Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e diel, 26 janar 2020

DASHI

E diela është një ditë e mirë për të folur dhe për të kuptuar se shkon mirë dhe çfarë shkon gabim në një lidhje. Jupiteri dhe Saturni disonant sjellin ngadalësim, por kjo nuk do të thotë që ekziston pesimizëm, ose mosbesim apo edhe mbyllje ndaj diçkaje. Këto ditë duket se ju keni një dëshirë të madhe për të ridalë në pah. Ju nuk duhet të keni frikë nëse keni një shitblerje që nuk po zhbllokohet, ose një projekt në proces. Thjesht duhet të prisni, sepse nga fundi i pranverës shumë gjëra do të jenë të suksesshme.

DEMI

Ditët e fundit është folur për lajme që mund të jenë një ndryshim i shtëpisë ose një bashkëjetesë, në raste shumë të veçanta edhe një dasmë. Gjëja e rëndësishme është që ju të doni të vazhdoni pa hequr dorë. Marrëdhëniet me të tjerët favorizohen edhe këtë të diel, kur nuk jeni të qetë. Ju jeni pak në rënie nga pikëpamja fizike.

BINJAKET

Në dashuri duhet të ndjeni se si po shkojnë gjërat, sepse ata që janë vetëm gjejnë vetëm situata shumë të komplikuara. Edhe ata që kanë vite që janë në çift, këto ditë kanë shumë dyshime. Do të ishte e përshtatshme të mos mendoni për gjëra negative. Në dashuri ka gjithmonë shumë dyshime, pavarësisht se Hëna ndihmon për dialog. Nga pikëpamja e punës mund të filloni përsëri, megjithëse me shumë ngadalësi.

GAFORRJA

Hëna është interesante nga e diela në të martë. E hëna do të jetë edhe më shumë, sepse ka pamje të mirë kundrejt Venusit. Prandaj janë tre ditë shumë të rëndësishme dhe intriguese edhe në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët. Venusi në tranzit pozitiv duhet të përdoret për t’u lidhur me të tjerët në mënyrë të qetë dhe për të folur për atë që ju intereson vërtet. Udhëtimet favorizohen. Historitë që lindin në këtë periudhë janë shumë të vlefshme. Vetëm kini kujdes që të mos jetoni marrëdhënie të vështira me njerëz që janë shumë kokëfortë, ose thjesht shumë të ndryshëm në kulturë dhe moshë.

LUANI

Kjo ditë nxjerr në pah faktin që jeni të zhgënjyer, por duhet thënë që këtë herë i keni të gjitha arsyet, pasi të gjithë duket se janë të mërzitur me ju. Çarëdo që të thuash ose ide që mund të hedhësh, gjithmonë gjen dikë që shkon kundër teje dhe gjithashtu dëshiron të ndryshojë drejtim. Reagimi juaj nuk vonon që të vijë, ju ulni kokën dhe ecni përpara me bindjet tuaja. Kujdes në dashuri.

VIRGJERESHA

Kjo e diel ka vërtet një qiell të bukur. Mos mendoni se fati i mirë jua jep në pjatë gjërat, gjithmonë duhet të veproni dhe të përfshiheni për të përfituar nga ai. Ka mundësi të mira duhet që të rrokni ditën. Yjet gjithashtu favorizojnë zgjidhjen e çështjeve dhe çdo problem që prek punën, familjen, paratë.

PESHORJA

Kjo ditë hap derën për një marrëdhënie të rëndësishme: nëse jeni konfuzë në dashuri ose nëse keni një problem personal, yjet luajnë në favorin tuaj. Nuk ka mungesë polemikash, ashtu sikurse ekziston një paqartësi për punën. Ju nuk e dini se si do të shkojnë gjërat gjatë verës, por midis prillit dhe qershorit ka angazhime që do të rinovohen. Përdoreni këtë të diel për t’u çlodhur ose argëtuar në shoqëri të mirë.

AKREPI

Duhet ekuilibër, mund të flisni por me masë, në sasi dhe në tonin e zërit. Jeni pak të lodhur dhe gjithashtu nervozë, po përjetoni një situatë që nuk ju bind aspak. Ju nuk keni një qiell të favorshëm, përkundrazi, ndjeheni të braktisur në disa drejtime, dhe gjërat nuk shkëlqejnë as në punë dhe as në ekonomi. Në dashuri ju jeni ende në kërkim për të fituar kohën e humbur në të kaluarën. Mos bëni gjykime të nxituara ndaj partnerit, edhe nëse ndonjëherë ai apo ajo mund të shfaqen arrogantë dhe mund të kenë gabim, askush nuk është i përsosur.

SHIGJETARI

Të dielën duket se ka një dëshirë të madhe për të dalë në pah dhe për t’u rikthyer tek gjërat pozitive. Shenja juaj në dashuri dëshiron të mbizotërojë dhe ndonjëherë bën gabime, edhe pse nuk dëshiron, për shkak të ironisë së saj. Nëse një marrëdhënie e rëndësishme ka vazhduar për ca kohë, mos vini në dyshim gjithçka, në fakt tani mbase duhet të përpiqeni të siguroni ata që janë përreth jush. Nëse keni pasur një problem dashurie, mund ta rikuperoni atë në shkurt. Sidoqoftë, kjo mbetet një ditë e padobishme për kontakte dhe marrëdhënie me të tjerët.

BRICJAPI

Thjesht duhet të përpiqeni të shpenzoni më pak këtë të diel. Eshtë komode për të gjithë që të kenë disa para më shumë, por në këtë periudhë do të ishte veçanërisht i përshtatshme për ju, që të keni mundësi të hartoni një projekt të shkëlqyer, që e keni në mendje. Ju gjithashtu duhet të ekspozoheni kur dëshironi diçka. Një diskutim i rëndësishëm me një person mund të ketë sqaruar disa gjëra, që do ju vijnë në ndihmë në të ardhmen.

UJORI

Ju gjithmonë përpiqeni të fitoni kohë të humbur. Hëna është në shenjë të dielën, kështu që mbase është koha për të lëvizur dhe për të bërë diçka të rëndësishme. Dielli dhe Mërkuri në shenjë flasin për marrëdhënie të rëndësishme që lindin tani. Por tani ju doni liri, kështu që nuk do të jetë e lehtë të pajtohen të dyja këto. Ndoshta ju duhet të kërkoni dikë me të cilin keni më shumë stimuj mendorë, se gjithçka tjetër.

PESHQIT

Yjet ju japin një dorë dhe në fillim të javës tjetër do të jenë edhe më interesante. Kur ju keni Venusin në shenjën tuaj, lidheni me më shumë gëzim me të tjerët. Fillimi i vitit ishte i rëndë dhe kishte disa që ishin të sëmurë që në nëntor, kështu që shpresa është që ju do të jeni në gjendje të rikuperoni ca energji. Një takim dashurie mund të ndryshojë jetën tuaj. Mundohuni të shikoni përreth, veçanërisht nëse zemra juaj ka qenë vetëm për një kohë të gjatë. Marrëdhëniet që do të përjetoni do të jenë të rëndësishme për të ardhmen dhe ka një potencial të madh gjatë muajve në vazhdim. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button