ZZZFun

Mesazh nga ëngjëjt për ty

Zgjidhni njërën nga gjashtë letrat, për të njohur mesazhin e engjëjve për vitin tuaj 2020. Përqendrohuni sepse e pandërgjegjshmja juaj do të zgjedhë letrën që ju tërheq më shumë.

Nëse keni zgjedhur:

Letra 1

Ajo sjell edhe përparim, edhe turbullirë. Karriera juaj paraqet mundësi që duhen kapur, por gjithashtu do të pyesni veten nëse dëshironi të vazhdoni në rrugën që keni zgjedhur. Një ndryshim i kursit mund të ndodhë së shpejti. Ju mund të përqendroheni më shumë në idetë që keni pasur në fillim të jetës tuaj profesionale. Edhe nëse nuk keni karrierë, kthimi në vizionet idealiste që keni pasur kohë të tjera nuk mund të shmanget më.

Letra 2

Kjo ju paralajmëron për shumë faktorë themelorë që ndikojnë në karrierën tuaj, por edhe jetën personale. Keni shumë intuitë; jetoni ëndrra të çuditshme dhe të gjalla. Në të njëjtën kohë, vazhdoni të jeni të prekshëm emocionalisht. Çdo lloj kritike mund t’ju shkatërrojë. Ju duhet të shmangni konfrontimet. Ju jeni në gjendje të keni një kuptim të madh të motiveve dhe dëshirave që ndikojnë tek ju.

Letra 3

I lehtëson gjërat në mënyrë të konsiderueshme. Ju nuk jeni aq të prekshëm sa muajin e kaluar. Ju jeni më të gëzuar. Shpreheni mirë dhe arrin të frymëzoni dhe motivoni njerëzit. Do të merrni informacion pozitiv në lidhje me karrierën tuaj dhe situatën financiare. Ndërkohë, ju jeni duke konsideruar disa ndryshime në këto fusha të jetës tuaj. Më më mirë do të ishte t’i mbanit për vete mendimet tuaja, ose t’i ndani ato vetëm me një apo dy nga njerëzit tuaj më tëbesuar.

Letra 4

Kërkon punë, vëmendje ndaj detajeve dhe besnikëri. Karriera juaj është përparësia kryesore dhe kërkon shumë vëmendje nga ana juaj. Ky është një muaj i vështirë me zhgënjime dhe një ndjenjë urgjence. Këmbëngulja është çelësi. Ekziston një ndjenjë tjetër që fillon të zërë vendin parësor. Ndiheni të lodhur, pothuajse sikur doni të hiqni dorë. Niveli juaj i energjisë është më i ulët se kurrë dhe kjo e bën më të vështirë përballjen me detyrat dhe përgjegjësitë tuaja.

Letra 5

Ajo sjell shumë ndryshime dhe ide që ju çojnë në një drejtim tjetër. Ju keni shqetësim dhe padurim. Energjia juaj është e humbur por është në gjendje t’ju bëjë të hidhni një hap të madh përpara. Një veprim apo një udhëtim do t’ju motivojë. Ju jeni në një fazë të rëndësishme të jetës tuaj, që ju bën të ndjeheni në harresë, por gjithashtu e dini se një ndryshim për mirë është pranë. Ju ndjeheni të ngazëllyer dhe konfuzë njëkohësisht.

Letra 6

Sillni stabilitet, forcë dhe mirëkuptim të vetes dhe roleve që luani në jetë. Disa raporte mund të kalojnë një provë këtë muaj. I gjithë viti ju bën të jeni larg nga disa njerëz, sjellje dhe role që ju i keni braktisur. Janari është veçanërisht i rëndësishëm në klasifikimin e ndjenjave tuaja për të tjerët. Të afërmit dhe miqtë po kërkojnë vëmendjen tuaj, por ju mund të përgjigjeni me distancim dhe indiferentizëm. / meb.al

Back to top button