Zodiak

2020: Ja çfarë do të zbulojë për veten, secila prej shenjave këtë vit

Secila prej shenjave të Horoskopit, do të zbulojë diçka të re për veten në këtë vit 2020. Gjëra që ndoshta nuk i dinit, që kanë qenë të fshehura brenda jush dhe që do të dalin shpejt në sipërfaqe. Në këtë vit, ju do të zbuloni:

Dashi – Se jeni të fortë

2020 është hapur me aventura të reja për t’u jetuar dhe një pjesë prej jush pothuajse keni frikë se nuk do të keni më mundësi t’i kapni ato. Sidoqoftë, përvoja po ju mëson ditë pas dite që ajo pjesë e juaj që do aventurën është ende gjallë. Thjesht duhet të shkoni pak më tej për ta gjetur. Muajt e parë të vitit 2020, pra, do të jeni përsëri në kontakt me forcën tuaj. Ju do të zbuloni se, pavarësisht përvojave jo gjithmonë pozitive, juve jeni gjithmonë të njëjtët. Jeni në gjendje të jetoni duke ndjekur emocionet pa frikë, sepse e dini që keni forcën për t’u ringritur pas çdo rrëzimi.

Demi – Se keni më shumë durim nga sa mendonit

Në vitin e fundit ju keni pasur mundësinë të reflektoni për një kohë të gjatë mbi veten tuaj. Edhe duke krahasuar veten me të tjerët, në mënyrë që të kapni çdo dallim. Nëse keni mësuar një gjë, dhe që do të mësoni më shumë në muajt në vazhdim, është që ju jeni një person me shumë durim. Një cilësi që jo të gjithë e posedojnë dhe që ju e dini se si ta përdorni më së miri. Duke ia dalë jo vetëm që të mos çuditeni në situata kur shumë të tjerë do të çmendeshin, por edhe duke arritur të transmetoni qetësi  për ata që keni në krah.

Binjakët – Se ju jeni më të vendosur, nga sa mendoni

Edhe pse njohja juaj e thellë është mjaft e vështirë, për ju për shkak se shpesh bini në kontradiktë edhe me veten, këtë vit do të jeni në gjendje të përfshiheni në situata që do t’ju lejojnë të kuptoni se kush jeni. Përtej çdo dyshimi të mundshëm. Do të jetë një zbulim i vërtetë që do ta bëni me kënaqësi. Dhe do t’ju bëjë më të sigurt. Një lloj dhurate që do të rrisë vetëvlerësimin tuaj. Në të njëjtën kohë do t’ju japë përsosmërinë që keni kërkuar për një kohë të gjatë, por që rrallëherë keni qenë në gjendje ta shijoni.

Gaforrja – Që në realitet e dini se çfarë doni nga jeta

Nëse vitet e fundit keni kaluar kohë duke menduar për atë që dëshironi me të vërtetë nga jeta, dijeni që më në fund keni arritur në një pikë kthese. Viti 2020 do t’ju japë mundësinë të zbuloni e të zgjidhni cilën rrugë të ndiqni. Në këtë mënyrë do të realizohen dëshirat tuaja. Zgjedhja përfundimtare do të jetë e juaja dhe do t’ju lejojë të bëni hapin që keni dëshiruar. Një hap që do t’ju çojë drejt një pjekjeje që në sytë tuaj dukej pothuajse e pamundur. Por që do të vijë krejt papritur sikur të kishte qenë e fjetur për një kohë kaq të gjatë.

Luani – Që dini të hiqeni mënjanë

Gjithmonë të projektuar tek vetja juaj, në këtë 2020 do të mësoni diçka të papritur për veten. Rrethanat do t’ju bëjnë që të hiqeni mënjanë për dikë tjetër, edhe pse teorikisht nuk keni ndërmend ta bëni. Njohja e një aspekti kaq të panjohur të vetes suaj do t’ju bëjë që të reflektoni. Dhe do të dëshironi ta njihni veten më mirë. Dhe ku i dihet, kështu mund të zbuloni anët e tjera të vetes, që mund t’ju habisin pozitivisht? Në fund të fundit, viti sapo ka filluar.

Virgjëresha 2020 – Që dini të jeni edhe pozitivë

E çuditshme, por e vërtetë. 2020 do t’ju ndihmojë të jeni pozitivë. Sigurisht, asgjë e veçantë kur krahasohet me konceptet normale të optimizmit. Por padyshim diçka e veçantë nëse krahasohet me mënyrën tuaj të të qenurit negativë. Në fakt, do të ketë situata në të cilat, ndoshta edhe falë njerëzve afër jush, do të ndiheni të gatshëm t’i shikoni gjërat ndryshe. Duke u përqëndruar edhe në aspektet e mundshme pozitive. Një përvojë që do t’ju ndryshojë shumë dhe do t’ju japë mundësinë për të reflektuar. Do ju sigurojë edhe mundësinë për të provuar emocione që nuk i keni përjetuar më parë.

Peshorja – Që jeni të pasur me cilësi

Zakonisht nuk i kushtoni shumë vëmendje vetes dhe cilësive tuaja. Megjithatë, falë dikujt që do t’ju ndihmojë t’i vini re, muajt e parë të vitit 2020 do t’ju bëjnë të kuptoni potencialin dhe cilësitë që as nuk dyshonit se i kishit. Eshtë diçka që do ju bëjë të ndiheni unikë dhe specialë. Dhe do t’ju japë vetëvlerësim dhe dëshirën për të bërë gjëra. Një ndjenjë pozitive që duhet ta përsërisni sepse mund t’ju bëjë më të hapur për botën dhe veçanërisht për veten tuaj. Kjo do t’ju bëjë më të prirur të eksperimentoni me disa aspekte të jetës, që deri më tani i konsideronit plotësisht të largëta nga mënyra juaj e të jetuarit.

Akrepi 2020 – Që e njihni vërtet veten tuaj

Pas një viti reflektimesh, tani keni arritur në një pikë ku njohja e vetvetes është e vetmja gjë që e konsideroni të drejtë. Dhe, viti 2020 duket se pajtohet me ju. Në fakt, që nga ditët e para do të kuptoni atë që dëshironi në të vërtetë dhe çfarë mund t’ju bëjë të lumtur. Do të kuptoni vendin tuaj në botë. Atë që dini dhe mund të bëni dhe si dëshironi të jetoni jetën tuaj, për të qenë me të vërtetë të lumtur. Këto janë gjëra që ishin tashmë brenda jush, por që për arsye të ndryshme nuk mund t’i kuptonit. Me kalimin e kohës, kanë bërë rrugën e tyre dhe tani janë të gatshëm dalin në sipërfaqe për ju.

Shigjetari – Se ju keni një anë të butë

Gjithmonë keni provuar ta tregoni veten si një person të fortë, të guximshëm, ndonjëherë edhe negativ. Shkaku ka të ngjarë të lidhet me një formë të pasigurisë. Por për të tjerët arsyet mbeten vërtet të panjohura. Në muajt e parë të vitit 2020 do të zbuloni se keni një anë të butë, për të cilën pothuajse nuk dyshonit se ekzistonte. Ajo gjithmonë ka qenë pjesë e juaja, megjithëse e mbyllur brenda vetes tuaj. Epo, tani fshehja do të jetë shumë më e vështirë. Sa më shpejt të kuptoni se kjo është një forcë dhe jo e kundërta, aq më shumë do të keni mundësi të vazhdoni jetën tuaj, ndoshta në një mënyrë tjetër, por sigurisht më të lumtur.

Bricjapi 2020 – Që keni nevojë për të tjerët

2020 do t’ju japë një mësim të vështirë për të kuptuar, por më mirë ta mësoni shpejt. Në fakt, do të kuptoni se keni nevojë për të tjerët. Kjo nuk do të thotë që ju nuk jeni të pavarur, por se të tjerët janë të rëndësishëm, në mos të domosdoshëm për rrugën tuaj të rritjes. Refuzimi  vetëm do t’ju bëjë që të përplaseni më shumë. Mirë është ta pranoni menjëherë dhe të bëni paqe. Sepse hapja e zemrës suaj ndaj ndjenjave do të jetë dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes.

Ujori – Që keni nevojë të dashuroni

Ju që zakonisht jeni kaq të rezervuar dhe të gatshëm për të shprehur ndjenjat, shpejt do të kuptoni nevojën tuaj për dashuri. Do të zbuloni edhe dëshirën për t’u hapur më shumë me të tjerët. 2020 tashmë ka filluar t’ju tregojë këtë aspekt tuajin. Mbase ju duhet ende ca kohë që ta pranoni plotësisht. Megjithatë, më në fund mund të përjetoni ndjenjat siç nuk i keni bërë kurrë më parë, duke u ngacmuar dhe dashuruar ashtu siç e mendonit që ishte pamundur. Do të jetë një përvojë unike dhe do të jeni më se të lumtur që keni eksperimentuar.

Peshqit 2020 – Që vleni shumë

Viti i kaluar ju ka vënë në provë, por fitoret me të cilat do të përballeni në të riun, do t’ju tregojnë se kur vendosni diçka në kokën tuaj, askush nuk mund t’ju heqë mendjen nga objektivi. Betejat tuaja më në fund do të kenë kuptim dhe do të kuptoni se ju vleni shumë më tepër sesa mendonit. Duke rritur vetëvlerësimin dhe besimin tuaj në univers. Do të jetë një përvojë e rëndësishme. Më në fund të ndjeheni të gjallë dhe të mbushur me energji. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button