Magazine

Kate Middleton dhe Meghan Markle: Takimet sekrete mes Williamit dhe Harryt

William dhe Harry mendohet se janë takuar fshehurazi përpara samitit me Mbretëreshën dhe Princin Charles, në të cilin u vendosën kushtet e ndarjes së Meghan Markle dhe të shoqit nga Familja Mbretërore.

Të dy vëllezërit patën një bisedë private, sipas Daily Mail, pak para takimit në Sandringham për të diskutuar lidhjen e tyre dhe si ta mbajnë gjallë atë, pavarësisht largimit nga Kurora të Dukës së Sussex.

William dhe Harry kanë qenë gjithmonë shumë të afërt, veçanërisht pasi humbën në mënyrë tragjike nënën e tyre, Lady Diana. I pari është përpjekur gjithmonë ta mbrojë vëllanë e vogël, më i prekshëm dhe më i brishtë, sidomos pas traumës së vdekjes së Dianës. Disa ditë më parë fjalët plot keqardhje nga William i cili kishte thënë se ai nuk mund të qëndronte më në krah të vëllait të tij si gjithmonë, kanë peshuar si gurë.

Fëmijët e Charles, megjithatë, pavarësisht tensioneve që kanë zgjatur për pothuajse dy vjet, kurrë nuk janë larguar tërësisht. Dhe të vetëdijshëm për marrëdhëniet e thella midis tyre, ata bënë gjithçka për t’i shpëtuar ato.

Një burim i afërt me Pallatin Mbretëror zbuloi për “The Sun” se kohët e fundit ka pasur disa takime private midis William dhe Harry. Në disa prej tyre kanë marrë pjesë edhe bashkëshortet përkatëse, Kate Middleton dhe Meghan Markle. Siç dihet, nuk ka patur asnjëherë marrëdhënie të mira midis dy grave, shumë të ndryshme për të qenë mikesha. Por duket se të dyja kohët e fundit janë përpjekur të zbusin keqkuptimet, duke u përpjekur të krijojnë një lidhje, veçanërisht për burrat e tyre. “Kjo ishte një shenjë që gjërat po shkonin më mirë”. Me sa duket, megjithatë, përpjekja nuk ishte e mjaftueshme.

Meghan dhe Harry nuk kanë gjetur zgjidhje tjetër përveç “hapit mbrapa”, siç e quajti Princi. Nga ana tjetër, largimi i tij i menjëhershëm për Kanada bëri që ai dhe William të gjendeshin edhe një herë, të vetëdijshëm se nuk kishte kohë për të korrigjuar marrëdhëniet. Duket se të dy gjetën përfundimisht një marrëveshje që ende mungon midis Harryt dhe babait të tij Charles. Marrëdhënia e tyre quhet “shumë e komplikuar” për shkak të “mungesës së besimit”. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button