Magazine

Kate Middleton me të kuqe, shkëlqen bashkë me Williamin. Takimi i parë pa Meghan dhe Harry

Edhe një herë, Kate Middleton është mbretëresha e padiskutueshme e modës së këtyre muajve. Dukesha e Kembrixhit arrin të jetë perfekte në çdo rast, gjë që e ka treguar shumë herë. Dhe siç duket “divorci” i fundit i Meghan Markle dhe Harry nga Familja Mbretërore nuk e ka shqetësuar shumë. Të hënën në mbrëmje ajo ishte me të vërtetë zonjë e përsosur në samitin e rëndësishëm kushtuar investimeve midis Britanisë së Madhe dhe Afrikës, që u mbajt në Pallatin Buckingham. Magjepësëse si zakonisht, ajo ishte ylli i skenës.

Ajo që u mbajt në Pallat ishte një ngjarje shumë e rëndësishme, në të cilën morën pjesë Kate Middleton dhe burri i saj, Princi William, si dhe Konti dhe Kontesha e of Wessex. Mbretëresha Elizabeth II mungonte, ndërsa Kryeministri Boris Johnson ishte një nga të ftuarit e spikatur. Ishte gjithashtu data e parë që Duka i Kembrixhit mori pjesë vetëm, pasi vëllai i tij Harry po linte Londrën për në Kanada, për t’u bashkuar me gruan e tij Meghan.

Kate, e shkëlqyer dhe rrezatuese si gjithmonë, ka goditur edhe një herë në shenjë me kombinimin e duhur. Për rastin, ajo zgjodhi një fustan të bukur të kuq të gjatë me transparencë në mëngë dhe dhjetëra gurë për të dhënë një prekje të dritës. Veshja është prodhim i “Needle and Thread” prej 410 paundësh (rreth 480 euro), shumë elegante.

Edhe për aksesorët, Dukesha e Kembrixhit zgjodhi të qëndrojë tek e kuqja. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button