Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut italian PAOLO FOX për ditën e enjte, 9 janar 2020

DASHI

Jeni disi të shqetësuar. Do të dëshironit të bënit shumë gjëra por ka bllokime që vijnë nga jashtë. Diçka që keni dashur të përfundoni në shumë pak kohë, është zbehur. Midis qëllimeve që ndryshojnë ose largohen, rrezikoni të demoralizoni veten. Ju ftoj vetëm të jeni më të durueshëm dhe ta shikoni të ardhmen me optimizëm, pavarësisht kësaj dite, do të vijnë kohë më të mira.

DEMI

Në krahasim me të mërkurën, të enjten do të rekuperoni. Midis të premtes dhe të dielës mund të forconi një ndjenjë dhe të flisni qartë. Tani nuk ka një krizë dashurie që po vazhdon, por ka të ngjarë të ketë çështje që po i bëni të qarta qysh prej 20 dhjetorit, e për këtë arsye në dashuri nuk mungojnë disa fërkime e tensione. Eshtë e vështirë të mendosh gjithmonë në të njëjtën mënyrë, është e nevojshme që për diçka, të arritni një kompromis me partnerin.

BINJAKET

Nëse gjatë fundjavës do të keni mundësi të udhëtoni, të argëtoheni në marrëdhënie me të tjerët, tani ju duhet një ditë relaksi. Kur keni një problem, dëshironi ta ekspozoni duke dhënë motivimet tuaja në një mënyrë të arsyeshme krijuese. Të dielën, mund t’i përkushtoheni shkrimit ose të bëni diçka më shumë për ta bërë gjendjen tuaj më transparente.

GAFORRJA

Do të dëshironit të mbeteshit vetëm, të lirë për të punuar dhe ndjekur qëllimet tuaja. Nga e marta, ju jeni pak të angazhuar dhe në këtë ditë do të ketë disa polemika. Ju keni ndjesinë që po bëni shumë, por zhgënjimi vjen kur mendoni se nuk jeni të kënaqur nga shpërblimi, në këtë pikë gjithashtu shtohet edhe pak zemërim, diçka që tashmë ka ndodhur prej disa ditësh dhe që manifestohet përmes sikleteve në stomak.

LUANI

Gjithmonë doni të tregoni se jeni të suksesshëm në gjithçka që bëni, por në këtë ditë keni dyshime, jeni në mëdyshje. Mos e shfryni zhgënjimin tuaj ndaj të tjerëve ose duke u treguar atyre se janë fajtorë. Mos jini shumë kritikë në dashuri, kur mendoni se nuk merrni atë që meritoni, silleni në atë mënyrë që i largon njerëzit dhe nuk pranoni gjykime. Veproni si duhet por mos u shfaqni luftarakë.

VIRGJERESHA

Java nuk ka filluar në maksimum, por mund t’ju them se duhet të jeni optimistë, sepse parashikimet astrologjike për vitin 2020 janë shumë pozitive, do të jetë një vit i shpërblimit për ju. Fundjava lejon diçka më shumë në dashuri dhe gjithashtu në marrëdhënie me të tjerët. Jupiteri dhe Saturni janë të favorshëm dhe mund t’ju çojnë larg, duke ju bërë të jetoni edhe emocione të bukura.

PESHORJA

Nëse e keni ngarkuar veten me shumë punë dhe përgjegjësi, ju keni dyfishuar praninë tuaj, por tani keni dyshime, sepse ndiheni konfuzë apo edhe keni hyrë në kaos, gjë që gjithashtu ju bën shumë të lodhur. Në familje, nëse përjetoni situata stresuese në punë, do të gjeni ngrohtësi dhe ngushëllim, përveç nëse ka probleme edhe në këtë fushë.

AKREPI

Në këtë moment, yjet nuk po ju ndihmojnë për dashurinë apo projektet e punës, ju jeni të detyruar të shtyni dhe kjo ju bën të pakënaqur. Ata që janë ndarë dhe ndoshta kanë provuar një qasje e kanë gjetur veten në një marrëdhënie që fillimisht ishte e mirë por që tani është zbehur. Ndoshta shkaku jeni ju, qëndrimi juaj është sipërfaqësor, ju dëshironi të jeni me dikë që të mos ndjeheni të vetmuar dhe jo sepse besoni në atë histori ose në atë person. Mënyra e gabuar! Shmangni konfliktin gjatë fundjavës.

SHIGJETARI

Në këtë ditë dhe ditën pasardhëse, ju doni të rifitoni lartësi dhe yjet ju mbështesin në këtë proces. Midis së shtunës dhe të dielës një dashuri mund të kthehej me emocione të bukura për të jetuar dhe marrëdhënie po aq pozitive. Mos e kufizoni veten, lini hapësirë ​​për krijimtarinë tuaj, ju duhet të bëni atë që dëshironi, edhe me koston e hyrjes në konflikt ose të bëni një zgjedhje drastike për të ardhmen. Lajme të reja priten së shpejti.

BRICJAPI

Ju ndjeni disa tensione, mbase ka pasur takime me njerëz që ju kanë irrituar ose ka pasur largime të papritura, gjë që jua ka fundosur entuziazmin tuaj. Fundjava sjell emocione pozitive, për sa kohë që ju qëndroni larg disa polemikave, që mund të lindin kur ndiheni të keqkuptuar. Ndonjëherë është më mirë të izoloheni dhe të shmangni mashtrimet dhe thashethemet.

UJORI

E enjtja dhe e premtja janë ditë veprimi, ato reflektojnë vendosmërinë që do të keni në këtë 2020. Unë ju ftoj, megjithatë, të bëni pak kujdes, është një fazë në të cilën është e nevojshme t’i përmbaheni disa sigurive, mos nxitoni të rivendosni gjithçka për të filluar përsëri. Ndryshimet e mëdha mund të bëhen gjithashtu, por duhet të jeni të mbuluar financiarisht. Bëni mirë llogaritë.

PESHQIT

Hëna është e favorshme të enjten dhe të premten. Kur ndjeheni të lirë të krijoni dhe të ndizni imagjinatën tuaj, jeni të lumtur. Ju jeni gjithashtu një person bujar që tregon solidaritet me ata që kanë një problem dhe që punon për ta zgjidhur atë. Kini kujdes që të mos bëheni shumë vetëmohues, ndonjëherë ju rrëmbeheni dhe neglizhoni veten dhe nevojat tuaja. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button