Psikologji

Kohët e fundit, kam mësuar të zgjedh veten time!

Kohët e fundit, kam mësuar se e rëndësishme nuk është të mendosh ata që të mungojnë, por të zgjedhësh ata që të zgjedhin ty! Kohët e fundit, kam mësuar se nuk janë të rëndësishme dyert që mbyllen, por ato që hapen për ty.

Kam mësuar se mbase e gjitha nuk ka të bëjë me përsosmërinë, por të mësuarit të jetosh me të metat e tua. Kohët e fundit kam mësuar se mbase nuk ka rëndësi kush del, por kush hyn në jetën tënde. Kam mësuar se nuk ka rëndësi sa herë rrëzohesh, por sa herë ringrihesh në këmbë, me një tjetër plan.

Kohët e fundit kam mësuar se shërimi nuk duhet të jetë i bukur dhe lotët nuk të bëjnë të dobët, por ndonjëherë ato momente vetmie janë thelbësore për jetën.

Kohët e fundit kam mësuar se do na mungojë dikush deri në një farë pike. Por kjo nuk të bën të dobët. Kjo tregon se ndjenja ishte reale.

Kohët e fundit, kam mësuar se nuk ka një afat kohor për shërimin. Nuk ka vend ku mund të shkosh ose një version të vetvetes, që mund të bëhesh për të hequr qafe trishtimin. Kam kuptuar që nuk mund të kapërcesh diçka, duke u përpjekur ta shmangësh atë. Kohët e fundit, kam mësuar se nuk ka asnjë logjikë kur bëhet fjalë për emocionet dhe nganjëherë ndjenjat e njerëzve ndryshojnë, dhe nuk ka asgjë që mund të bësh për ta kthyer këtë.

Kohët e fundit kam mësuar se nuk mund t’i mësosh dikujt respektin. Ndonjëherë edhe njerëzit që na duan më shumë janë toksikë për ne, dhe ata do të jenë njerëzit më të vështirë për t’u distancuar.

Mbi të gjitha, kam mësuar se duhet që gjithmonë të zgjedhësh veten tënde! / meb.al

Leave a Reply

Back to top button