Zodiak

HOROSKOPI JAVOR i astrologut italian Paolo Fox, 13-19 janar 2020

Dashi

Katër yje këtë javë për Dashin. Përmirësohet dashuria, keni më shumë hijeshi dhe ju mund të menaxhoni më mirë emocionet e zemrës. Edhe nëse disa situata mund të mbyllen, për shkak të ndikimit të Jupiterit, Saturnit dhe Diellit disonant, nuk duhet t’i kushtoni shumë rëndësi këtyre situatave dhe të prisni me siguri. Në punë, përpiquni të jeni të disponueshëm.

Demi

Pesë yje për Demin. Venusi kthehet në mënyrë të favorshme dhe një tranzicion shumë i rëndësishëm fillon të hënën 13 janar: ka një ajër rilindjeje. Nëse ka pasur një krizë, ajo tani mund të rikuperohet. Një nga ditët më të mira do të jetë e marta. Kujdes me paratë, ka kosto shtesë. Në punë jeni më të fortë, duke kapërcyer problemet tuaja personale ju mund ta menaxhoni më mirë profesionin.

Binjakët

Tre yje për Binjakët. Ju keni Venusin dhe Hënën disonantë: mund të ketë debate, por ju do të dini se si të dilni prej tyre. Në dashuri do të jeni pa kompromis para së gjithash nëse do të diskutohet për problemet që lidhen me shtëpinë ose paratë, veçanërisht nëse keni të bëni me Peshqit ose Shigjetarin. Në punë ka perspektiva të mira: planetët ju mbrojnë dhe ju japin vullnetin për të arritur rezultatet. E vetmja pengesë janë shpenzimet që duhet të përballohen, veçanërisht midis ditës së martë dhe të mërkurë.

Gaforrja

Katër yje për shenjën e Gaforres. Eshtë një javë e rimëkëmbjes, megjithëse Jupiteri dhe Saturni mbeten kundër. Venusi, sidoqoftë, fillon një tranzit të shkëlqyer dhe arrin t’ju rikthejë në rrugën e duhur, veçanërisht në dashuri, por mos harroni se historitë e përfunduara vështirë se do të kenë një jetë të re: më mirë të shikoni përreth. Ata që kanë përjetuar një krizë, nga ana tjetër, mund të sqarojnë dhe rekuperojnë, madje edhe duke marrë vendime të rëndësishme. Kujdes në punë, Jupiteri kundër tregon që edhe nëse punoni shumë, nuk ju paguajnë sa duhet.

Luani

Tre yje për Luanin. Nëse jeni beqarë, në dashuri jeni në një fazë rikuperimi falë tranzitit të ri pozitiv të Venusit, që fillon nga e hëna. Sidoqoftë, këshilla është që jo gjithmonë të bëni të njëjtat zgjedhje të së kaluarës, të mos jetoni marrëdhënie konkurruese, por mirëkuptimi. Në punë mund të ketë disa probleme që lidhen me paratë: keni pasur shumë shpenzime. Mundohuni ta rrethoni veten me njerëz të besueshëm.

Virgjëresha

Tre yje për shenjën e Virgjëreshës. Mund të ketë një nervozizëm në dashuri këtë javë. Kalimi i Venusit kundër mund të shkaktojë tension dhe pakënaqësi, ju dëshironi garanci që mungojnë, por përpiquni të mos e vini nën presion partnerin a partneren, do të merrni efektin e kundërt. Në punë do jetë një javë e mundimshme, por rezultatet nuk do të mungojnë.

Peshorja

Pesë yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores: javë pozitive, por përpiquni të jeni më pak të zemëruar! Mundohuni të kapërceni mëritë e vjetra, nuk ka nevojë që gjithmonë t’i merrni me gjoks të gjitha situatat. Në dashuri, gjërat mund të shkojnë keq për çiftet që tashmë kanë qenë në krizë, që vitin e kaluar. Në punë keni mërkurin në anën tuaj, nga e enjtja disa nisma mund të ndërpriten.

Akrepi

Dy yje për shenjën e Akrepit. Ka disa pakënaqësi nga ana juaj, mbase jeni dyshues për ndjenjat e dikujt. Në vend të kësaj, përpiquni të jeni më të pranishëm në çift, për të gjetur harmoninë: edhe nëse jeni nën presion, përpiquni të relaksoheni duke harruar problemet dhe duke iu përkushtuar partnerit tuaj. Në punë mund t’ju ​​duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, ka plane për muajt e ardhshëm.

Shigjetari

Tre yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Shigjetarit. Në dashuri, nevojitet një sqarim, i cili do të çojë në një zgjidhje edhe më të mirë se sa pritej. Historitë e lindura rishtas funksionojnë, por shkathtësia është e nevojshme, ndërsa duhet të bëni kujdes ndaj agresionit verbal: Marsi mund të nxjerrë në pah përplasjet. Kujdes me shpenzimet. Në punë, vlerësoni propozimet e reja.

Bricjapi

Pesë yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit. Në dashuri është e mundur që të merren vendime të rëndësishme, të cilat do të çojnë në një stabilitet afektiv dhe personal, që është ajo që ju po kërkoni në këtë periudhë. Risitë vijnë edhe për beqarët: shikoni përreth. Në punë ka disa situata që janë pak të vështira për t’u duruar, por yjet ju ndihmojnë të zgjidhni problemet.

Ujori

Katër yje për Ujorin. Në dashuri po kërkoni një stabilitet të ri, prandaj ky është viti për të vendosur, o brenda, o jashtë. Do të mbyllni gjithçka që nuk ju intereson, por ajo që mbani do të jetë gjë e çmuar. Venusi do të ndihmojë në tejkalimin e shumë paqartësive. Do të ketë vështirësi në punë, por nëse bëni atë gjë për të cilën keni pasion, do të keni mundësi të merrni rezultate të shkëlqyera.

Peshqit

Pesë yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve, falë Saturnit dhe Jupiterit që ju mbrojnë në ndjenja, Dashuria favorizohet gjithashtu falë Venusit i cili kalon në shenjën tuaj të hënën në 13 janar. Beqarët do kenë mundësi të shkëlqyera për të takuar dikë: por mos qëndroni të mbyllur në shtëpi! Mund të ketë nervozizëm në punë, por Venusi do të ndihmojë në sheshimin e gjërave dhe rikuperimin. Mundohuni të bëni më të mirën tuaj. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button