Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX, për ditën e enjte 30 janar 2020

Dashi

Ju ende keni Hënën në shenjë dhe kjo përfshin të qenit pak imponues, të pakontrollueshëmsi pasojë do të ndjeheni shumë të lodhur dhe të rraskapitur madje. Ju ende nuk jeni të bindur për atë që po bëni dhe drejtimin që po merr jeta juaj. Kini kujdes veçanërisht në dashuri: atje do të jetë e rëndësishme të ruani kursin e duhur për të shmangur problemet, keqkuptimet apo edhe ndarjet. Por mos u shqetësoni, gjëra të shkëlqyera po vijnë, teksa i afrohemi muajit Mars.

Demi

Në thelb, nuk ju pëlqejnë ndryshimet dhe trazirat, por kini kujdes sepse viti 2020 do të jetë viti i transformimeve të mëdha! Si pasojë, mund të duhet të ndryshoni vendin ku jetoni, ose mund të përjetoni “lëvizje” në dashuri, apo edhe të filloni një rrugë të re në karrierë. Nga sot deri në pjesën qendrore të vitit shumë gjëra do të ndryshojnë, mos kini frikë.

Binjakët

Eshtë periudha e zgjidhjeve që duhen kërkuar dhe gjetur: edhe më të dashuruarit, të vendosur dhe të qetë, me të vërtetë kanë pyetje të rëndësishme për t’i zgjidhur dhe duhet të kuptojnë se si ta bëjnë. Mund ta ndjejë pikërisht dashuria: kohët e fundit ju keni përjetuar, ose po përjetoni tensione të mëdha me njerëzit përreth jush, dhe ndoshta po shfryni zhgënjime të jetës së përditshme mbi partnerin tuaj, që rrjedhin kryesisht nga puna. Kini kujdes që të mos e teproni.

Gaforrja

Në këtë ditë ndiheni shumë nën presion dhe në disa raste edhe të sulmuar! Nëse ka kundërshtarë që përpiqen t’ju vënë në lojë, mënyra më e mirë është t’i injoroni dhe të mos dorëzoheni përballë provokimeve të tyre, përndryshe ju mund të nervozoheni dhe t’u jepni diçka. Ata që kanë lindur nën këtë shenjë janë shumë të ndjeshëm, kështu që nuk është e lehtë, por është gjëja më e mirë që duhet bërë. Që nga java e kaluar dikush është çliruar nga një barrë dhe tani jetoni më të qetë.

Luani

Ju keni shumë energji në dispozicion në këto 24 orë, gjë që është e mirë sepse jeni kthyer nga një javë e rëndë me disa konflikte me mjedisin përreth: përpiquni ta ruani mirë këtë forcë të ripërtërirë dhe ta përdorni për atë që ju nevojitet. Problemi kryesor me këtë periudhë ka të bëjë me paratë dhe punën, që të dyja shpesh janë të lidhura ngushtë. Ju jeni të pakënaqur sepse prisni diçka më shumë në lidhje me atë që bëni, kjo ju bën nervozë dhe ju ka shkaktuar disa përplasje me të tjerët.

Virgjëresha

Pjesa e dytë e kësaj jave është në favorin tuaj! Muaji shkurt mund të japë hapësirë ​​për të gjitha ato marrëdhënie, që në janar u “lanë pas dore” ose mbetën në qoshe. Pse ndodhi kjo? Ju ndoshta nuk keni menduar shumë për dashurinë, ose keni pasur kaq shumë gjëra për të bërë, sa që nuk kishit kohë për ndjenjat. Tani, është koha për të rikuperuar çështjet e zemrës, si për beqarët, ashtu edhe për të fejuarit ose (edhe më shumë) bashkëshortët.

Peshorja

Në këtë ditë dhe të premten, më 31 janar do të ndjeni shumë lodhje, disa madje do të ndjehen jashtë loje. Ju po përjetoni një periudhë plot dyshime dhe pikëpyetje dhe kjo ju bën të shqetësoheni, veçanërisht nëse ekziston dikush pranë jush që po bën presion për një bashkëjetesë ose dasmë. Ka kaos edhe për ata që duhet të lëvizin në shtëpi ose në punë, por mos u shqetësoni: fatmirësisht ky tension do të zhduket brenda disa javësh, dhe do t’ju bëjë pak më të lirë dhe më të qetë.

Akrepi

Nëse duhet të veproni, thoni ose bëni diçka të rëndësishme dhe vendimtare, bëjeni atë deri të premten në 31 janar: ditët e fundjavës do të jenë konvulsive, të lodhshme dhe nervoze. 48 orët e ardhshme ju ftojnë të bëni plane dhe të rirregulloni idetë. Urani në kundërshtim me këtë shenjë mund të krijojë një siklet, ashtu sikurse problemet ekonomike mund të lindin nga Dielli dhe Mërkuri disonant. Kohët e fundit ju keni ikur nga puna, madje edhe në mënyrë të pavullnetshme, por tani doni të rikuperoni dhe të riktheheni në rrugën e duhur!

Shigjetari

Në këtë ditë dhe të Premten më 31 Janar, do të rifitoni një farë terreni! Dhe pikërisht në këto 48 orë, mund të lindin disa shkëndija, të cilat më pas do të shndërrohen në paralajmërime pozitive në lidhje me dashurinë. Por kini kujdes, lajmet e vërteta sentimentale nuk do të vijnë para 7 shkurtit, duhet ende durim. Dhe gjithmonë këto ditë mund të keni një takim shumë të vlefshëm dhe të rëndësishëm, për të zhvilluar disa projekte interesante.

Bricjapi

Ditë të lodhshme ju presin, në të cilat do të duket se gjithçka është kundër jush, por në realitet yjet janë në anën tuaj dhe do t’ju japin motivimin e duhur, për të ecur përpara dhe të përballeni me çdo pengesë. Në këto ditë do të ndjeni që energjia rritet dhe vendosmëria lulëzon përsëri, mjete që do të jenë të dobishme për ju. Në të vërtetë, vetëm nga një situatë e vështirë dhe e komplikuar mund të lindte diçka e bukur, emocionuese.

Ujori

Hëna është e favorshme për këtë shenjë, por dita juaj do të jetë elektrike! Ka nga ata që nuk kanë fjetur mirë dhe ata që përjetojnë ndonjë farë sikleti, pasi zgjohen. Midis të enjtes dhe të premtes mund ta keni të vështirë të ekuilibroni emocionet tuaja dhe të qëndroni të qetë. Kujdes edhe për tensionet në dashuri, dikush ka të ngjarë të përjetojë momente të këqija, duke debatuar me partnerin. Duhet të ruani qetësinë dhe durimin, yjet shumë shpejt do t’ju buzëqeshin përsëri!

Peshqit

Mos i nënvlerësoni takimet, veçanërisht nëse keni qenë beqarë për një kohë të gjatë: tani mund të rifilloni përsëri, mos kini frikë ose drojë! Ditët e së shtunës dhe të dielës do të jenë me shumë emocion dhe forca të përtërira. Eshtë dikush që ka nevojë për ju dhe do të kërkojë me zë të lartë praninë tuaj, u do t’i përgjigjeni “këtu!” me energji të reja pozitive. Dhe dikush gjithashtu do të bëjë takime speciale, përgatituni për çdo mundësi. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button