Home»Bota»Si dhe kur lindi Garda Zvicerane, që ruan Papën dhe Vatikanin?

Si dhe kur lindi Garda Zvicerane, që ruan Papën dhe Vatikanin?

Trupat e Gardës Zvicerane u krijuan në 22 janar 1506 për të mbrojtur Papën dhe pallatet e papës. Ishte Papa Julius II, i zgjedhur në 1503, i cili vendosi të rrethohej me një trupë rojash të zgjedhura, për t’u mbrojtur nga kundërshtarët dhe krimet e shpeshta politike që ndodhnin në Romë në atë kohë. Dhe duke qenë se disa vite më herët, Papa Sixtus IV kishte lavdëruar një kompani të ushtarëve zviceranë, Julius II zgjodhi pikërisht burra të asaj kombësie.

150 ushtarët e parë u rekrutuan në kantonin e Zyrihut nga Pjetri i Hertensteinit më 9 shtator 1506, dhe pak kohë më pas mbërritën në Romë. Më 1512 rojet mbrojtën Shtetin Papnor kundër Mbretit të Francës, duke merituar titullin e “mbrojtësve të lirisë së Kishës”.

Në kohë paqeje ata kryenin detyra nderi: ruajtjen e derës së bronztë të Vatikanit, kujdestarinë e ndërtesave, shoqërimin e Papës, roje nderi në funerale. Veshja me shirita të artë, blu dhe të kuq i atribuohet nga tradita Raphaelos dhe Michelangelos, por duket se Raphaelo vetëm frymëzoi mëngën e fryrë dhe Michelangelo nuk u mor kurrë. Rekrutimi bëhet midis atyre që kanë lindur në kantonet zvicerane që janë të fesë katolike. / bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *