Home»Magazine»Meghan Markle dhe Harry, zbulimet e fotografit të martesës

Meghan Markle dhe Harry, zbulimet e fotografit të martesës

A ishin vërtet të dashuruar Meghan Markle dhe Harry? Sipas Alexi Lubomirski, fotografit të dasmës së tyre, përgjigjja është po. Dukët e Sussex e donin njëri-tjetrin dhe midis tyre kishte magji të vërtetë. Por përdorimi i foljeve në kohën e shkuar është një domosdoshmëri. Vetëm 21 muaj pas dasmës po, gjërat shkuan keq.

Lubomirski, siç raportohet nga revista Neë Idea, ka zbuluar disa prapaskena të Dasmës Mbretërore dhe se si kanë lindur tshkëndijat mes Harry dhe Meghan, fillimisht si të dashur, më pas të fejuar, e në fund të martuar që udhëtuan nëpër botë.

Një nga fotot më të paharrueshme të Dukëve të Sussex ishte ajo e fejesës së tyre. Fotografia është bardhë e zi, fytyrat e tyre prekin njëra-tjetrën, sytë janë të mbyllur, të humbur në njëri-tjetrin. Fotografi tha se ishte imazhi i fundit i ditës. Ishte nëntor dhe ishte ftohtë.

Ai i kërkoi Harrit që ta përqafonte dhe Meghan që të kthehej nga ai. “Të gjithë në grup kishin morrnica.” Ai vazhdon: “Ata u kthyen drejt njëri-tjetrit dhe kur dora e Meghan doli nga palltoja, duke treguar unazën, ishte një moment i bukur që unë e kapa”. Një moment i vërtetë i magjisë së pastër.

Por atmosfera në ditën e dasmës ishte e ndryshme, kur Lubomirski iu dha vetëm 25 minuta për të bërë fotot zyrtare me 20 persona. Megjithatë, magjia u rikrijua kur u lejua të portretizonte Harry dhe Meghan të vetëm në Kopshtin e Trëndafilave. Ai u kërkoi të porsamartuarve të uleshin në bar dhe ata u hodhën atje pa menduar shumë për pozën. Dhe kjo gjithashtu është bërë një simbol fotografik i çiftit.

Por nga këto momente lumturie duken si një tjetër kohë, po të mendosh se nuk kanë kaluar as dy vjet. Pas disa muajsh çifti humbi forcën. Tensionet e Pallatit, presioni në media, keqkuptimet me Uilliam dhe Kate Middleton, lindja e Archie dhe Lady Markle që nuk e duronte dot jetën e Oborrit, përveç ambicjeve të saj, bënë pjesën tjetër.

Dukët e Sussex vendosën të ndahen nga Monarkia dhe Harry përkeqësoi, mbase përgjithmonë, marrëdhëniet me babanë e tij Charles. Sidoqoftë, Princi duket se ka pranuar vendimin e gruas për të lënë Familjen Mbretërore. Në Kanada Meghan ka lulëzuar përsëri, ndërsa imazhet e fundit të Dukës e tregojnë atë të trishtuar. Trishtim që ai vetë e rrëfeu në fjalimin e tij të fundit publik.

Tani ai do të dëshironte të tërhiqej në jetën private, ndërsa ajo synon të rinisë karrierën e vet. Nëse mohohen thashethemet që do të transferohen në Los Angeles, duket se Meghan do të marrë pjesë në shfaqjen reality të prezantuara nga shoqja e saj më e mirë, Jessica Mulroney, “I do, Redo”, në të cilën çiftet që janë ndarë përpiqen të kapërcejnë vështirësitë. Zonja Markle duhet të ofrojë këshilla. Mbi të gjitha, ajo di jo pak për shkurorëzimet. Ajo la burrin e saj të parë, u nda nga Familja Mbretërore. Dhe tani hapi tjetër do të jetë për të larguar Harryn. Një pjesë e shtypit anglo-sakson është e bindur për këtë. / meb.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *