Magazine

Kate dhe William nuk e kanë marrë ende veten, nga largimi i Meghan dhe Harry

Kate Middleton dhe William ende nuk e kanë marrë veten dhe nuk janë mësuar me realitetin e ndarjes së Harry dhe Meghan Markle nga monarkia angleze.

Sipas ekspertes së Pallatit Mbretëror, Katie Nicholl, ndikimi i Megxit ka qenë shkatërrues për Dukët e Kembrixhit, deri në atë pikë sa ende nuk e kanë marrë veten nga largimi i Dukëve të Sussexit. Edhe pse Will dhe Kate u përpoqën të reagojnë, duke u shfaqur të qeshur dhe të sigurt në publik.

Në fakt, menjëherë pas samitit në Sandringham, ku u përcaktua rruga graduale e shkëputjes nga Kurora e Harry dhe Meghan, Dukët e Kembrixhit menjëherë vendosën “rendin e ri mbretëror”, duke adresuar angazhimet e para të Oborrit, nga pritjet në Buckingham Palace, deri në turneun anglez të Lady Middleton, në mbështetje të të miturve.

Sipas Nicholl, nuk ka qenë e lehtë për William dhe Kate të pranonin gjestin e Sussex: “Unë mendoj se graviteti i asaj që ndodhi pati një ndikim të madh tek vëllai i Harryt dhe kunata e tij. Të dy ende po marrin veten nga lajmi, duke u pajtuar me realitetin e kësaj situate”.

Ndërkohë, Harry është bashkuar me gruan dhe djalin e tij Archie në Kanada. Por para se të largohej ai arriti të rregullojë marrëdhëniet me Williamin, siç i ka thënë një burim tabloidit The Sun: “William dhe Harry kaluan kohë së bashku në mënyrë private, larg Samitit zyrtar të Sandringhamit, duke punuar me marrëdhënien dhe duke diskutuar të ardhmen e tyre”. Në vend të kësaj, situata me babanë e tij Charles është shumë më e ndërlikuar, ku “ekziston mungesa e besimit” që pengon riafrimin e të dyve.

Padyshim, afrimi i Harry me William dhe Kate ka ndihmuar Kembrixhin të rifillojë të kryejë detyrat e veta, duke marrë gjithashtu disa detyra që më parë ishin prerogativë e Dukëve të Sussexit. Kate, megjithatë, është treguar shumë më e sigurt, dhe nuk është e keqardhur për largimin e Meghan. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button