Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e premte, 10 janar 2020

DASHI

Ka shumë paqartësi në dashuri që po krijojnë tension për ju. Kjo është veçanërisht e vërtetë për çiftet që kanë debatuar shumë gjatë vitit 2019 dhe që tani po përjetojnë një krizë të thellë. Kokëçarjet dhe vendimet drastike duhet të shmangen në këtë periudhë. Më mirë jepini vetes një pauzë për reflektim. Në përgjithësi, Dashi ka tendencë të marrë vendime të nxituara, shpesh të diktuara nga arsye sipërfaqësore.

DEMI

Për nga natyra nuk jeni një person aventuresk, por në këtë periudhë dëshira për të eksploruar horizonte të reja nga shumë këndvështrime, është shumë e fortë tek ju. Të rinjtë e Demit janë gjithmonë shumë të pasionuar dhe të rrëmbyer, por pas moshës 35 vjeç, në përgjithësi, ata kanë tendencë të bëhen më konservatorë dhe t’i vendosin qëllime vetes. Sidoqoftë, ka disa njerëz që janë duke u përpjekur t’ju thonë shumë gënjeshtra dhe të cilët mund të jetë më mirë t’i largoni.

BINJAKET

Ata që jetojnë në një zonë shumë të kufizuar me pak kontakte sociale mund të përjetojnë disa momente shqetësimi. Ju pëlqen të komunikoni dhe të kontaktoni me të tjerët, për këtë arsye nuk jetoni mirë në qytete të vogla dhe në mjedise shumë të mbyllura. Mund të ketë disa probleme për t’u zgjidhur edhe në vendin e punës. Çiftet që i kanë rezistuar stuhive të fundit tani janë shumë më solide. Nëse dashuria është e sinqertë, ajo gjithashtu mund t’i rezistojë sulmeve nga jashtë dhe ju jeni prova më konkrete e kësaj.

GAFORRJA

Edhe nëse fillimi i vitit ishte pak me debate, kjo fundjavë do të hapë horizonte interesante për të përjetuar edhe disa emocione. Shumë prej jush kanë hasur, ose janë duke hasur në pengesa, veçanërisht në vendin e punës. Ju keni gjetur shumë mosbesim rreth jush për projektet që keni në mendje, ose dikush nxiton të dalë kundër jush edhe në familje. Në dashuri, do të jetë më mirë të hidhni hapa njëri pas tjetrit.

Luani

Kjo është një ditë prove sidomos për çiftet që kanë debatuar shumë gjatë ditëve të kaluara. Një ditë e rëndësishme gjithashtu për të kuptuar nëse është me të vërtetë e vlefshme të vazhdoni një histori apo është më mirë të lini gjithçka dhe të filloni përsëri diku tjetër. Nëse historitë janë të ngurta, ju mund të jeni në gjendje të dilni prej tyre me një debat të ndezur, por nëse historia është e dobët, mund të lindë gjithashtu një ndarje e pakthyeshme. Në këtë periudhë ju ndjeni distancën nga partneri juaj dhe kjo po ju bën të humbni temperamentin.

VIRGJERESHA

Ata që janë duke provuar një lidhje me Demin, Gaforren ose Bricjapin mund të vendosin tani ta kurorëzojnë atë me një bashkëjetesë ose me dasmë. Në këtë qiell shumë të favorshëm, do të dalin në pah vetëm ata që kanë një dëshirë të madhe për të bërë ose që dinë të bëjnë. Mundohuni të kuptoni se cila është natyra juaj e vërtetë, çfarë ju pëlqen të bëni me të vërtetë dhe hidhuni përpara në një projekt në të cilin besoni verbërisht. Ky është koha për të synuar drejt objektivit.

Peshorja

Nuk ishte një fillim i ndritshëm i javës për Peshoret. Ka shumë çështje të paqarta që po ju mundojnë jo pak. Nëse keni vuajtur nga ndonjë problem fizik, këshillat e yjeve janë të kaloni një fundjavë relaksuese. Të shtunën dhe të dielën do të përjetoni një fazë të rimëkëmbjes nga pikëpamja sentimentale. Ka kontraste të jashtme që mund të përhapen në çift dhe të krijojnë një tension shumë të madh. Nëse ka një person që është shumë këmbëngulës në jetën tuaj, ju mund ta vendosni atë prapa qoshes.

AKREPI

Prej disa kohësh, ka pasur si çështje sentimentale ashtu edhe juridike që ju kanë munduar shumë. Nëse ka njerëz që janë kundër jush dhe po torturojnë shpirtin tuaj, tani mund të vendosni të merrni një vendim drastik. Ju gjithashtu mund të jeni tepër të grindur, dhe atëherë duhet të mendoni për gjënë e duhur për të bërë, duke shmangur kokëçarjet e dëmshme. Ju ende vuani nga një problem fizik që keni mbarut nga viti 2019.

SHIGJETARI

Në këtë ditë ekziston një dëshirë e fortë për t’u rikthyer në lojë. Ditët e fundjavës do të jenë thelbësore për të diskutuar në dashuri për disa gjëra të gabuara, por në një mënyrë konstruktive pa tone të ndezura. Në përgjithësi, ju e jetoni dashurinë me faza alternative. Fazat e pasionit të madh pasohen me momente të hutimit dhe zbrazëtisë. Ju gjithnjë arrini të jetoni dashurinë me impuls dhe pasion të madh në fazën fillestare, por, në planin afatgjatë, lodheni nga monotonia dhe përsëritja e gjërave.

BRICJAPI

Do të keni Mërkurin, Jupiterin dhe Saturnin në anën tuaj për t’i bërë gjërat më të lehta për ju në shumë fusha të jetës tuaj. Shumë prej jush që punojnë në një grup bashkëpunëtorësh mund të përjetojnë një ndjenjë të pamjaftueshmërisë. Ndoshta sepse mendoni se nuk keni njerëzit e duhur pranë jush për të realizuar projekte të rëndësishme. Shpesh, nëse duhet të merrni vendime të rëndësishme, e gjeni veten vetëm në fatin tuaj. Dhe kjo ju bën të ndjeni një siklet të fortë të brendshëm.

UJORI

Polemika është miku juaj në këtë periudhë. Duhen shumë pak për t’ju bërë të ndizeni. Shpesh do të gjeni veten kundër gjithçkaje dhe të gjithëve dhe kjo mund t’ju ​​shkaktojë disa probleme me mjedisin përreth. Do të jetë më e vështirë, në këtë fazë, të jeni në gjendje të mbani tensionin nën kontroll sidomos në marrëdhëniet me partnerin. Nëse jeni duke provuar një marrëdhënie të ndërlikuar, ka ardhur koha të bëni një reflektim të rëndësishëm, por pa i acaruar shpirtrat.

PESHQIT

Ka një dëshirë tek ju të zbuloni një dashuri të madhe. Nëse po jetoni një histori që e keni mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë, tani është koha për të dalë në sipërfaqe. Duhet thënë gjithashtu që javën e ardhshme Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe për këtë arsye do të vijë edhe momenti i emocioneve të forta në dashuri. Deri në fund të janarit, ju mund të jeni në gjendje të kapni një histori dashurie që përfundoi në fund të vitit të kaluar. Mund të ketë gjithashtu një lajm shumë të mirë në lidhje me punën. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button