Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e martë, 28 janar 2020

DASHI

Nuk mund të thuhet se për ju kjo është një fazë energjike dhe pozitive. Kjo, sepse shumë nga gjërat që prisnit nuk janë materializuar. Por është gjithashtu e vërtetë që perspektivat për të ardhmen janë shumë pozitive dhe kjo duhet t’ju japë optimizëm dhe shpresë. Shumica prej jush ndihen të lodhur dhe të dëshpëruar gjatë kësaj kohe, mbase sepse mendoni se përpjekjet tuaja janë të kota. Këshilla është që të vazhdoni të mbillni: së shpejti do të korrni.

DEMI

Do të jetë një javë me hënën miqësore, që do t’ju mbështesë dhe do t’ju japë më shumë energji. Sidomos të martën dhe të mërkurën mund të merrni disa kënaqësi të mira. Gjithçka që ju jeni duke bërë sot, do të ketë një të ardhme të shkëlqyer. Në dashuri, zgjedhje të rëndësishme mund të bëhen deri në fund të prillit. Ndoshta dikush do të vendosë të shkojë të bashkëjetojë ose të ketë një fëmijë.

BINJAKET

Muaji shkurt, i cili do të fillojë së shpejti, do të shënohet nga një përmirësim i dukshëm veçanërisht në cilësinë e marrëdhënieve shoqërore. Muaji Janar la një shije të hidhur, edhe për shkak të shumë mosmarrëveshjeve të hapura që nuk janë mbyllur ende. Ju mund të përjetoni një fazë konflikti ose konfrontimi me një të dashur. Ndoshta do të jetë mirë që të moderoni fjalët, për të shmangur ndarjet përfundimtare.

GAFORRJA

Tani jeni duke kaluar një fazë të konkurrencës me një kundërshtar, i cili mund të jetë i vërtetë ose virtual. Në këtë moment e keni të vështirë të mbani nervat, edhe pse është e vërtetë që javën e kaluar keni bërë një zgjedhje të rëndësishme, e cila ka ndryshuar rregullat e lojës. Historitë e lindura rishtas tani mund të pësonin një pengesë. Do të duhet shumë durim që të keni mundësi të menaxhoni disa dhimbje koke në punë, si dhe pakëz ftohtësi në dashuri.

LUANI

Ju jeni shumë të sigurt tani, por duhet të përpiqeni të qëndroni të qetë dhe të jeni më të përulur. Ditët qendrore të javës do të jenë padyshim më të mirat, edhe pse ekzistojnë ende disa dyshime dhe situata që kohët e fundit ju kanë bërë të humbni durimin. Nëse ka ndonjë diskutim të rëndësishëm për t’u përballur, është më mirë të shtyhet: rreziku i një përplasjeje të pariparueshme është shumë i lartë. Mendimet dhe shqetësimet për situatën ekonomike mbeten të pranishme.

VIRGJERESHA

Ndoshta së jashtmi, në këtë moment ju mund të jepni imazhin e një personi të qetë, por brenda jush jeni shumë të shqetësuar për disa çështje që po ju lënë pa gjumë. Do të duhet të përpiqeni të trajtoni mirë kritikat që mund të merrni. Ndonjëherë keni shpirt autokritik, mbase këtë herë do të jetë më mirë të bëni një reflektim serioz për gabimet e bëra. Mos i jepni hapësirë ​​polemikave, mund të thoni gjëra që nuk i mendoni, me qëllimin e vetëm për të lënduar kundërshtarin tuaj.

PESHORJA

Eshtë e vërtetë që në Mars do të keni një rrugë të qartë, nëse po realizoni një projekt apo prisni përgjigje, por për momentin do të duhet të jeni të duruar. Një fazë pritjeje po hapet për ju, e cila mbase mund të krijojë acarim ose siklet, sidomos ditën e martë dhe të mërkurë. Kjo e fundit do të jetë më e keqja e javës. Deri të premten, yjet ju këshillojnë të mos guxoni dhe të mos gaboni.

AKREPI

Edhe kjo ditë do të konfirmojë dëshirën tuaj për dashuri dhe vëmendje. Në fakt, ju jeni një shenjë që në thelb dembele, por tani keni Marsin në mbështetjen tuaj, që do t’ju bëjë më agresivë dhe energjikë. Ju jeni duke luftuar brenda jush, mes dëshirës për të bërë shumë gjëra dhe kufijve që keni, të cilët kërkojnë që ju të frenoni. Njerëzit përreth jush gjithashtu mund të bëhen pengesë për projektet tuaja.

SHIGJETARI

Nuk është një javë që do të hapet mirë për ju. Në këtë fazë të jetës tuaj, ju prekeni nga shumë ngatërresa dhe shumë dyshime që kanë të bëjnë me sferën sentimentale, por jo vetëm. Që nga fillimi i Janarit, një shpërqendrim mund të ketë ndodhur, ose një person po pengon planet tuaja dhe po jua ndërlikon jetën. Do të duhet shumë durim, sepse së shpejti do të dilni nga kjo situatë plot dyshime dhe enigma.

BRICJAPI

Do të jetë një ditë interesante sot, ashtu siç kanë qenë ditët e fundit. Dihet që viti 2020 do të jetë viti juaj dhe për këtë arsye, po përgatiteni të fitoni shumë sfida. Kush ka personin e duhur pranë mund të vendosë të marrë rrugën e një bashkëjetese ose të martohet. Ata që janë ndarë së fundmi ose kanë më pak fat në dashuri, mund të përqendrohen më shumë në punë, ku mund të ketë kënaqësi të mira.

UJORI

Tani duhet të kuptoni gjërat që duhet të bëni, deri në muajin maj. Mund të ketë ndryshime në jetën tuaj. Ju mund të vendosni të ndryshoni grupin tuaj të punës, ose personi juaj i referimit mund të ndryshojë. Prania e Saturnit në shenjën tuaj do të imponojë rregulla të reja, ose ndryshime të rëndësishme për ju. Situata ekonomike gjithashtu mund të përmirësohet, gjë e cila po bëhet mbizotëruese në këtë fazë të jetës tuaj.

PESHQIT

Një fazë rikuperimi fillon për njerëzit që kanë vuajtur kohët e fundit nga ndonjë problem fizik ose psikologjik. Kalimi i Hënës në shenjën tuaj do të favorizojë intuitën tuaj, në të gjitha fushat. Shpesh ju ndodh natën të imagjinoni gjëra që ndodhin me të vërtetë gjatë ditës. Tani për tani, ju ndjeheni si dikush në gjendje të parashikojnë të ardhmen, veçanërisht tuajën. Në orët e ardhshme mund të studioni një strategji që do të rezultojë e suksesshme. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button