Your Life

Si e eleminojnë dramën njerëzit e mençur

Dikush ju bllokon në trafik. Një bashkëpuntor përsëri ju ka lënë jashtë një zinxhir email, që përfshin informacionin që ju nevojitet. Bashkëshortja nis të bërtet kot më kot.

Menjëherë, keni një ndjesi indinjate.  Por para se të reagoni, prisni.

Mendoni për këtë – kur ka ndodhur që reagimi i menjëhershëm të ketë ndihmuar në një situatë?  Sigurisht, është e nevojshme në rast urgjencash, kur dikush duhet të telefonojë policinë apo urgjencën. Por duke lënë mënjanë situatat kërcënuese për jetën, çfarëdo gjëje që po përballesh, të ngjarë të dalë më mirë, nëse i jep vetes kohë dhe hapësirë ​​për reflektim.

Lër pak hapësirë mes një sfide dhe përgjigjes tënde

Sue Haukes, në librin e saj “Ndjekja e përsosmërisë: Minimizimi i dyshimit tek vetja dhe maksimizimi i suksesit”, tregon që mënyra se si njerëzit interpretojnë një situatë dikton përvojën e tyre. Por interpretimet nuk janë gjithmonë të sakta.  Ajo shkruan:

Ne thjesht vazhdojmë me çfarëdo reagimi emocional që kemi kur, përkundrazi, mund të pyesnim veten, “Prit një sekondë, a janë këto mendime të vërteta? A po shoh gjërat ashtu siç janë, apo po reagoj për diçka që ka ndodhur në të kaluarën?” Shpesh përgjigjet tona të jashtme ndaj sfidave bazohen në gjëra që i kemi brendësuar, por që në fakt nuk kanë asnjë bazë. Dhe ato “gjëra” mund të jenë negative, duke sfiduar ndjenjën tonë të brendshme të paqes dhe bazueshmërisë.

Në vend që të reagoni, ajo sugjeron të ndaleni, reflektoni dhe të merrni frymë derisa të gjeni ekuilibrin tuaj të brendshëm.

Kontrolli I sjelljes tuaj është një pjesë e madhe e suksesit

Pranojeni, reagimi emocionalisht është gjëja më e lehtë. Megjithatë, arritja e suksesit shpesh nënkupton bërjen e gjërave të vështira. Lance Tyson, autori i “Si të konkurosh në një botë komplekse thotë:

“Njerëzit e suksesshëm janë të merakosur për rezultate të kënaqshme. Njerëzit e pasuksesshëm janë të merakosur për një proces të kënaqshëm. Një person i suksesshëm është tërësisht i përqendruar në rezultatin. Një person i pasuksesshëm shqetësohet për mënyrën se si ndihet duke e arritur atë. Nëse dëshironi rezultate të mira, bëni punën e vështirë: mendoni dhe reflektoni për atë  që është e vërtetë, duke zgjedhur qëllimisht një rrugë të dobishme”.

Ka një dallim mes të reaguarit dhe të përgjigjurit

Eshtë një dallim i rëndësishëm, sipas Richard B. Joelson, një psikoterapist klinik që praktikon në Nju Jork. Të reagosh do të thotë të veprosh në kundërshtim me diçka pa menduar, shpesh menjëherë.  Të përgjigjurit përfshin mendim e reflektim të kujdesshëm, shpesh përgjigja prezantohet mirë dhe demonstron respekt për personin tjetër. “Kur njerëzit që janë tejet reagues, pranojnë dëmin që mund të bëjnë dhe fillojnë të formojnë me qëllim përgjigje të menduara, dhe jo reagime impulsive, ndërveprimet e tyre fillojnë të reflektojnë një shkallë më të lartë të aftësisë emocionale”, shkruan ai.  “Si rezultat, ata jetojnë me shumë më pak keqardhje dhe zvogëlojnë nevojën për të riparuar dëmin në marrëdhëniet me të tjerët”. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button