Magazine

Harry dhe Meghan Markle, Uilliam i lënduar dhe e vërteta e dokumentit të Mbretëreshës

Rebecca English, eksperte e Familjes Mbretërore, analizoi dokumentin e Mbretëreshës për Daily Mail. Ja konkluzionet e saj

Pas samitit në Shtëpinë e Sandringham, Mbretëresha Elizabetë dha miratimin e saj për divorcin e Harry dhe Meghan Markle nga Familja Mbretërore. Dokumenti personal me të cilin ajo ka komunikuar vendimin, përmban disa detaje të rëndësishme sekrete, për të ardhmen e çiftit.

Ndërkohë, Princi Uilliam u fotografua një ditë pas takimit, kur la Pallatin Kensington për të shoqëruar fëmijët e tij në shkollë. Dhe shprehja në fytyrën e tij nuk premton asgjë të mirë, burri i Kate Middleton u shfaq serioz, gati i zymtë dhe i trishtuar. I lënduar nga sjellja e vëllait të tij që tronditi Monarkinë. Nuk ka pasur një krizë kaq të rëndë që nga vdekja e Dianës. Por le të marrim gjërat me radhë.

Rebecca English, eksperte e Familjes Mbretërore, analizoi dokumentin e Mbretëreshës për Daily Mail, dhe prej saj dolën në dritë disa të vërteta të rëndësishme. Elizabeta flet në vetë të parë dhe i drejtohet nipërve dhe mbesave të saj, thuajse gjithmonë i quan “Harry and Meghan” dhe shumë më rrallë “Duka dhe Dukesha e Sussex”. Mund të nxirret konkluzioni se Sovrania nuk ka ndërmend t’u japë atyre titullin fisnik, pas ndarjes nga Pallati Mbretëror.

Madhëria e Saj flet me termat “familja ime” dhe “nipi im”. Këto shprehje tregojnë se ajo është tronditur nga ajo që ka ndodhur, por preket njësoj nga sulmet që ka pësuar Harry. Ajo nuk është vetëm kryefamiljare, ajo është edhe gjyshe, tek nënvizon diskutimin konstruktiv që u zhvillua në Sandringham.

“Familja ime dhe unë do të mbështesim Harryn dhe Meghanin …”. Fraza tregon se Familja Mbretërore është e bashkuar në mbështetjen e çiftit, dhe ajo hedh poshtë thashethemet që bëjnë fjalë për kontradikta të forta midis Uilliamit dhe Harryt. Eshtë thënë se i pari është i tërbuar, dhe i dyti fshihet pas sjelljes së vëllait më të madh, për të justifikuar ndarjen e tij nga oborri.

“Ne do të kishim preferuar t’i kishim ata, si anëtarë me kohë të plotë të Familjes Mbretërore”, Mbretëresha shpreh keqardhjen e saj për zgjedhjen e Harryt dhe Meghanit, por edhe habinë për motivimet e nipit, i cili pretendon se nuk është ndjerë i vlerësuar në Oborrin Mbretëror. Megjithatë, Sovrania gjithmonë ka theksuar rëndësinë e pranisë së tij, Sussex-ët gjithmonë janë konsideruar elementë kyçë të Monarkisë.

“Harry dhe Meghan nuk do të kenë subvencione publike”, mbi këtë gjë nuk janë dhënë detaje. Marka Sussex Royal, sipas ekspertëve, vlen 400 milion paund. Për më tepër, nuk specifikohet nëse Karli do të vazhdojë të kalojë pagën 2 milion paundë për çiftin, apo as nuk përcaktohet ndonjë grup shoqërimi për ta.

“Do të ketë një periudhë tranzicioni” gjatë së cilës Harry dhe Meghan do të jetojnë midis Kanadasë dhe Anglisë. Zonja Markle tashmë është në Vankuver, ku ajo kishte lënë djalin e saj Archie dhe qentë e çiftit tashmë janë dërguar në Kanada. Fraza merr parasysh qëllimin e dukëve të Sussex për të mos qëndruar në Britani. Në këtë Mbretëresha kishte shumë pak hapësirë manovrimi, dhe për të shmangur një krizë të hapur, ajo preferoi të lëshonte.

“Ka çështje komplekse që familja ime duhet të zgjidhë”. Këtu Mbretëresha pranon se ajo është në ujëra të turbullta, por ka një qëndrim pozitiv dhe qetësues. Zyrtarët e Pallatit janë duke punuar shumë për të gjetur një zgjidhje elegante.

Ndërkohë, Zonja Markle, e cila u kthye menjëherë në Kanada duke lënë burrin e saj vetëm për t’u marrë me të gjitha këto, nuk u ftua në mbledhje. Shpjegimi i Pallatit është shumë i qartë: ishte një takim privat dhe familjar, jo një konferencë me video. Por me një deklaratë zyrtare, Meghan mohoi që ajo ishte përjashtuar nga samiti, thjesht prania e saj nuk ishte e nevojshme. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button