Home»Lifestyle»Gjej rrugën tënde. Kjo është detyra që ke, kundrejt jetës

Gjej rrugën tënde. Kjo është detyra që ke, kundrejt jetës

Objektiva, ëndrrat, takime, rrugë dhe shtigje, kjo është jeta jonë dhe një ditë do të na ndodhë që të humbasim veten, të humbasim rrugën tonë. Në fakt, ndodh shpesh që e lejojmë veten të përfshihemi në jetën e përditshme, duke harruar nevojat tona, vullnetin që kemi dhe duke hequr dorë nga lumturia.

Kjo është arsyeja pse gjetja e rrugës sonë në jetë, dhe përshkimi deri në fund i asaj rruge, është një detyrë që kemi ndaj vetes dhe ndaj jetës, e cila që na ka dhënë dhuratën më të bukur: atë të të qenit në gjendje të zgjedhim kush duam të jemi.

Ndonjëherë, sensi i detyrës dhe rregullat anakronike të vendosura nga shoqëria moderne na largojnë nga qëllimet tona, nga ato ëndrra që kemi të mbyllura në sirtar. Ndodh që ne e humbim itinerarin dhe shpesh herë, ne vetë sabotojmë vetveten.

Ndodh që vëmë në dyshim gjithçka, pyesim veten në cilin drejtim të lëvizim dhe cilat janë përparësitë e asaj jete, që na përfshin në përditshmërinë kaotike. Gjetja e rrugës suaj nuk është kurrë një gjë e thjeshtë, por është mënyra e vetme që të kemi lumturi të qëndrueshme.

Dhe nuk ka kohë të paracaktuar për të kuptuar qëllimet tona, për të zbuluar se kemi lindur për të bërë një gjë të caktuar. Nuk ka një moment, përkundrazi është e nevojshme prirja për të dëgjuar zemrën, shpirtin dhe vetë jetën tonë. Sepse një ditë është ajo që na zbulon qëllimin tonë, për të na treguar rrugën e duhur, por vetëm nëse jemi të predispozuar, ne mund ta dëgjojmë zërin e saj.

Endrrat nganjëherë janë të paplota, por ne kemi fuqinë e madhe për t’i formësuar ato sipas imazhit dhe shëmbëlltyrës tonë. Dhe t’i bëjmë konkrete. Nuk ka rëndësi nëse zhgënjejmë dikë që ka dashur të na shohë doktoresha, apo profesorë universiteti: ju duhet të jeni personi që, ju vetë vendosni të jeni.

Artiste? Këngëtar? Shkrimtare? Gjykimi i të tjerëve duhet të mbetet gjithmonë prapa, pasi të gjithë ata që ju duan, do t’ju mbështesin gjithmonë dhe për këta njerëz, asgjë nuk do të jetë më e bukur sesa t’ju shohin të lumtur.

Sepse vetëm pasionet dhe ato që duam na shpëtojnë nga ndjenja e detyrimit, ose nga zgjedhjet që nuk na përkasin dhe që na bëjnë të irritohemi. Arritja në një pikë në jetë, ku kupton se ke shkuar rrugën e gabuar nuk është një dramë. Eshtë vetëm një fillim i ri, i një rruge që do t’ju bëjë të lumtur. / meb.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *