Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut italian PAOLO FOX për ditën e shtunë, 18 janar 2020

DASHI

Pas 48 orësh, sigurisht shumë të rënda, më në fund mund të ktheheni e të shihni pak dritë, falë një kuadri yjor shumë më të sigurt.  Fakti i të qenit gjithmonë të hapur njerëz shpesh nuk u sjell dobi të lindurve në shenjën e Dashit, duke provuar tensione të forta me mjedisin përreth. Fakti që keni Marsin në anën tuaj do t’ju lejojë të dilni nga betejat tuaja të përditshme.

DEMI

Të paturit e Hënës kundër këtë fundjavë nuk do t’ju bëjë aspak mirë. Do të jetë një fundjavë disi e trazuar sidomos në marrëdhëniet me të tjerët. Disa mund të duhet të përballen me disa sëmundje sezonale që mund të krijojnë bezdi dhe të ndikojnë në gjendjen shpirtërore. Për këtë arsye, yjet ju këshillojnë që këtë të shtunë të mos e teproni.

BINJAKET

Ju jeni shenja e komunikimit, por tani jeni duke kaluar një fazë izolimi. Jeni vetë ju, ata që po privoni veten nga liria juaj. Do të keni Venusin dhe Marsin në kundërshtim dhe kjo sigurisht që nuk do ju ndihmojë përgjatë fundjavës. Mund të ndodhin një mori situatash jo të favorshme që do të ndikojnë gjithashtu në humorin tuaj. Shmangni hyrjen në polemika, që mund të bëhen të vështira për t’u menaxhuar.

GAFORRJA

Në këtë moment ju keni një dëshirë të madhe për të çliruar veten nga emocionet negative që po përjetoni këto ditë. Në muajt e ardhshëm do të keni një avantazh që mund të materializohet në muajt prill-qershor. Nëse keni ndonjë problem të rëndësishëm për të zgjidhur, do të duhet të prisni pranverën, përpara se të keni zgjidhjet e duhura në dorë. Në këtë fundjavë më në fund mund të ndreqni një situatë në dashuri dhe të dilni nga një krizë që ka zgjatur prej ca kohësh.

LUANI

Në këto 48 orë të ardhshme njerëzit do të bëjnë mirë t’ju trajtojnë me kujdes, sepse ju mund të zemëroheni shumë. Në këtë periudhë ju po përjetoni një fazë të acarimit të brendshëm dhe nuk është e lehtë për ju të ruani qetësinë. Sidomos kur mendoni se keni njerëz përreth jush që nuk ju dëgjojnë, apo edhe ju pengojnë, ju mund të humbni durimin tuaj. Shmangni ekspozimin fizik në situata të rrezikshme.

VIRGJERESHA

Ju po ktheheni të gjallëruar dhe të mprehtë si më parë, pas një periudhe topitjeje. Ju gjithmonë keni nevojë për siguri konkrete për të parë të ardhmen tuaj rozë, dhe kur nuk keni siguri, përfundoni duke u nervozuar. Tani për tani po shihni që gjërat përmirësohen dita ditës dhe kjo ju jep forcë dhe besim më të madh në mjetet tuaja. Në dashuri, sidoqoftë, duhet të shmangni të qenit tepër racionalë dhe ta lini veten të rrëmbeheni pak më shumë.

PESHORJA

Në këtë moment do të donit të bënit disa gjëra që janë afër zemrës suaj, por nuk mendoni se keni njerëzit e duhur pranë jush, ose nuk keni mjetet e nevojshme për të arritur qëllimet që i keni vendosur vetes. Në përgjithësi, ju keni tendencë ta konsideroni shumë gjykimin e të tjerëve dhe nuk ka gjasa të lëvizni, nëse nuk keni pëlqimin e të tjerëve.  Por tani duhet të përpiqeni të bëni zgjedhjet tuaja duke provuar të kuptoni atë që dëshironi në të vërtetë, pa u ndikuar nga mendimet e të tjerëve. Frika se mos gaboni nuk duhet t’ju kufizojë, por vetëm t’ju shtyjë të bëni gjëra me qetësinë e duhur.

AKREPI

Hëna në shenjën tuaj ju jep njohuri të shkëlqyera për këtë fundjavë. Tani për tani ju po përpiqeni të sqaroni gjërat përreth jush. Ndoshta ju jeni të rrethuar nga njerëz të paqartë dhe kjo nuk është e mirë për ju. Ekziston një gjendje e shkëlqyer e brendshme, që ju shtyn të diskutoni dhe të përpiqeni të gjeni zgjidhje, të cilat as që keni menduar t’i gjeni më parë.  Duke folur qartë me të tjerët, ju mund të hyni kollaj në konflikt. Pasojat e muajit dhjetor I ndjeni ende dhe kjo ju bën të lodheni dhe nervozoheni.

SHIGJETARI

E shtuna dhe e diela do të jenë dy ditë shumë me fat për njerëzit e lindur në shenjën e Shigjetarit. Tani për tani, veçanërisht puna po shkon mirë falë mbështetjes së Marsit. Në dashuri, nga ana tjetër, ekziston një ngërç por edhe një distancë. Në këtë moment është shumë më mirë të zgjidhen disa çështje praktike dhe të punës, do të ketë një mënyrë për të reflektuar mbi ngjarjet sentimentale në kohën e duhur.

BRICJAPI

Hapet për ju një sezon suksesi dhe reflektimesh të thella për gjërat që duhet të bëni. Ndoshta të dy këto kanë lidhje mes tyre, pikërisht sepse rezultati i shumë projekteve do të varet nga sa mirë meditoni dhe më tej projektoni të ardhmen. Sidomos me njerëzit e Demit dhe Peshqve ju mund të keni një ndjenjë të veçantë në këtë periudhë. Nga situatat kritike mund të lindin situata shumë të favorshme.

UJORI

Në dy ditët e ardhshme mund të pësoni një moment të presionit të madh të brendshëm, por jo vetëm kaq. Mund të ndjeni gjithashtu një ankth se keni shumë gjëra për të bërë, por pa qenë në gjendje t’i bëni të gjitha, brenda kohës së caktuar. Këshillat e yjeve janë që t’i jepni vetes një relaks të vogël këtë fundjavë dhe të zhbllokoheni. Do ju duhet për të filluar javën e re me një frymë të re.

PESHQIT

Të paturit e Marsit disonant ju bën pak nervozë dhe të pasigurt. Janë pikërisht paqartësitë që po largojnë energjinë tuaj nervore. Sidoqoftë, në 48 orët e ardhshme, një ngarkesë e re energjie do t’ju lejojë të filloni javën e re me një ritëm tjetër. Sfida e vërtetë do të jetë shndërrimi i zemërimit të brendshëm në një energji të madhe pozitive dhe konstruktive. Vetëm në këtë mënyrë, ju mund të lini pas vetes momentet gri dhe të ktheheni duke të parë të qetë të ardhmen. / meb.al

 

 

 

Leave a Reply

Back to top button