Magazine

Kattle Middleton e “mundur” nga Meghan Markle

Harry dhe Meghan vazhdojnë të japin goditje të ulëta për Kate dhe Uilliam, edhe pse këtë herë pa dashje: Dukët e Sussex në fakt kanë arritur 11.1 milion ndjekës në Instagram, duke kapërcyer Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit, disa ditë pas ndarjes së tyre nga Familja mbretërore.

Princi Harry dhe Meghan Markle, të cilët administrojnë llogarinë Royal Sussex, kanë parë që ndjekësit e tyre të rriten, pasi njoftuan lamtumirën e tyre ndaj Kurorës.

Çifti, i cili do të jetojë mes Kanadasë dhe Kështjellës Uindsor, tashmë e ka kaluar edhe llogarinë Kensington Royal në Instagram, të menaxhuar nga Princi Uilliam dhe Kate Middleton, pavarësisht se janë aktivë prej një kohe shumë më të gjatë (Dukët e Sussex kanë “zbarkuar” Instagram vetëm prillin e kaluar).

Në pamje të parë, diferenca mund të duket minimale: 11.1 milion kundër 11 milion duket pak. Përkundrazi, edhe nëse të dy llogaritë kanë një popullaritet të ngjashëm për çdo postim (rreth 300,000,000 zemra), njoftimi për humbjen e titullit mbretëror, u ka sjellë atyre gati 2 milion pëlqime fansash.

Kjo në fakt ka krijuar kushtet për rritjen e bazës së ndjekësve, e cila sipas ekspertëve të intervistuar nga Daily Mail është e destinuar të shtohet. Për më tepër, Dukët e Sussex ndjekin një llogari të re çdo muaj për të nxjerrë në pah kauzat e dobishme të cilave u kushtohen. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button