Magazine

Meghan Markle, gabimi i pafalshëm me Monarkinë. Dhe Kate Middleton përfiton

Meghan Markle bëri një gabim gjykimi për martesën e saj me Harryn. Mbi të gjitha, ajo kishte “pritshmëri jorealiste” për rolin e saj brenda Familjes Mbretërore, duke menduar se hyrja e saj në Pallat do t’i jepte popullaritet të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar.

Ky është vlerësimi që eksperti për çështjt mbretërore, Omid Scobie, i dha Daily Mail, duke analizuar sjelljen e Meghan. Ai vazhdoi: “Unë mendoj se një nga gabimet më të mëdha që ka bërë Meghan, dhe unë e kam dëgjuar nga disa burime afër saj, është se ajo mendoi se ky rol do të vinte pothuajse me popullaritet të menjëhershëm”.

Gabimi fatal në vlerësimin e bërë nga Dukesha e Sussex bëri që të dështojë projekti i saj jetësor, brenda Monarkisë Angleze.

Me fjalë të tjera, Zonja Markle mendoi se muaji i mjaltit me Familjen Mbretërore dhe mediat do të vazhdonte përgjithmonë, si në ditët e dasmës mbretërore. Por nuk ndodhi dhe ajo nuk ishte në gjendje të përballonte situatën. Megjithëse, vazhdon eksperti, askush nuk priste një rritje të tensionit të brendshëm dhe të jashtëm, siç po ndodh.

Omid e përkufizon Meghan si “naive” në lidhje me rolin dhe detyrën që ajo do të kryente për Familjen Mbretërore. Me fjalë të tjera, ajo nuk e kuptoi plotësisht se cilat do të ishin pasojat për jetën e saj, kur u martua me Harryn. Rezultati? Ajo nuk ka qenë në gjendje t’i rezistojë imponimit të Oborrit dhe për të dhe bashkëshortin e saj, nuk ka pasur mundësi tjetër përveç divorcit nga Familja Mbretërore, siç edhe e ka rrëfyer hapur vetë Princi.

Ndërsa Zonja Markle po ndërton një jetë të re në Kanada, Kate Middleton ka marrë përsipër të gjithë skenën në Angli. Për 20 muaj, asaj i është dashur ta ndajë me kunatën e saj midis mërive, tensionit dhe pështjellimit të ndërsjellë.

Dukesha e Kembrixhit reagoi pozitivisht ndaj Megxit, duke forcuar imazhin e saj. Në daljet e fundit publike ajo ka treguar se ka arritur një vetëdije më të madhe për veten dhe rolin e saj në Monarki, duke e interpretuar në maksimum “rendin e ri mbretëror”.

Kjo forcë ka bërë që Kate të shfaqet me më shumë besim në fjalimet publike, por edhe me më shumë vendosmëri në pamjet më të fundit sportive, që nga veshja me kosto të ulët të Zara, deri tek veshjet e viteve ’70. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button