Magazine

Meghan Markle thyen heshtjejn pas takimit në Familjen Mbretërore

Dhe aryset pse Kate Middleton ishte përjashtuar…

Meghan Markle flet për herë të parë që nga mbledhja me Mbretëreshën, ku u vendos se si do të bëhet ndarja e saj dhe Harryt nga Familja Mbretërore.

Dukesha – ende nuk dihet edhe sa kohë do të quhet e tillë – theu heshtjen përmes zëdhënësit të Pallatit Kensington, dhe me një komunikim zyrtar shpjegoi arsyen e mungesës së saj në Sandringham. Ose më saktë, ajo mohoi të ishte përjashtuar nga Mbretëresha Elizabeth në takimin që përcaktoi të ardhmen e saj. Zyrtarët e Pallatit dhe përfaqësuesit e Sussex do të kujdesen për detajet ekonomike të largimit të çiftit.

“Sussex-ët vendosën që prania e Meghan Markle nuk ishte e nevojshme”, prandaj ajo qëndroi në Kanada. Ky është shpjegimi zyrtar, pra, për mungesën e saj. Familja Mbretërore nuk ka vendosur veto. Por ajo dhe Harry preferuan që gjërat të shkojnë në këtë mënyrë dhe që ish-aktorja u këshillua me telefon, në lidhje me vendimet e marra në takim.

Mbretëresha më pas ndau një dokument të shkruar në vetën e parë, për t’i komunikuar botës se si do të zhvillohet megxit. Në deklaratë lexohet trishtimi i një gjysheje, për shkëputjen e nipit të saj, por edhe vendosmërinë e Sovranes, që synon të prodhojë një zgjidhje konkrete dhe pa dhimbje për problemin.

Ndërkohë, një mungesë tjetër nuk ka kaluar pa u vënë re. Ajo e Kate Middleton. Dukesha e Kembrixhit u mor si e mirëqenë që do të ishte në samit, por në mëngjesin e “Ditës së Mbretëreshës” ajo u fotografua teksa dilte nga pallati, për të shoqëruar fëmijët e saj në shkollë. Më pas, Kate qëndroi në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët, por sipas Express, mospjesëmarrja e saj ka një kuptim të thellë.

Lady Middleton u ftua të mos merrte pjesë për të shmangur krijimin, megjithëse të pavullnetshëm, të tensioneve të tjera midis Uilliam dhe Harryt. Dhe mbi të gjitha për të shmangur nxitjen e thashethemeve për marrëdhënien e përkeqësuar midis dy Princave, të cilët ishin të detyruar të botonin një deklaratë të përbashkët ku mohonin thashethemet.

Edhe Camilla qëndroi në shtëpi për të krijuar sa më pak konfuzion, në një situatë të vështirë dhe potencialisht shpërthyese. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button