Home»Keshilla»Bijtë e mi, dështimet janë pjesë e jetës. Por nuk e bëjnë më pak të bukur

Bijtë e mi, dështimet janë pjesë e jetës. Por nuk e bëjnë më pak të bukur

Dështimi nuk është një dramë, por ndihmon të rritesh dhe të mos heqësh dorë kurrë: ky është mësimi më i madh që do të duhet t’u mësosh fëmijëve të tu.

Gabimi që bëjnë shpesh nënat, është që mbrojnë fëmijët nga dështimet e tyre, nga zhgënjimet dhe vuajtjet që mund të shkaktojnë ato.

Sado që përpjekjet tona drejtohen nga motive fisnike dhe sado që sa përpiqemi të sigurojmë që të vegjlit tanë nuk do të vuajnë, do të vijë koha kur ata do të dështojnë dhe kjo është absolutisht njerëzore.

Duhet t’ua shpjegojmë fëmijëve

Ne duhet t’u shpjegojmë fëmijëve tanë se dështimi është në të vërtetë një nga momentet më të rëndësishme në jetë, sepse i ndihmon të rriten, të kuptojnë, të ringrihen dhe të gjejnë rrugën e suksesit.

Ne duhet t’u tregojmë fëmijëve tanë se pikërisht nga dështimi, mendjet e mëdha kanë krijuar gjëra të jashtëzakonshme, se vetëm papsi ke provuar një përvojë negative, vjen suksesi.

“Nëse dështon, nuk është një dramë”

Nëse biem në gabimin, ku lëmë fëmijët tanë të jetojnë në një botë të rreme, pa përvoja ose dështime negative, kur të vijë dështimi, ata nuk do të jenë në gjendje ta menaxhojnë atë dhe do të jenë jashtëzakonisht të prekshëm.

Lërini të gabojnë

Nëse u mësojmë për dështimin, duke i lënë të gabojnë, do të mbjellim farën e tyre të rezistencës: ata do të mësojnë se si të përballen me dështime të vogla, në mënyrë që të arrijnë qëllimet e tyre.

Lërini fëmijët tuaj të bëjnë gabimet e tyre, lërini të dështojnë. Më pas, merrini për dore dhe përqafojini, sqarojini se zhgënjimi është vetëm fillimi i të gjitha sukseseve që do të kenë në jetë.

Ne nuk duhet të kemi frikë t’i shohim fëmijët tanë të dështojnë, është një rrugë e detyrueshme e rritjes, që do t’i shndërrojë ata në njerëz të mrekullueshëm nesër. Dhe ti, do të jesh gjithmonë pranë tyre.

Merrni fëmijën tuaj për dore dhe shpjegojini se dështimi është një dhuratë, një mundësi për të kuptuar gabimet dhe përsosur qëllimin tuaj.

Bëni një hap prapa, lejoni fëmijët tuaj të bëjnë gabime, të përjetojnë dështimet e tyre. Përjetimi i këtyre ndjenjave do t’i bëjë një ditë të pathyeshëm dhe të aftë të përmbushin çdo ëndërr të tyre.  / meb.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *