Magazine

Meghan Markle rishfaqet në publik, pas divorcit nga Kurora

Meghan Markle del në publik për herë të parë që nga divorci i saj nga Kurora angleze.

Një ditë pas takimit në Sandringham midis Mbretëreshës Elizabetë, Herrit, Uilliamit dhe Çarlsit, Meg u rishfaq në publik. Ajo la banesën kanadeze 14 milion dollarëshe, për të vizituar një qendër kujdesi për gratë e varfëra.

Zonja Markle u vu re në aeroportin Victoria Harbour, ku mori një hidroplan për të zbritur në tokë. Meghan u shfaq e qeshur dhe e qetë, madje ajo bisedoi me burrat që e shoqëronin. Një atmosferë e qetë, pra, krejtësisht e ndryshme nga ajo që përjetonte në Pallat, ku Uilliam dhe Kate Middleton nuk bënë asgjë për të fshehur kundërshtimin e tyre.

Në Kanada, nga ana tjetër, Meghan duket e kënaqur, si një person që ka atë që dëshiron. Sigurisht, çmimi i paguar është shumë i lartë, veçanërisht për Herrin, i cili duhej të zgjidhte midis gruas dhe familjes së tij, duke prishur lidhjen gjithmonë të fortë me vëllain e tij më të madh.

Lady Markle ka dalë kështu në angazhimin e saj të parë privat: vizita e papritur në Qendrën e Grave në Downtown Eastside për të dhënë mbështetjen e saj. Personeli në qendër postoi foton e Meghan në Facebook gjatë vizitës dhe komentoi: “Shiko kush erdhi për çaj me ne sot. Dukesha e Sussex, Meghan Markle, na vizitoi për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me gratë në komunitet”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button