Zodiak

Gaforrja: Defektet dhe pikat e forta të shenjës së udhëhequr nga Hëna

Gaforrja është një shenjë e ujit e zodiakut, e sunduar nga Hëna që përfshin të gjithë ata që kanë lindur midis 21 qershorit dhe 22 korrikut: ato shfaqen në mënyrë të pandërgjegjshme iracionalë dhe të paqëndrueshëm, por në realitet ato janë shumë intuitive dhe i perceptojnë të tjerët, duke theksuar si emocionet, ashtu edhe ndjeshmërinë. Të lindurit në shenjën e Gaforres janë njerëz plot vitalitet, të gëzueshëm, emocionalë dhe e duan shumë familjen: gratë në veçanti janë fort të lidhura me mëmësinë. Ngjyra e tyre është portokallia.

Karakteristikat e shenjës së Gaforres

Gaforrja është një shenjë që përfaqëson dhe simbolizon ujin e burimit dhe të rrjedhshëm: prandaj ne flasim për njerëz të freskët, të gjallë, plot gaz që mbledhin dhe tërheqin emocionet madje edhe për ata që janë rrotull tyre. Të lindurit në shenjën e Gaforres janë gjithashtu persona shumë të ndjeshëm. Qajnë kollaj, si nga gëzimi ashtu edhe nga dhimbja. Dhe pavarësisht se janë përgjithësisht dembel në natyrë, ata nuk tërhiqen kurrë pas kur duhet mbrojtur familja, shtëpa ose situata për të cilën janë veçanërisht të shqetësuar. Janë gjithashtu njerëz që e duan shumë natyrën.

Gaforrja në dashuri

Shumë të brishta sentimentalisht, Gaforret vazhdimisht kërkojnë dashuri dhe vëmendje dhe e jetojnë dashuri sikur të ishte vazhdimisht në një ritëm: janë të ëmbël dhe të dashur, kanë një personalitet të përsosur për t’u lidhur me fëmijët dhe janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për partnerin ose personin që duan. Shenjat me të cilat ndihen më mirë janë Demi, Akrepi dhe Peshqit, me të cilët do të formonin një çift të përsosur; menjëherë pas tyre janë Bricjapi dhe Peshorja.

Të metat e Gaforres

Gaforrja ka një marrëdhënie të ndërlikuar, gati-morbide, me kujtimet: në disa raste e kaluara (veçanërisht nëse ajo është negative) mund të kushtëzojë një situatë ose vlerësimin e tyre për diçka. Në fakt, kur një Gaforre është në rrezik, ajo ka tendencë të mbyllet në guaskën e vet dhe të “ngrejë armatura”, si një shenjë mbrojtjeje. Janë gjithashtu të fiksuar pas tradhëtisë, veçanërisht kur gjejnë një partner me të cilin janë komodë.

Me kë nuk bien dakord

Gaforrja ka vështirësi të lidhet me shenjat e Binjakëve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe vetë Gaforres: midis Gaforres dhe Binjakëve ka shumë larmi dhe bashkëjetesa do të ishte shumë e ndërlikuar, me Virgjëreshën ka shumë pak të përbashkëta, ndërsa Shigjetari nuk është në gjendje të kushtojë vëmendjen që i nevojitet Gaforres. Dhe çfarë ndodh midis dy Gaforreve që bien në kontakt të ngushtë? Empatia do t’i shkatërronte dhe rreziku i depresionit është prapa qoshes. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button