Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e diel, 12 janar 2020

DASHI

Eshtë një e Diel që ju fton të ndërmerrni veprime dhe të merrni pozicione të rëndësishme. Nëse ka pasur konflikte në dashuri, tani ka ardhur koha që të përdorni situatën dhe të gjeni një kompromis të drejtë. Gjithmonë duhet të keni në mendje faktin që Venusi nuk është më kundër, dhe kjo do të favorizojë shenjën tuaj zodiakale në dashuri. Kështu që do të jetë e mundur të përjetoni diçka të bukur apo emocione të reja, edhe duke gjetur një partner tjetër. Në punë mund të ndodhë që në pranverë një projekt të ndërpritet, por që nga ai moment mund të filloni diçka, që do të jetë e suksesshme.

DEMI

Nëse është e vërtetë që të premten dhe të shtunën keni pasur disa përplasje me mjedisin përreth jush, është gjithashtu e vërtetë që këtë të diel do të përpiqeni të merrni gjërat me qetësinë e duhur dhe do të jeni më reflektues. Kjo është dita e duhur për të provuar cilësinë e një marrëdhënieje dhe të kuptoni nëse i dashuri apo e dashura juaj me të vërtetë ju do sinqerisht. Një ndryshim i vendit të punës ose një ridimensionim nga pikëpamja ekonomike dhe financiare do të jetë e mundur deri në pranverë.

BINJAKET

Në këtë fazë të jetës tuaj ju do të duhet të lidheni shumë më konstruktivisht me të tjerët. Duke qenë komunikues të shkëlqyeshëm, nuk do të jetë e vështirë për ju të përmirësoni aspektin e marrëdhënieve dhe gjithashtu do t’ju duhet të jeni në gjendje të shisni diçka, për ata që punojnë në sektorin tregtar. Ju keni yje në anën tuaj që ju ndihmojnë të përjetoni emocione të forta. Çiftet që kanë kapërcyer krizat e lindura në 2019, tani do të jenë në gjendje të jetojnë disa momente të mira dhe të konsolidojnë marrëdhënien.

GAFORRJA

Jupiteri dhe Saturni në kundërshtim nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë keq, por pengesa të papritura mund të shfaqen. Në këtë moment ju keni shumë frikë të bëni një kërcim cilësor. Ndoshta nuk ndiheni të kënaqur me këtë, por yjet ju këshillojnë të merrni rreziqe dhe të mos humbni mundësitë që do t’ju shfaqen. Nëse është e vërtetë që në vitin 2019 nuk keni arritur t’i realizoni objektivat nga pikëpamja ekonomike, është gjithashtu e vërtetë që viti 2020 do të jetë një vit në të cilin mund të arrini stabilitetin.

LUANI

Në përgjithësi, ka qenë një javë që nuk ka shkuar siç ishte planifikuar. Midis të martës dhe të enjtes ka pasur tensione të mëdha dhe tani ju keni mbërritur këtë të diel, shumë të lodhur. Tani për tani yjet tuaj ju këshillojnë të vendoseni në një qoshe për të reflektuar dhe folur sa më pak të jetë e mundur. Do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sidomos në marrëdhëniet me njerëzit e Akrepit dhe Demi, me të cilët mosmarrëveshjet e forta mund të lindin si në dashuri ashtu edhe në familje.

VIRGJERESHA

Gjërat më të mira të këtij viti do të ndodhin që nga pranvera e tutje për ata që kanë lindur nën shenjën e Virgjëreshës. Për këtë arsye, nëse ka pasur vonesa të mëdha do të jetë më mirë të prisni për muajin Prill, kur do të ndodhin gjëra shumë pozitive dhe do të keni përgjigjet që prisnit. Natyrisht, yjet e mirë nuk janë të mjaftueshëm nëse nuk bëni tuajën. Më në fund do të keni mundësi të riktheheni në lojë dhe të tregoni sa vleni.

PESHORJA

Të dielën do të filloni një ngjitje të ngadaltë pas një fillimi disi të mundimshëm për vitin. Sidomos në dashuri, më në fund do të jeni në gjendje të merrni frymë përsëri dhe të rikuperoni pas një faze tensioni. Ata që planifikojnë një martesë ose një bashkëjetesë do të duhet të shtyjnë gjithçka në pranverë, kur yjet janë më të mbarë. Fundi i vitit 2020 do të jetë shumë pozitiv, por do të jetë më mirë të flisni më vonë. Ndërkohë, këtë të diel do të ketë më shumë mundësi për të kapërcyer pengesa të caktuara.

AKREPI

Keni plane të mëdha për të ardhmen në mendje por këtë të diel do të keni disa pengesa. Venusi së shpejti do të kthehet në anën tuaj, por ndërkohë ka pengesa për të kapërcyer në dashuri dhe do t’ju duhet shumë durim. Shmangni marrjen e vendimeve drastike në dashuri, mund të pendoheni shpejt! Shumë më mirë të ndaleni dhe të mendoni se çfarë të bëni. Ndoshta është më mirë t’i jepni vetes një relaks të vogël, duke shmangur zgjedhjet për të cilat mund të pendoheni.

SHIGJETARI

Tani për tani yjet janë shumë dashamirës sa i përket dashurisë. Jo vetëm për ata që janë tashmë në çift, por edhe për ata që janë në kërkim të një shoku shpirtëror. Vetëm marrëdhëniet që janë zvarritur për ca kohë në monotoni janë në rrezik, edhe sepse Shigjetari nuk i do gjërat përsëritëse dhe gjithmonë ka nevojë për emocione të reja. Ky është një vit që premton shumë nga pikëpamja ekonomike.

BRICJAPI

Tani për tani ka nevojë për të kuptuar se kush jeni dhe sa vleni. Eshtë një projekt i ri pune që duhet të kryhet, edhe sepse shumë gjëra të së kaluarës tani janë në ardhje. Ky është një vit që kërkon ndryshime dhe risi për ju, veçanërisht nga pikëpamja e punës. Mundësitë që do të vijnë për ju nuk do të jenë të pakta, por varet nga ju të dini se si të rrokni mundësitë në ajër. Në dashuri, është më mirë të mos e konsideroni si të mirëqenë që një histori ka mbaruar.

UJORI

Gjithmonë është mirë të jeni të sinqertë dhe të thoni gjithmonë atë që mendoni, por ndonjëherë duhet të respektoni disa kufij, përndryshe situata mund të degjenerojë. Ka qenë një javë aspak pozitive për ju nga ky këndvështrim. Ju shpesh keni thënë ato që keni menduar dhe për këtë keni rënë në konflikt me mjedisin përreth. Tani për tani ju duhet të bëni një lloj rishikimi të jetës suaj, dhe të kuptoni se çfarë po ndodh vërtet dhe çfarë jo.

PESHQIT

Kishte emocione të forta për Peshqit në gjysmën e dytë të vitit 2019, por pavarësisht se keni Venusin në anën tuaj, nëse një marrëdhënie nuk funksionon, nuk është e mundur të ndryshoni gjërat me shkopin magjik. Ka nga ata që janë ndarë për shkak të një tradhtie, ose sepse nuk mund të mbanin gjallë një histori që ishte zvarritur për ca kohë. Tani është koha të lini gjithçka pas dhe të mos mendoni shumë për gabimet e së kaluarës. Yjet do ju ndihmojnë të shikoni përpara dhe të jetoni emocione të reja në dashuri, por vetëm nëse nuk mbylleni në shtëpi. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button