Zodiak Ditor

TRE shenjat më me fat për sot, e shtunë 18 janar 2020

Ja cilat janë tre shenjat më me fat për ditën e sotme:

DEMI

Më në fund do arrin të gjeni përgjigje për shumë pyetje që ju kishin lindur. Ju të dashuruarit nuk keni për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer sot edhe pse do e kuptoni se të dy palët keni gabimet tuaja. Kur te jeni në qetësi do mendoni të flisni hapur e të veproni, por nuk do arrini asgjë konkrete. Ju beqarët do tërhiqeni tej mase nga një person me buzëqeshje vezulluese dhe do i hidheni në krahë pa menduar gjatë. Sipas Dritare.net, në punë do ju konkretizohen disa plane, por sërish nuk do jeni në stadin që keni menduar. Kolegët do jenë shumë para jush. Menaxhimin e parave lëreni në dorën e familjarëve më mirë.

GAFORRJA

Me pak durim dhe këmbëngulje keni për të arritur çdo gjë sot. Jeta juaj në çift do ketë goxha ndryshime. Do ndërmerrni plot iniciativa vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më të forta. Ju beqarët do keni një ditë të mërzitshme dhe nuk do mund ta gjeni dot dashurinë tuaj të madhe. Shpesh do jeni pesimistë për të ardhmen. Në punë do duhet të vendosni më shumë rregull në mënyrë që gjithçka t’iu ecë mirë. Po u treguat të pamatur mund të keni tronditje. Buxheti do jetë delikat. Po kryet shpenzime të mëdha pa bërë llogari e pa menduar për të ardhmen shumë shpejt do përballeni me probleme serioze.

UJORI

Bashkëpunimi i Hënës me Jupiterin do ju ndihmojë të zgjidhni disa mosmarrëveshje dhe të kaloni disa pengesa që keni pasur në çdo fushë. Ju që keni një lidhje do jeni shumë tolerantë. Gjithçka do shkojë më së miri edhe nëse nuk dini të thoni shumë fjalë të bukura. Përfitoni nga kjo ditë sa të mundeni. Ju beqarët nuk do qëndroni ne vetmi, por do keni një jetë sociale shumë aktive. Falë mbështetjes së disa planetëve do keni mundësinë të bëni edhe ndonjë takim. Në punë do fokusoheni dhe më shumë dhe nuk do e keni problem edhe të qëndroni me orë më të zgjatura. Buxhetin menaxhojeni më mire në mënyrë që të mos keni probleme më pas.

Leave a Reply

Back to top button