Magazine

Harry është në Kanada dhe Meghan Markle shkëlqen me të birin, Archie

Meghan Markle është portreti i lumturisë. Ish-aktorja është fotografuar sërish ndërsa shëtiste pranë shtëpisë së saj prej 14 milion dollarëshe në Kanada. Dhe këtë herë me të ka qenë vogëlushi Archie.

I vogli nuk është parë që nga Krishtlindja dhe tani është rritur goxha. Meghan buzëqesh, me të vërtetë mund të themi se ajo është e gëzuar, ndërsa shëtit në një shteg pranë shtëpisë. Archie fle në mes ngrohtësisë, mbuluar me një kostum të çelët, me çizmet e leshit në këmbë dhe një xhaketë me kapuç. Ai është në karrocën e foshnjës, e cili mbase I rri pak ngushtë, shtyrë nga nëna Meg e cila me njërën dorë e mban sepse ai varet nga njëra anë dhe me tjetrën tërheq qentë, Oz dhe Guy.

Lady Markle ka një pamje teknike: xhaketë dhe pantallona të errëtë, kapelë leshi dhe çizme, një veshje e përsosur për një shëtitje në ajër të pastër në dimrin kanadez. Pas vijnë dy truprojat e saj.

Gruaja e Harryt nuk ndalet asnjëherë së buzëqeshuri dhe duket se është pothuajse e kënaqur që i tregon jetën e saj të re, objektivave të aparatëve të paparacëve. Këtë herë, ajo nuk duket aspak e irrituar nga vëmendja e mediave. Fotografitë kanë bërë xhiron e botës dhe rrjeteve sociale.

Më në fund mori atë që donte: të jetonte e qetë, në një rezidencë princi, të bënte atë që dëshironte, pa detyra, detyrime dhe protokolle. Dhe nuk ka rëndësi nëse kjo dëshirë e saj krijoi një trazirë në Monarkinë Angleze dhe e bëri burrin e saj të vuante. Mbi të gjitha, ishte vetë Harry gjatë fjalës së tij që e pranonte trishtimin e tij të thellë, megjithëse përsëriti se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër për të dhe Meghan. Ndoshta…

Ndërkohë, Princi është larguar nga Anglia dhe ka mbërritur në Kanada për t’u bashkuar me të dashurën dhe djalin e tij.  Harry, siç raportohet në Daily Mail, fluturoi në një aeroplan britanik, i cili la London Heathrow dhe zbarkoi në Vancouver. Me kapelë leshi, xhaketë blu poshtë dhe xhinse, burri i Meghan u nis nga avioni teksa mbante një çantë të zezë me dorë, drejt jetës së tij të re, pasi kishte përmbushur detyrat e fundit të Oborrit. Ndërsa Ëilliam me Kate Middleton e kanë përballuar të vetëm pritjen në Buckingham Palace.

Sidoqoftë, në aeroport askush nuk e ka pritur, nuk ka ribashkim romantik me Lady Markle e cila me siguri po e pret atë në ngrohtësinë e shtëpisë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button