Home»Lifestyle»Përse njerëzit sarkastikë janë më të suksesshëm?

Përse njerëzit sarkastikë janë më të suksesshëm?

Të gjithë e duan sarkazmën. Eshtë kaq e ngrohtë dhe e mjegullt dhe i bën të gjithë të ndjehen bukur. Prandaj, vazhdoni me ato batuta kafshuese – patjetër do t’ju sjellin miq dhe admirues!

Sigurisht, po përdor sarkazmë. Sarkazma, siç e dimë të gjithë, mund të na shkrijë së qeshuri herë pas here, por nuk duket të jetë një strategji e sigurt për të ndërtuar aleanca dhe për të ecur përpara në punë. Në fakt, shumica e trajnerëve të karrierës ndoshta do t’ju thonin ta shmangni me çdo kusht në zyrë.

Vetëm se, ndoshta e kanë krejt gabim. Ky është sugjerimi i studimit mbi sarkazmën, që me siguri do kënaqë fansat e batutave të hidhura kudoMe sa duket, sarkazma jo vetëm ju bën të lumtur; ajo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të jeni më krijues dhe të suksesshëm.

“Forma më e lartë e inteligjencës”

Studimi, i titulluar “Forma më e lartë e inteligjencës: Sarkazma rrit krijimtarinë përmes të menduarit abstrakt, si për atë që e shpreh edhe atë që e dëgjon”, u krye nga një ekip studiuesish nga Harvardi, Kolumbia dhe Insead. Ekipi testoi efektet e sarkazmës duke bërë që vullnetarët të përfshiheshin në një shkëmbim të sinqertë, sarkastik ose neutral, përpara se të përfundonin një detyrë të dhënë për të vlerësuar krijimtarinë e tyre.

Çfarë zbuluan studiuesit? Sarkazma, është një stërvitje mjaft e mirë mendore. “Për të krijuar ose deshifruar sarkazmën, si shprehësit ashtu edhe pritësit e sarkazmës duhet të kapërcejnë kontradiktën (d.m.th., distancën psikologjike) midis kuptimeve të mirëfillta dhe atyre aktuale të shprehjeve sarkastike. Ky është një proces që aktivizohet dhe lehtësohet nga abstragimi, i cili promovon mendimin krijues”, shpjegoi për Gazetën e Harvardit Francesca Gino,  e cila mori pjesë në studim.

Rezultati ishte se, “ata që ishin në kushte sarkazme, më pas realizonin më mirë detyrat e krijimtarisë sesa ata në kushte sinqeriteti, apo gjendje neutrale (kontrolli. Kjo sugjeron që sarkazma ka potencialin të katalizojë kreativitetin tek të gjithë,” ka shtuar Adam Galinsky, një anëtar tjetër i ekipit kërkimor.

Me pak fjalë, komentet sarkastike e bëjnë tërë skuadrën tuaj më kreative, kështu që vazhdoni përpara dhe lini të dalë nga goja juaj edhe ndonjë koment sarkastik. Faleminderit, shkencë!

Kërkohet besim

Ky është një lajm i për ata që janë të prirur drejt sarkazmës, por studiuesit paralajmërojnë që ky konstatim nuk duhet të merret si një “çek i bardhë” për të qenë sarkastik sa herë dhe kudo që ju teket. Nëse nuk doni të lëndoni njerëz dhe të digjni ura, duhet të kufizoni komentet tuaja vetëm në kontekstet ku është krijuar tashmë besimi.

“Ndërsa shumica e studimeve të mëparshme duket se sugjerojnë që sarkazma është e dëmshme për komunikimin efektiv sepse perceptohet si më përbuzëse sesa sinqeriteti, ne zbuluam se, ndryshe nga sarkazma midis palëve që nuk besojnë tek njëra-tjetra, sarkazma midis individëve që ndajnë një marrëdhënie besimi, nuk gjeneron më shumë përbuzje sesa sinqeritet”, vëren Galinsky. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *