Magazine

Meghan Markle, Harry thyen heshtjen dhe zbulon trishtimin e tij

Harry ka thyer heshtjen për çështjen e megxit dhe ka folur direkt për herë të parë për ndarjen e tij dhe Meghan Markle nga Kurora, duke zbuluar trishtimin e tij të thellë.

Princi, i cili në daljen e fundit publike për Oborrin u shfaq dukshëm i mërzitur, pranoi se sa i kushtoi atij të linte familjen e tij, por saktësoi që për të dhe gruan e tij “nuk kishte zgjidhje”, por të braktiste detyrat e larta mbretërore. Dhe premtoi se i tyri nuk është thjesht një largim nga monarkia.

Harry ka folur gjatë një darke zyrtare fondacionin e bamirësisë që mbështet të rinjtë me SIDA, i themeluar në vitin 2006. Fjalimi i tij ishte prekës dhe shumë personal. Princi riafirmoi qëllimin e tij për t’i shërbyer Mbretëreshës dhe Komonuelthit, pa marrë financime publike. Ai më pas mbrojti Meghanin duke thënë se gruaja e tij “ndan të njëjtat vlera me të”, dhe pas martesës ajo ishte entuziaste për idenë e përkrahjes së Sovranit. Ka edhe thashetheme për një divorc të mundshëm midis të dyve.

Por ai gjithashtu përsëriti me vendosmëri se nuk kishte zgjidhje tjetër për të dhe Lady Markle. Një vendim i dhimbshëm, nënvizon ai, ndodhi pas muajsh diskutimesh dhe “vitesh me sfida”. Ndarja nuk ishte e lehtë dhe i shkaktoi atij “shumë trishtim”. “Vendimi që unë mora për vete dhe gruan time,  nuk është një vendim i marrë lehtë”, por Harry dhe Meghan nuk kanë gjetur një zgjidhje tjetër.

Princi më pas lavdëroi gjyshen e tij Elizabetë, duke e quajtur atë “Komandante e Përgjithshme”, dhe familjen e tij për mbështetjen e dhënë atij vetë dhe Markle, duke shprehur gjithë mirënjohjen e tyre për ta. Harry gjithashtu la të kuptohet për vdekjen e nënës së tij Lady Diana, e cila i ka lënë shenjë për gjithë jetën, duke theksuar se si Mbretëresha e morri nën mbrojtjen e saj, por nuk mjaftoi për ta shpëtuar atë nga presioni i mediave, të cilit i është nënshtruar prej vitesh. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button