Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e PREMTE, 24 JANAR 2020

DASHI

Jeta juaj po bëhet një luftë e vërtetë e përditshme, por edhe ju keni pakëz faj kohët e fundit. Shpesh shkoni të kërkoni situata pune shumë të komplikuara, ose keni tendencën ta ndërlikoni jetën tuaj në një lidhje. Në këtë mënyrë, është shumë e zakonshme të bini në konflikt me njerëzit përreth jush dhe kjo ju bën nervozë. Ndoshta në këtë moment është e përshtatshme të bëni një reflektim serioz dhe një ekzaminim të ndërgjegjes. Mundohuni të bëni vetëm ato gjëra për të cilat jeni vërtet të bindur.

DEMI

Edhe në një vit të rëndësishëm si ky, ditët e këqia mund të ndodhin siç do të jetë kjo e premte. Eshtë e vërtetë që 2020 do të buzëqeshë për ju, por sot do të duhet të përpiqeni të luani rolin. Mund të jetë një fundjavë në të cilën do të kaloni në ndonjë sëmundje kalimtare, ndoshta një ftohje ose një dhimbje koke e fortë. Padyshim që nuk do të jetë një fundjavë për t’u përshtatur, kështu që këshillat e yjeve janë të përpiqeni të jeni të kujdesshëm. Sepse një javë e re ju pret, në të cilën do të duhet të jeni luftarakë dhe të vendosur.

BINJAKET

Edhe pse ende mbetet një Venus kapriçioz, në këtë javë do të ketë një mënyrë për t’u sqaruar dhe pajtuar me partnerin, nëse ka patur ndonjë tension gjatë javës. Sipas parashikimeve të yjeve, dashuritë që do të lindin në këtë periudhë mund të përballen me një siklet. Mund të ndodhë që të dashuroheni me një person të largët ose tashmë të lidhur, dhe kjo mund ta bëjë gjithçka shumë më të komplikuar.

GAFORRJA

Në dy ditët e fundit nuk jeni ndjerë shumë mirë, por që nga e premtja gjërat do të përmirësohen dukshëm. Ndër të tjera, këtë fundjavë do të ketë objektiva të rëndësishëm për të arritur, ose do të duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme. Ndihma e Jupiterit dhe Saturnit ju sheh të favorizuar nëse ka gara ose sfida për t’u kapërcyer. Ka shumë të ngjarë që do të duhet të mbyllni ose shtyni një marrëveshje. Kjo është arsyeja pse në disa raste do të duhet shumë durim.

LUANI

Në tre ditët e ardhshme të fundjavës, trazirat që karakterizuan tërë javën konfirmohen sërish. Eshtë e vërtetë që ka njerëz që përpiqen t’ju kufizojnë, dhe kjo ju bën nervozë dhe agresivë. Eshtë gjithashtu e vërtetë që ka pengesa të mëdha në punë, deri në atë pikë sa shumë prej jush, që në pranverë, mund të vendosin të ndryshoni punë ose grupe pune. Çiftet në krizë do të duhet të përpiqen të veprojnë me kujdes, përndryshe rreziku i ndarjeve është i lartë.

VIRGJERESHA

Ekzistojnë shqetësime në 48 orët e ardhshme, që mund të kenë të bëjnë me projektet që keni ndjekur ose keni punuar prej ca kohësh. Ju jeni të qartë në lidhje me idetë tuaja se si t’i realizoni këto projekte, por kohët e fundit ka pasur goditje që e kanë komplikuar jetën tuaj. Ju duhet të përpiqeni të mos bëni gabime të vogla, të shkaktuara nga shpërqendrimet ose sipërfaqësia. Nëse e dini se si ta mbani orientimin drejt, atëherë suksesi do të jetë i garantuar.

PESHORJA

Në këtë moment, dashuria ju jep qetësi dhe siguri. Nuk ka më vuajtjet dhe pikëllimet e pjesës së parë të janarit. Ju keni gjetur harmoninë me partnerin tuaj dhe kjo do t’ju japë ekuilibër dhe optimizëm më të madh. Ju duhet të jeni të sigurt për gjërat që dëshironi dhe të shmangni hapat e nxituara. Mos u kushtëzoni nga gjykimet e të tjerëve. Nëse dëshironi diçka me shumë bindje, atëherë shkoni përpara pa vonesë, duke besuar vetëm instinktet tuaja.

AKREPI

Do të përballeni me një fundjavë mjaft të rëndë. Ata që janë duke luftuar të ridalin në pah, mund të gjejnë disa pengesa të tjera që mund të prishin humorin. Ekziston gjithashtu një problem shëndetësor ose fitnesi, që po ju pengon të merrni rezultatet për të cilat po shpresonit. Rreziku është që të projektoni  zhgënjimet tuaja në dashuri dhe të përplaseni me gjysmën tuaj më të mirë. Eshtë më mirë të reflektoni për gabimet tuaja, sesa të shkarkoni gabimet që keni bërë tek të tjerët.

SHIGJETARI

Tani për tani, Shigjetari po kërkon aventura të reja. Kjo paraqet një problem të madh veçanërisht për ata që janë tashmë në çift, edhe sepse planet mund të ndërlikohen dhe rreziqet për t’u zbuluar janë shumë të larta. Yjet ju këshillojnë, veçanërisht nëse ka probleme në çift, të zgjidhni rrugën e dialogut dhe përballjes, në vend se të ikni nga përgjegjësitë tuaja. Mund të ketë edhe kontraste të ashpra në familje. Fizikisht, fundjava do të jetë një rikuperim.

BRICJAPI

Njerëzit më të motivuar që kanë projekte të mëdha, jo vetëm të punës, por edhe të lidhur me sferën sentimentale, tani mund të bëjnë një hap cilësor. Ata që kanë një projekt të rëndësishëm për të cilin po punojnë, tani mund të nxitojnë fort, ndërsa ata që mendojnë se kanë personin e duhur pranë tyre mund të vendosin të martohen ose të jetojnë së bashku. Eshtë një horoskop i fortë që ju ndihmon të përmbushni dëshirat tuaja me bindje, dhe që ju bën shumë të durueshëm.

UJORI

Midis të premtes dhe të dielës mund të përjetoni emocione të forta. Në këtë moment ju ndjeni dëshirën për të dashur dhe për t’u ndjerë të vlerësuar për atë që vleni vërtetë. Dielli dhe Mërkuri në shenjën tuaj ju ndihmojnë të organizoni punën tuaj më mirë dhe të jeni më të motivuar. Ndërsa Hëna në një aspekt pozitiv ju ndihmon të shprehni më mirë atë që keni brenda, pa hezitim dhe pa paragjykime. Një horoskop në tërësi shumë pozitiv dhe konstruktiv ai i fundjavës, që ju ndihmon të bëni një hap përpara në shumë gjëra.

PESHQIT

Tani ekziston një rrezik i fortë për të synuar njerëzit e gabuar. Dëshira juaj për dashuri ose për të pasur një person pranë jush sepse ndjeheni vetëm, mund të ju shtyjë të bëni zgjedhje të nxituara, për të cilat mund të pendoheni. Horoskopi ju këshillon të mos premtoni asgjë nëse nuk jeni vërtet të bindur për atë që bëni. Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që mund të kenë shënjestruar një person, i cili tashmë është i lidhur ose që nuk mund t’ju japë garancitë e duhura. Në çiftet që janë bashkë prej një kohe të gjatë, ekzistojnë plane të mëdha. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button