ujori

Edhe nëse Venusi do të kalojë në shenjën tuaj, nuk do t’ju mbrojë nga asnjë ndërlikim këtë fundjavë. Ka probleme që mund të shfaqen si në vendin e punës, ashtu edhe në mjedisin familjar, që do të kërkojnë shumë durim dhe maturi. Hëna kundër do të krijojë një siklet dhe një moment i fortë tensioni nuk mund të përjashtohet. Disa persona po ju shkaktojnë mërzi në jetën tuaj, dhe mbase ka ardhur koha të mendoni për disa shkurtime drastike.

Peshqit

Ju po kërkoni mundësi të reja jo vetëm për punë, por edhe për marrëdhënie ndërnjerëzore. Një miqësi e lindur rishtas mund të evoluojë në diçka më të thellë. Prania e Mërkurit në një aspekt pozitiv, gjithashtu do t’i bëjë negociatat në punë më të lehta si dhe do të sjellë mundësi për të fituar disa mosmarrëveshje. Sidoqoftë, do të jetë e nevojshme, në një afat të shkurtër, të gjeni aleanca të reja, në mënyrë që të mos mashtroheni. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button