Home»Keshilla»Eshtë 29 vjeç, ka 3 fëmijë dhe 5 mesazhe për gjithë baballarët

Eshtë 29 vjeç, ka 3 fëmijë dhe 5 mesazhe për gjithë baballarët

Ted Gonder është një baba 3 fëmijëve, 29 vjeç dhe një burrë i cili ka bërë për vete mijëra gra në të gjithë botën, me vetëm një tekst të ndershëm të publikuar në profilin e tij në Facebook.

Ja se si të jesh partner i mirë për gruan tënde, gjatë aventurës së quajtur prindërim:

  1. Gruaja është ajo që mbart foshnjën në bark për nëntë muaj.

Pas lindjes, mbajeni fëmijën tuaj mbi stomak sa më shumë që të jetë e mundur. Jo vetëm që kjo do ta ndihmojë gruan tuaj të shërohet, por do ta bëjë lidhjen me fëmijën tuaj më të fortë, nga sa mund ta imagjinoni.

  1. Ushqyerja me gji nga gruaja juaj, pavarësisht sa e mrekullueshme është si përvojë, është tejet rraskapitëse.

Prandaj, provoni të ndryshoni sa më shumë pelena. Kjo do të parandalojë çekuilibrin dhe pakënaqësinë e marrëdhënies. Dhe ndërsa gratë e tjera në zonën tuaj ankohen se burrat e tyre shmangin çdo përgjegjësi për fëmijën, gruaja juaj do t’ju buzëqeshë.

  1. Bëni kafenë çdo mëngjes.

Ajo nuk mund ta pijë, ose mund ta pijë kur të jetë ftohur sepse nuk mund të zgjohet në kohë. Me shumë mundësi ajo është zgjuar shumë herë gjatë natës për të ushqyer fëmijën, kështu që ndihmojeni që të fillojë ditën sa më pak e lodhur.

  1. Thuaji që është e bukur dhe ndihmoje ta kuptojë, kur është e pasigurt tek vetja.

Kujtojini asaj gjithçka ka arritur deri tani, kujtojini që është një heroinë. Ajo ka shtypur praktikisht të gjitha organet e saj të brendshme, ka fituar 10 ose 20 kg më shumë për t’ju dhënë një fëmijë, kështu që ndihmojeni që të kapërcejë pasigurinë dhe të përqëndrohet në gjërat pozitive.

  1. Pranoni luhatjet e saj të humorit, sepse hormonet do të çekuilibrohen para dhe pas lindjes së fëmijës.

Ndonjëherë do të duket sikur nuk është gruaja me të cilën jeni martuar, ndonjëherë do t’ju thotë gjëra që nuk do t’i thoshte kurrë, nëse nuk do të ndjehej aq e lodhur. Mos harroni se detyra juaj duhet të jetë që gjithmonë të jetë në krah të saj, edhe kur gjuha e saj duket më e mprehtë se kurrë. Mos harroni se bashkëshortja juaj do të kthehet në normalitet dhe do të jetë mirënjohëse për mirëkuptimin tuaj. / meb.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *