Psikologji

E pamundur t’u pëlqesh të gjithëve. Eshtë dhe e gabuar madje

Të ndjehesh e detyruar të kënaqësh të gjithë dhe për këtë, të fshehësh personalitetin e vërtetë, dëshirat e tua, shijet: një qëndrim që mund të na dëmtojë vetëm ne. Të jetosh kështu nënkupton helmim i ekzistencës tënde. Eshtë e vështirë të gjesh një shpjegim që mund të justifikojë një sjellje të till. Shkenca nuk mundet të tregojë pse ka njerëz që kanë frikë se mos zhgënjejnë të tjerët dhe që ndiejnë nevojën e vazhdueshme për t’i bërë të gjithë të lumtur.

Për disa, kjo është sjellje e gabuar e mësuar që në fëmijëri. Dhe kjo është një përpjekje e kotë për të për të kënaqur të gjithë dhe për t’i treguar botës edukatën tënde shembullore. Nëse e shihni veten në këtë përshkrim, nëse prireni të thoni po për gjëra që me të vërtetë nuk doni t’i bëni, ose nëse shmangni debatin me dikë nga frika se mos  zemërohet: Vazhdoni të lexoni pesë rregulla që duhet të mbani gjithmonë në mendje:

Askush nuk mund të bëhet përgjegjës për të gjitha emocionet e të tjerëve. Nëse keni tendencë të bëni gjithmonë gjithçka që dëshiron partneri, edhe në kurriz të mirëqenies tuaj personale, ose nëse përpiqeni përtej çdo limiti për t’i bërë të tjerët krenarë për ju për, njerëzit gjithmonë do të priren të kenë pritshmëri të larta ndaj jush. Kjo sjellje t’ju bëjë që të merrni shumë përgjegjësi. Ju nuk keni pse të shqetësoheni për të përballuar siklet të të tjerëve. Nuk është detyra juaj t’i mbroni ata nga ngjarjet e pakëndshme që do të gjejnë natyrshëm në rrugën e tyre.

2) Njerëzit që gjithmonë kanë nevojë për pëlqimin e të tjerëve manipulohen kollaj. Shpesh është e mundur të lokalizoni një person veçanërisht të ndjeshëm dhe të nënshtruar, që një kilometër larg. Po flasim për ata që përgjigjen gjithmonë pozitivisht për çdo kërkesë. Këta tipa bëhen shënjestra të lehta për njerëzit që shfaqin një karakter më të fortë dhe më të sigurt. Dikush mund të përfitojë nga mirësia dhe mirësjellja jua,j për t’ju kërkuar favore që do ju fusin në siklete.

3) Eshtë normale që disa njerëz të ju konsiderojnë jo veçanërisht të këndshëm. Ju nuk mund t’i pëlqeni të gjithëve, njerëzit janë të ndryshëm dhe secili prej tyre tregon afrimitet me një lloj të caktuar personazhesh, dhe jo me të tjerët. Nuk keni pse t’i fajësoni ata. Asgjë nuk u pëlqen të gjithëve njësoj. Ka njerëz që nuk e pëlqejnë çokollatën.

4) Përpjekja për të kënaqur njerëzit vjedh energjinë e jetës tuaj. Eshtë e pamundur të kënaqësh të gjithë: përpjekja për të bërë këtë do ju stresojë dhe nervozojë. Nëse mendoni që dikush mund të shqetësohet nga sjellja juaj, analizojeni dhe nëse nuk duket se po bëni ndonjë gjë veçanërisht fyese, mos e ndryshoni qëndrimin tuaj. Absolutisht shmangni ritregimin e bisedave të së kaluarës. Kthimi pas në ngjarje të kaluara nuk do t’ju ndihmojë dhe do t’ju marrë minuta të çmuara shtesë të kohës tuaj.

5) Të kënaqësh të tjerët është sjellje egoiste. Shumica e njerëzve që kanë frikë të thonë jo, nuk thonë sepse nuk duan të paraqiten tek të tjerët si persona tepër egoistë. Sidoqoftë, në realitet, është pikërisht nevoja për t’u vlerësuar gjithnjë që i bën këta njerëz të shfaqen pak egoistë dhe prepotentë. Qëndroni të vërtetë ndaj vlerave tuaja dhe mësoni të thoni jo. Njerëzit që janë vërtet të interesuar të kalojnë kohën në praninë tuaj, do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, edhe nëse filloni ta jeni më pak  të disponueshëm. Nga ana tjetër, përpiquni të mësoni të toleroni edhe njerëzit që dëshmojnë se janë të zemëruar ose të mërzitur me ju. Fjalët dhe sjelljet tuaja duhet të jenë gjithmonë në përputhje me besimet dhe dëshirat tuaja. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button