Zodiak

HOROSKOPI JAVOR i astrologut Paolo Fox për periudhën 20-26 janar 2020

Dashi

Tre yje për shenjën e Dashit këtë javë. Mundohuni të shmangni debatet në dashuri, veçanërisht me njerëzit nga shenja e Gaforres. Ju duhet të përpiqeni të përballeni më qetë me situatat dhe të bëni më pak polemika. Jeni të angazhuar fort me disa probleme që kanë dalë në punë, nëse ka projekte që përfshijnë investime të mëdha, përpiquni të mos ndërmerrni risqe, është më mirë të prisni.

Demi

Tre yje për shenjën e Demit këtë javë. Në dashuri nuk doni më të ndiqni pas dikë, që nuk ju jep siguri. Disa polemika mund të shfaqen, me ata që kanë lindur nën shenjën e Ujorit ose Akrepit. Për ata që janë në çift, mund të ketë probleme që lidhen me projektet, nuk ka mirëkuptim. Ushtojini vëmendje  parave, në këtë periudhë keni shumë shpenzime, veçanërisht për shtëpinë. Në punë mund të ketë një ngadalësim, por do të rikuperohet më vonë.

Binjakët

Katër yje për Binjakët këtë javë. Yjet janë të favorshëm në dashuri, por ju përpiquni të mos debatoni dhe të mos grindeni për budallallëqe, veçanërisht në dy ditët e para të javës. Ditët më të mira janë ditët e mesjavës, të cilat gjithashtu ju lejojnë të zgjidhni një keqkuptim ose krizë. Në punë zhvilloni më tej idetë,prej tyre mund të lindin projekte të mira.

Gaforrja

Pesë yje për shenjën e Gaforres në këtë javë. Në dashuri ju jeni favorizuar nga Venusi i cili fillon një tranzit të bukur, gjëja e rëndësishme është që ju e shikoni të ardhmen me besim, dhe nuk rrini ytë kapur pas të kaluarës dhe asaj që ka qenë. Të favorizuara janë takimet e reja. Por duhet të jeni më të qetë, të harroni historitë e ndërlikuara, edhe nëse ju pëlqejnë shumë. Në punë, ata që janë të vetëpunësuar janë të favorizuar.

Luani

Dy yje për Luanin këtë javë. Në dashuri ka ende disa pavendosmëri dhe shumë acarim. Ju duhet të përpiqeni të përfitoni nga situata, pasi një çift mund të ketë disa mosmarrëveshje për shkak të problemeve me paratë. Në punë jeni duke pritur për diçka që nuk ka ndodhur ende, dhe kjo ju bën nervozë.

Virgjëresha

Katër yje për shenjën e Virgjëreshës gjatë kësaj jave. Mundohuni të mos ngacmoheni në dashuri, përkundrazi, duhet të përpiqeni të arrini ndonjë kompromis me partnerin ose partneren tuaj, të paktën për sa kohë që keni Venusin në kundërshtim.  Në punë rikuperoni … përgjysmë, mbase duhet të nxirrni disa para për të filluar një projekt të ri: në fund do të jeni të suksesshëm.

Peshorja

Katër yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores: Dashuria është e mirë falë tranzitit të favorshëm të Mërkurit. E vetmja ditë që mund t’ju shkaktojë probleme është e enjtja, përpiquni të jeni të kujdesshëm. Në punë, nëse duhet të filloni një projekt të ri, përpiquni të kuptoni mirë se kujt duhet t’i besoni. Dita më e mirë është e premtja.

Akrepi

Tre yje për shenjën e Akrepit për këtë javë. Venusi favorizon dashurinë, por mos u mbështesni në të kaluarën, duhet të mbani mend që të shikoni të ardhmen. Në marrëdhëniet në çift ju duhet angazhim. Takimet e reja janë të favorizuara. Diçka nuk është në rregull me punën nëse ka ndryshime që duhen bërë: mbase nuk jeni të bindur, ndoshta ju merr shumë kohë.

Shigjetari

Tre yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Shigjetarit. Duhet t’i kushtoni pak vëmendje dashurisë, ekziston rreziku që të kapeni në një histori me një person të gabuar. Në punë mund t’ju ​​duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme. Kini kujdes dhe nëse ka para në Lojë, merrni gjithë kohën e nevojshme, ndoshta duhet të shtyni sa më shumë që të jetë e mundur.

Bricjapi

Pesë yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit. Javë e shkëlqyer për dashurinë, ju keni një Venus me të vërtetë të shkëlqyer. Dashuria favorizohet dhe, nëse nuk ka ardhur ende, mund të trokasë shpejt në derën tuaj. Ditët më të mira janë ato të mërkurës dhe të enjtes, kur Hëna do të jetë edhe mikja juaj. Java është gjithashtu pozitive në punë, veçanërisht për ata që punojnë në mënyrë të pavarur ose për ata që bëjnë punë kërkimore.

UJORI

Dy yje për Ujorin këtë javë. Një javë në rënie, sa i përket ndjenjave: ju jeni disi të pavendosur, nga njëra anë do të dëshironit të jepeshit fort pas dashurisë, nga ana tjetër dëshira juaj për liri ju kushtëzon. Vendosni … Ata që janë tashmë në çift mund të bëjnë plane të mëdha. Në punë, mund të gjeni qetësi dhe paqe mendore.

Peshqit

Pesë yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve, falë Venusit që është në shenjën tuaj dhe ju ndihmon në ndjenjat tuaja: mund të ketë mundësi të mira, mos i humbisni. Ata që janë në çift duhet të përballen me disa zgjedhje që mund të çojnë në diskutime. Sa i përket punës, kjo është një periudhë rikuperimi. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button