Psikologji

E rëndësishme: Si t’ua mësoni MIRËNJOHJEN fëmijëve tuaj

E para: Praktikoje vetë

Fëmijët mësojnë më mirë duke parë prindërit e tyre që ndjekin zakone të mira, përfshirë mirënjohjen, në mënyrë të rregullt. Kaloni ca kohë në vetë-reflektim, duke parë mënyrat se si tregoni që jeni mirënjohës dhe të kënaqur për miqtë dhe familjen tuaj. Nëse jeni duke luftuar, ose nëse nuk keni modeluar mirënjohjen në shtëpi, flisni për të me fëmijët tuaj dhe tregojuni se keni në plan të përmirësoheni. “Tregoju pikësëpari fëmijëve se je mirënjohëse ndaj bashkëshortit dhe vetë fëmijëve”, thotë Laurie Hollman, PhD, autore e Zbërthimi i Inteligjencës Prindërore. “Pyetini ata si ndjehen kur falënderohen dhe vlerësohen. Kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar mbi rëndësinë e të qenit mirënjohës”.

E dyta: Prit prej tyre të thonë “Faleminderit!”

Të thuash “faleminderit!” është një zakon që duhet t’u mësohet fëmijëve. Nëse keni lënë pas dore mësimin e kësaj fraze për ta, mos u shqetësoni, nuk është kurrë vonë për të filluar. Kërkojuni atyre të thonë faleminderit për shërbimet që marrin përditë prej të tjerëve. “Kur bëni diçka qoftë edhe të zakonshme për fëmijët tuaj, si larja e rrobave fjala vjen, u thoni atyre që i doni dhe jeni të lumtur që u shërbeni, por gjithashtu dëshironi të vihet re puna që bëni për ta”, thotë Dr. Hollman. “Tregojuni ndjenjat tuaja: që ju pëlqen të jeni aty për ta, por gjithashtu ju pëlqen të ndjeheni mirë kur shihni se ata vlerësojnë dhe vënë re punën tuaj. Fëmijëve u pëlqen të dëgjojnë ndjenjat e prindërve dhe të përgjigjen po njësoj”.

E treta: Mirënjohja është më shumë se dhurata

Mos prisni mirënjohje vetëm kur fëmijët tuaj marrin diçka, ndihmojini ata të kuptojnë se sa ju, prindërit e tyre, bëni për ta, sepse i doni. Fëmijët tuaj mund të rriten aq të mësuar me shtëpinë ku jetojnë, rrobat që veshin dhe ushqimin që hanë çdo ditë, sa të harrojnë që edhe ato gjëra u jepen atyre nga dashuria. “Ne flasim për shembull, për arsyet pse babi shkon në punë çdo ditë,” ndan Amber, nëna e dy fëmijëve. “Ne themi faleminderit për dritat, ujin e ngrohtë të banjës, autobusin e shkollës, etj …”.

E katërta: Thuajuni faleminderit

Përtej modelimit të mirënjohjes, ju gjithashtu mund t’i mësoni fëmijët tuaj të jenë mirënjohës, duke shprehur mirënjohjen ndaj tyre kur ata janë të bindur ose të mirë me ju. “Unë sigurohem që t’i falënderoj për sjelljen e mirë dhe kur bëjnë gjëra të ëmbla ose të dobishme gjithashtu,” thotë Emilia M., nënë e dy fëmijëve. “Kështu ata mund të përjetojnë anën tjetër të mirënjohjes”.

E pesta: Tregojuani kur jeni të zhgënjyer

Si prindër, është mirë të përqendrohemi në sjelljen pozitive dhe të forcojmë sjelljen e mirë te fëmijët tanë. Sidoqoftë, doktor Hollman ishte i qartë se është mirë të ndani me fëmijët tuaj kur ndjeheni të lënduar ose të zhgënjyer, nga mungesa e mirënjohjes së tyre. “Shpjegoni se kur shihni që janë mirënjohës, kjo ju bën të ndiheni krenarë për ta, si dhe veten tuaj. Ju dëshironi ndihmën e tyre për këtë, nëse ata e përmendin kur ju diçka për ta, qo ftë edhe rregullimin e çantës së shpinës ose dhomën e tyre”, këshillon Dr. Hollman. “Kur ndiheni të pavlerësuar dhe nuk shihni mirënjohje, është mirë t’ia thoni fëmijëve tuaj dhe se doni të ndani mendimet tuaja me ta”.

E gjashta: Bëjeni mirënjohjen një zakon

Ndihmoni fëmijët tuaj të bëhen më të ndërgjegjshëm ndaj gjërave të mira në jetën e tyre duke krijuar një zakon të ri si familje, për të folur për gjërat për të cilat jeni mirënjohës. Carla, nënë e dy fëmijëve, filloi një traditë të tillë darkave, duke u kërkuar fëmijëve të saj të përmendnin tre gjëra për të cilat janë mirënjohës. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button