Zodiak

Një mendim FITUES për secilën shenjë të HOROSKOPIT

Astrologji: Zbuloni se çfarë mendimi motivues mund të ketë secili prej nesh, bazuar në shenjën e HOROSKOPIT

Gjatë gjithë jetës, shpesh ndiheni me humor të rënë, ose më pak të motivuar se zakonisht. Ndonjëherë ndodh sepse ngjarje të caktuara vijnë për të shqetësuar ekuilibrin, prej lodhjes për shkak të shumë përpjekjeve ose, më thjesht, për mungesë energjie që ndonjëherë largon të gjitha llojet e motivimit.

Ndonjëherë, megjithatë, një fjali e thjeshtë është e mjaftueshme për të marrë guximin, ose për të gjetur shtytjen që na mungonte.

Më poshtë do të zbulojmë se cili mendim motivues i përshtatet më së miri secilit prej nesh, bazuar në shenjën e zodiakut.

Dashi – Jam më e mira

Po, është e rëndësishme që ju të dini që gjithmonë mund të jepni më të mirën në çdo situatë dhe meqenëse në thelb keni një nderim të madh për veten tuaj, e vetmja gjë që duhet të bëni kur ndiheni të rënë moralisht, është të kujtoni se kush jeni. Cila fjali më mirë, pra, sesa një që do ju kujtojë se ju jeni dhe do të jeni ende më të mirët? Ndonjëherë besimi në vete, është e vetmja gjë që ju duhet për të marrë atë që dëshironi më së shumti. Prandaj largoni trishtimin, rikarikoni bateritë dhe filloni përsëri me një mendim fitimtar.

Demi – Nëse dua, mund t’ia dal

Kuptimi juaj praktik dhe njohuritë që keni për aftësitë tuaja, ju bëjnë një person që rrallëherë mposhtet, sepse jeni të vetëdijshëm për mundësinë e arritjes kudo që dëshironi. Megjithatë, ndonjëherë, jeta mund t’ju lodhë deri në atë pikë sa t’ju heqë energjinë e nevojshme, për të dhënë më të mirën e vetvetes. Kur kjo ndodh, është mirë të mbani mend se kush jeni, të mendoni për fitoret e shumta të arritura tashmë, duke shkundur apatinë tuaj dhe duke e përkrahur veten, ashtu siç do të bëni me mikun tuaj më të mirë. Në këtë mënyrë buzëqeshja do të kthehet së bashku me vendosmërinë.

Binjakët – Jeta është gjithnjë plot surpriza

Në jetë, ju nuk jeni tipi që mposhtet lehtë. Periudhat e mërzisë, megjithatë, mund të prekin dëshirën tuaj të lindur për të bërë gjëra, duke ju bërë të ndiheni të trishtuar dhe të pamotivuar. Kur kjo ndodh, mënyra më e mirë për të mbushur me gëzim është të kujtoni sesi jeta mund të jetë e paparashikueshme, duke rezervuar befasi të këndshme për ju, atëherë kur e prisni më pak. Thjesht mendoni për këtë, që të ngriheni shpejt dhe në rastet më të këqija, thjesht dilni dhe provoni mendimet tuaja, për të zbuluar se qoftë edhe ndryshimi më i vogël në rutinën tuaj, mjafton për të vazhduar në shtigje gjithnjë të reja.

Gaforrja – Unë nuk jam vetëm

Nëse ekziston një gjë që ju frikëson, është mendimi se mos jeni vetëm, ose të mos jeni kurrë aq të rëndësishëm për njerëzit që doni. Në realitet, megjithatë, ju keni shumë më tepër njerëz rreth jush sesa mendoni, dhe do të mjaftonte të shikoni përreth me sy të ndryshëm për t’i njohur ata, dhe më në fund, të ndiheni të dashur. Gjithmonë duhet të keni në mendje se të gjithë jemi të ndryshëm në botë dhe që njerëzit jo gjithmonë e dinë ta shprehin atë që ndiejnë, veçanërisht nëse prisni që ata ta bëjnë këtë në mënyrën tuaj. Nga sot, pra, kur ndjeheni të pamotivuar dhe mbi të gjitha vetëm, përpiquni të përsërisni që nuk jeni aspak vetëm, telefononi një mik. Mos harroni se dashuria duhet të shkojë gjithmonë në dy drejtime dhe ju keni aq shumë rreth jush…

Luani – Unë jam unike

Jo se është e nevojshme t’jua rikujtosh, por kur ndodh që të ndjeheni të rënë, thjesht thuajini vetes këto dy fjalë magjike, që të ndjeheni më mirë dhe të gatshëm të përqafoni botën, me energjinë e përhershme që ju karakterizon. Në fund të fundit, vlerësimi që keni për veten dhe aftësitë tuaja është më se i mjaftueshëm për t’ju garantuar sukses të plotë në gjithçka që bëni. Pra, nisni të bëni atë që dini më mirë, domethënë, lavdëroni veten dhe mbani mend sa vleni dhe pjesa tjetër do të vijë vetë.

Virgjëresha – Nesër është një ditë e re

Një frazë që është bërë e famshme ndër vite dhe që është gjithashtu më e përshtatshme për ju, për të shkundur apatinë me të cilën vini kur mendimet negative marrin avantazhin mbi mendimet dhe veptimet. Për të bërë më të mirën duhet të shkëputeni nga gjithçka dhe t’i kujtoni vetes, që gjërat ndryshojnë dhe që, nëse sot nuk po shkojnë mirë, nesër do të jetë ndryshe gjithsesi. Dhe me siguri më mirë. Një inkurajim që bëhet efektiv nëse e përsërisni disa herë dhe nëse, padyshim, përpiqeni ta besoni, në të njëjtën kohë duke eleminuar mendimet negative.

Peshorja – Me qetësi arrin të marrësh gjithçka

Që ju jeni një person me shumë durim, ky është një fakt i njohur. Thjesht duhet ta njihni pak veten për ta ditur mirë këtë. Të veprosh pa ndjekur impulsin e momentit, të reflektosh me kujdes gjithçka dhe të marrësh vendime të arsyetuara është një cilësi që nuk duhet të nënvlerësohet, dhe e cila është ndër ato që dallohen më së shumti tek ju. Për këtë arsye, në momente të krizës ose në momente lodhjeje më të madhe, ky është mendimi më i mirë që mund t’i kushtoni vetes, të sigurt që jehon tek ju, deri në atë pikë sa t’ju japë forcë. Sepse me qetësi do të arrini të merrni gjithçka. Sepse është diçka që ju e dini thellë. Sepse në jetën tuaj keni pasur prova disa herë. Dhe sepse do të jetë edhe këtë herë e dobishme, për t’ju bërë të ndjeheni më mirë dhe për t’ju sjellë një zgjidhje.

Akrepi – Gjithçka do të shkojë mirë

Ndonjëherë, në momente kritike, është e nevojshme të japim siguri shumë të ngjashme me ato që na bënin të ndjeheshim më mirë, kur ishim fëmijë. Në rastin tuaj, nëse forcat duket se ju braktisin duke ju mbusheni me mendime të këqija, të kujtuarit se në fund gjithçka do të jetë në rregull, mund të jetë drita në fund të tunelit, ajo që mund t’ju shpëtojë, mendimi që ju jep forcë të re dhe ju bën të reagoni sa më shpejt. Do të duhet ta përsërisni pa pushim sepse ka të ngjarë që të ndjeheni të lodhur, ose të pamotivuar dhe kur kjo ndodh, gjasat janë se ajo që ju rrethon, nuk është aspak ajo që dëshironi. Por thjesht përsëriteni e përsëriteni, tamam si një mantër. Dhe ngadalë gjërat do të përmirësohen e ju do të ndjeheni më afër rifitimit të forcës tuaj të lindur.

Shigjetari – Do të marr atë që dua

Për ju, një mendim që është gjithashtu një himn lufte. Edhe pse dëshira juaj për të jetuar ju bën tipa luftarakë, herë pas here ashtu si të tjerët keni prirjen të dorëzoheni. Dhe është në ato momente që duhet t’i kujtoni vetes pse luftoni. Kështu mund të rimerrni forcën tuaj. Mos harroni se ajo që ka rëndësi është arritja e qëllimit, dhe mjaft ta dëshironi. Kjo gjë ju jep kurajo dhe ju ndihmon të kapërceni çdo moment kritik. Një paralajmërim që lind për t’ju kujtuar të gjitha herët në të kaluarën, kur jeni rrëzuar për t’u ringritur sërish, gjë që sigurisht do të ndodhë edhe sot.

Bricjapi – Unë mund t’ia dal

Për ju, një paralajmërim i thjeshtë por gjithmonë i aftë t’ju japë forcën dhe dëshirën për t’i bërë të gjitha. E mësuar siç jeni duke u përkushtuar me angazhime të ndryshme, në fund të fundit, gjetja e forcës për t’ju dhënë energji të reja nuk është diçka e pamundur, dhe sigurisht që është një nga gjërat që mund të bëni. Pra, mbajeni parasysh këtë gjë dhe ruani sigurinë që herët a vonë gjërat do të përmirësohen, duke ju dhënë edhe një herë provën se nëse i vendosni vetes një qëllim, asgjë dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’ju ndalë.

Ujori – Jepi kohë kohës

Përballja me sfidat e jetës është diçka që jo gjithmonë e bëni më së miri dhe kur jeni në humor negativ, e vetmja gjë që të bëni për t’u ndjerë më mirë, është të mendoni se keni kohë për të zgjidhur gjithçka, pa shumë probleme. Në të njëjtën kohë, ju duhet gjithashtu kohë për të vendosur diçka midis jush dhe problemeve, duke ju ndihmuar të mbani veten të pastër dhe të gjeni zgjidhjet më të përshtatshme. Për këtë arsye, një frazë që ju nxit të jeni të qetë, është që t’i jepni kohë kohës. Gjërat do të përmirësohen dhe kjo frazë do ju japë kurajo dhe forcë të re për të provuar veten. Sepse, në fund të fundit, të gjithë e dimë se kur do, mund të arrish çdo qëllim, apo jo?

Peshqit – Për sa kohë që ka jetë, ka shpresë

Një frazë simbolike për sa i përket inkurajimit personal dhe që në rastin tuaj, duket se funksionon shumë mirë, duke ju kujtuar në momente vështirësie, se cilat janë gjërat me të vërtetë të rëndësishme në jetë. Si dhe duke ju dhënë mundësinë për të gjetur kohën dhe qartësinë e duhur, për të zgjidhur çdo problem. Gjetja e forcës edhe në momente të vështira është diçka që ka qenë gjithmonë e mirë për ju. Vetëm duke ju kujtuar ato që kanë më shumë rëndësi, ju arrini të ringriheni dhe të rikarikoheni. Dhe vetëm ju e dini se me energjinë e rifituar, do të jeni në gjendje të arrini gjithçka që dëshironi. Sepse për sa kohë që ka jetë ka shpresë dhe shpresë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button