Magazine

Meghan Markle dhe Harry: Shtëpia e re luksoze në Kanada

Për Meghan Markle, Harry dhe Archie, filloi zyrtarisht një fazë e re e jetës. Pasi ka mbyllur përballjet e drejtpërdrejta me familjarët, djali i dytë i Dianës tani është bashkuar me gruan dhe djalin e tij në Kanada.

Ish-aktorja e Suits – e fotografuar disa ditë më parë gjatë një shëtitje me qentë e familjes dhe Archien, djalin e saj – do të angazhohej në kërkimin e shtëpisë dhe, siç raportohet nga tabloidi The Sun, ka shprehur interes për një rezidencë me pamje nga oqeani, me një vlerë prej 21 milion paundësh.

Shtëpia, e vendosur në periferi të qytetit të Victorias (Ishulli Vancouver), karakterizohet nga prania e gjashtë dhomave të gjumit dhe pesë banjove. Dhomat janë të shtrira në katër kate dhe dritaret ofrojnë një pamje panoramike të oqeanit, që të lë pa frymë. Natyrisht çifti gjithashtu ka menduar për privatësinë e tyre, e cila do të garantohej nga portat dhe gardhet.

Sipas një sekseri kanadez i cili bëri deklaratat për The Sun, Meghan i ka vënë syrin kësaj rezidence, e cila ndodhet në lagjen Kitsilano, një nga zonat më ekskluzive të ishullit Vancouver.

Me qasje të drejtpërdrejtë në plazh, shtëpia ka një histori 108-vjeçare dhe karakterizohet gjithashtu nga hapësira të mëdha për mysafirë, për të cilët është krijuar një suitë e mrekullueshme private, në katin e sipërm.

Gjithashtu për të mos u anashkaluar është fakti se prona do të shitej me një çmim të ulur. Rregulloret e reja tatimore kanadeze në lidhje me pronat luksoze, në fakt kanë shkaktuar një rënie prej rreth 16% të vlerës së pronave në këtë zonë.

Po fqinjët? Nëse do ta blinin këtë shtëpi, Meghan dhe Harry do të kishin një distancë të shkurtër nga shtëpia e Chip Wilson, miliarderi kanadez dhe pronari i markës së aksesorëve të yoga Lululemon Athletica, një markë fanse e madhe e të cilës, është Lady Markle.

Ndërsa çifti është i zënë me kërkimin e shtëpisë së familjes – sipas burimeve të akredituara Meghan dhe Harry po mendojnë edhe një lëvizje në Toronto – atmosfera është aspak paqësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbretëresha Elizabetë duhej të anulonte pjesëmarrjen e saj për një çaj në Institutin e Grave Sandringham për shkak të gjendjes së sëmurë. Zëdhënësi i Familjes Mbretërore, i siguroi të gjithë duke specifikuar se vendimi ishte marrë sepse Sovrania ishte me grip. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button