Your Life

Bëni këto 5 gjëra, për të tërhequr një Karma të mirë në jetën tënde

Karma është mbi të gjitha një rrjedhë e energjisë që qarkullon lirshëm. Këto rrjedha formohen sipas qëllimeve tona dhe prandaj mund të ndikojnë në jetën tonë, në varësi të natyrës së veprimeve tona.

Me origjinë në traditat spirituale Lindore, Karma është një fjalë sanskrite që do të thotë vepra. Parimi kozmik i shkakut dhe pasojës, ajo lidhet me ciklet e rimishërimit dhe bazohet në teorinë se çdo veprim, i mirë apo i keq, çon në pasoja nga të cilat askush nuk mund të shpëtojë. Karma është pra një sistem i paanshëm i ndëshkimit shpirtëror, që synon të ruajë ekuilibrin dhe drejtësinë universale.

Ja pesë gjëra që duhet të bëni për të tërhequr një Karma të mirë

  1. Bëj më të mirën tënde për të ndihmuar dikë

Të ndihmosh një zonjë të moshuar me çantën e pazarit, të mbash dorën e një të verbëri tek kalon rrugën. Të shpëtosh një kafshë të braktisur. Janë gjeste në dukje të papërfillshme, që përveç që sjellin mirënjohje që ngrohin zemrën tuaj, do të kenë një ndikim të rëndësishëm në energjitë që ju rrethojnë.

  1. Bëj bamirësi

Për t’i ndihmuar të tjerët në mënyrë të vazhdueshme, mund të investoni në vepra bamirësie. Pavarësisht nëse është një shtëpi-familje, misione lokale ose një shoqatë më e madhe, ju mund të kontribuoni në mirëqenien e atyre që janë përreth jush dhe t’i ndihmoni ata që kanë nevojë. Një kujdes i vogël, një buzëqeshje ose një vëmendje e vogël ndonjëherë mund të bëjë ndryshim të madh.

  1. Thuaj gjithmonë të vërtetën

“Koha konsumon gabimin dhe i jep shkëlqim të vërtetës”. Fjalët e togerit dhe të dukes së Lévis që ilustrojnë në mënyrë të përsosur fuqinë zbuluese të ditëve dhe viteve që kalojnë. Në fakt, çdo mashtrim që mendoni se e keni fshehur do të shfaqet herët a vonë. Kjo është fuqia e universit dhe Karma-s, për të shpërblyer veprimet tona. Pa dështuar kurrë në detyrën e saj.

  1. Kujdesu për mirëqenien tënde

Para se të mendoni të ndihmoni të tjerët, duhet të kuptoni gjithashtu rëndësinë e ndihmës për veten tuaj. Filloni me përmirësimin e mirëqenies tuaj që ka një ndikim të madh psikologjik në veprimet që bëni. Meqenëse vullneti është i lidhur në thelb me Karma-n, qëllimet tuaja duhet të lindin në një mendje e cila s’ka mendime negative.

  1. Bëjini pyetjet e duhura vetes

“Udhëtari më i madh është ai që dikur ishte në gjendje të anashkalonte veten”. Nuk është për t’u habitur që maksimë e Ghandit ilustron ndryshimin thelbësor për të përmirësuar Karma-n. Në të vërtetë, çdo transformim fillon me një vështrim të thellë brenda vetes. Kjo bisedë me veten që mund të duket e padobishme, madje edhe për të qeshur, është në të vërtetë thelbësore sepse shumë shpesh, duke u larguar nga diktatet që na qeverisin, ne arrijmë të gjejmë vlerat tona të vërteta. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button