Psikologji

18 parimet e LUMTURISË, nga Dalai Lama

Ne të gjithë e kërkojmë, por shumë pak e dinë mirë se si ta arrijmë atë. Flasim për lumturinë, objektivin që në fund të fundit, çdo qenie njerëzore e ndjek gjatë jetës së vet, por fatkeqësisht shpesh përgjatë shtigjeve të gabuar.

Ka nga ata që kërkojnë lumturi në çifte, në miqësi, në sukses, në humor të mirë. Të gjitha aspekte që janë padyshim të rëndësishme në jetën e secilit prej nesh, por që nëse i marrim individualisht vështirë se do të çojë në një jetë plotësisht të lumtur.

Cila rrugë pra, është më e mira për të arritur qëllimin e lumturisë? Ndoshta për të kuptuar këtë kemi nevojë për ndihmë, dikush mendja dhe shpirti i të cilit, mund të jetë fener në këtë aventurë të vështirë të njohur me emrin jetë.

Ka disa njerëz, tek të cilët mund të mbështetemi, por sot kemi dashur të zgjedhim një nga ata që temën e lumturisë e kanë “kalë beteje”: Dalai Lama.

1 – Mbani gjithmonë parasysh faktin që një dashuri e madhe dhe rezultatet e shkëlqyera sjellin me vete risqe të mëdha.

2 – Kur humbni, mos harroni mësimin e nxjerrë.

3 – Ndiqni gjithmonë këtë rregull: Respekt për veten tuaj, Respekt për të tjerët, Përgjegjësi për veprimet tuaja.

4 – Mos harroni se, të mos marrësh atë që dëshironi ndonjëherë mund të jetë një goditje e mrekullueshme e fatit.

5 – Mësoni rregullat, në mënyrë që t’i shkelni ato ashtu siç duhet.

6 – Mos lejoni që një mosmarrëveshje e vogël të dëmtojë një miqësi të madhe.

7 – Kur vëreni se keni bërë një gabim, bëni diçka menjëherë për ta korrigjuar atë.

8 – Kaloni pak kohë me veten çdo ditë.

9 – Hapni krahët për ndryshimin, por mos lejoni që të largohen vlerat tuaja.

10 – Mos harroni se ndonjëherë heshtja është përgjigjja më e mirë.

11 – Jetoni një jetë të mirë, të nderuar, në mënyrë që, kur të mendoni për jetën tuaj në pleqëri, ta shijoni edhe një herë të dytë.

12 – Një atmosferë e dashur në shtëpinë tuaj duhet të jetë themeli i jetës.

13 – Kur nuk pajtoheni me të dashurit tuaj, merruni vetëm me problemin aktual, pa e rikthyer në qendër të temës të kaluarën.

14 – Ndani njohuritë tuaja. Eshtë një mënyrë për të arritur pavdekësinë.

15 – Jini të sjellshëm me Tokën.

16 – Të paktën një herë në vit, shkoni në një vend ku nuk keni qenë më parë.

17 – Mos harroni se marrëdhënia më e mirë, është ajo ku doni njëri-tjetrin më shumë sesa keni nevojë për njëri-tjetrin.

18 – Gjykoni suksesin tuaj, në lidhje me atë që keni dashur të hiqni dorë për ta arritur atë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button