Home»Zodiak Ditor»Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e martë, 4 shkurt 2020

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e martë, 4 shkurt 2020

Dashi

Më në fund, mbërrijnë ditë të fuqishme në të cilat do të rimerrni energjinë dhe nxitjen emocionale, për të imponuar me sukses veten dhe të dini se si të menaxhoni emocionet. Në krahasim me muajin Janar, muaji Shkurt fillon në një mënyrë shumë pozitive edhe falë mbështetjes së Venusit në një aspekt pozitiv, i cili do t’ju japë mundësinë të bëni gjëra me pjesëmarrje dhe guxim më të madh. Mbi të gjitha me një aftësi më të madhe për t’ju emocionuar.

Demi

Sa i përket parave, strehimit dhe punës, do të duhet të përpiqeni të jeni të duruar pak më shumë këtë javë. Për momentin ka shumë për të diskutuar rreth disa gjërave dhe kjo bën që ju të humbni energjinë nervore. Në këtë kohë në jetën tuaj, yjet ju këshillojnë të silleni si milingona, duke kursyer, më mirë se sa të shpenzoni pa kuptim. Mbroni mirë kursimet tuaja, duke shmangur shpenzimet e panevojshme.

Binjakët

Hëna në një aspekt pozitiv do t’ju japë më shumë energji dhe aftësi për të parë gjërat me një optimizëm më të madh. Furia e madhe me të cilën do të përpiqeni të zgjidhni gjërat që në fakt kërkojnë kohë, mund të krijojë ankth dhe shqetësim. Kjo është arsyeja pse yjet ju ftojnë në 48 orët e ardhshme, të jeni të kujdesshëm si në punë ashtu edhe në dashuri. Jo të gjitha gjërat që ju ndodhin varen nga ju. Ndonjëherë duhet të prisni për ngjarjet.

Gaforrja

Ju po përjetoni ditë të veçanta, kur gjithçka nuk është e mirë për ju, dhe është e lehtë të bini në kontrast me mjedisin përreth. Tani për tani do të të duhet diçka për të shfryrë dhe për të nxjerrë gjithçka që keni brenda. Edhe në dashuri do të duhet pak më shumë vëmendje, duke shmangur shprehjen e gjërave, për të cilat mund të pendoheni. Në këtë moment nuk ka asgjë që ju përfshin drejtpërdrejt.

Luani

Tani dashuria ju jep më shumë garanci, sesa çështjet që lidhen me punën. Nëse është e vërtetë që ka shumë gjëra në punë që duhet të rishikohen, në vend të dashurisë ju po rikuperoni terrenin e humbur dhe, nëse ka pasur disa keqkuptime kohët e fundit, tani jeni duke arritur të gjeni harmoninë në çift. Në fundjavën tjetër do të keni gjithashtu mundësinë për të përjetuar disa emocione më të bukura.

Virgjëresha

Hëna disonante do të lehtësojë ato shqetësime që keni pasur për ca kohë, si në lidhje me punën ashtu edhe për shtëpinë. Ekzistojnë disa çështje të hapura që duhet të zgjidhen, por zgjidhja nuk është gjithmonë në dispozicion. Nëse kjo javë nuk ka filluar në mënyrën më të mirë, është gjithashtu e vërtetë që nga e enjtja, një fazë rikuperimi do të fillojë nga pikëpamja psikofizike. Pra, yjet ju këshillojnë të keni pak durim dhe të mos bëni zgjedhje të nxituara.

Peshorja

Ky fillim i vitit ishte shumë problematik, veçanërisht për sa i përket punës. Në këtë fazë të jetës suaj, do të duhet të pranoni mundësinë që marrëdhëniet e caktuara, veçanërisht të lidhura me punën, të prishen. Dhe nuk është e thënë që për ju kjo nuk është një gjë e mirë. Eshtë e mundur që, qysh në muajin prill të hapen rrugë të reja interesante që mund të paraqesin një pikë kthese në jetën tuaj.

Akrepi

Nëse po kryeni një projekt pune që po vazhdon prej ca kohësh, tani mund të përballeni me një pengesë. Realiteti është se për momentin shqetësimet janë më të mëdha se siguritë. Deri në muajin maj, do t’ju kërkohet të bëni një zgjedhje të rëndësishme, e cila duhet të mendohet me kujdes. E premtja do të jetë gjithashtu shumë e rëndësishme, për të gjetur zgjidhje për të ardhmen tuaj.

Shigjetari

Ju nuk duhet të nënvlerësoni miqësinë ose marrëdhëniet e punës, që mund të lindin në këtë periudhë. Eshtë e vërtetë që këto ditë të para të javës nuk filluan mirë, por është gjithashtu e vërtetë që ju tani po vendosni themelet për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Tani për tani ekziston një dëshirë e fortë për të fituar dhe për të shkundur frikën e vjetër që e mbanit shtypur. Dhe në këtë kuptim, yjet po ju japin një ndihmë të madhe.

Bricjapi

Deri të Premten do të duhet të përpiqeni t’i bëni gjërat me shumë qetësi, duke shmangur komplikimet e panevojshme. Eshtë e vërtetë që kohët e fundit ka pasur edhe disa mosmarrëveshje në dashuri, por është gjithashtu e vërtetë që këtë fundjavë do të ketë një mënyrë për të sqaruar dhe për të gjetur harmoninë në çift. Ndoshta do të jetë e nevojshme të guxoni të pranoni gabimet tuaja. Lini mënjanë krenarinë, do të jetë e dobishme të jeni në gjendje të rimerrni vëmendjen e gjysmës suaj më të mirë.

Ujori

Në 48 orët e ardhshme do të ndjeni një nevojë të fortë për të rikthyer një marrëdhënie konstruktive me të tjerët. Eshtë e vërtetë që ju keni qenë disi ndërhyrës dhe të padëshiruar për të tjerët kohët e fundit, por është gjithashtu e vërtetë që tani jeni bërë të vetëdijshëm për këtë dhe doni të rikuperoni. Venusi gjithashtu do ju ndihmojë, pasi që nga e premtja ai do t’ju japë mundësinë të rikuperoni një marrëdhënie, që ishte plasaritur së fundmi.

Peshqit

Në 48 orët e ardhshme do të merrni më shumë informacione për disa njerëz rreth jush që nuk kanë qenë saktësisht të sinqertë. Tani do të duhet të përpiqeni të zbuloni se kush janë aleatët tuaj të vërtetë dhe kush jo. Që nga e enjtja do të ketë një mënyrë për të rikuperuar situata të caktuara në punë, por aftësia për t’u emocionuar do të jetë gjithashtu e fortë tek ju. Ju gjithashtu po rigjeni marrëdhënien me veten, edhe falë një pune të bukur introspektive. / meb.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *