Zodiak

DASHI: Pikat e forta dhe dobësitë e shenjës së HOROSKOPIT

Ka shumë mite që lidhen me shenjën astrologjike të Dashit. Kjo shenjë ka qenë gjithmonë e lidhur me betejën, instinktin por edhe me guximin dhe pamëshirshmërinë. Si të gjitha shenjat e zjarrit, impulsiviteti është një nga karakteristikat tipike, që shpesh mund të bëhet një kryq por edhe një kënaqësi për ata që lindin nën këtë shenjë.

Dashi, simbole dhe mitologji

Dashi shoqërohet me mitin e Jasonit dhe Argonautëve por edhe me atë të Frissos dhe motrës e tij Elle, djemtë e mbretit Atamante dhe perëndeshën e reve Nefele. Thuhet se njerka e kishte bindur babanë e saj që të sakrifikonte të dy fëmijët perëndi, për t’i dhënë fund një zie të madhe urie, por një dash me krahë me gëzofin e artë erdhi në ndihmë të tyre dhe i shpuri larg, duke i shpëtuar nga një vdekje e përgjakshme.

Eshtë shenjë e guximit dhe pamëshirshmërisë

Dashi është një shenjë që mund të kompensojë me energjinë dhe gjallërinë e madhe për gabimet që lidhen me mungesën e pjekurisë dhe pavetëdijes. Forca dhe guximi janë pikërisht pikat e forta të kësaj shenje që shpesh hyn në aventura në situata të rrezikshme, me një qëndrim të patrembur dhe mendjemprehtë. Në përgjithësi, nuk dekurajohet as përpara një mali të madh për t’u ngjitur.

Përparësitë dhe defektet e Dashit

Duke qenë shenja e parë e zodiakut, Dashi simbolizon fillimin, por edhe fazën e rilindjes së natyrës pas periudhës së dimrit. Zjarri që digjet brenda Dashit e bën atë të guximshëm dhe të aftë për të realizuar gjëra që shumë do t’i konsideronin të pamundura. Planeti që sundon Dashin është Marsi, perëndia greke e luftës, e cila simbolizon në mënyrë të përsosur shpirtin luftarak të njerëzve të lindur nën këtë shenjë. Në përgjithësi, një Dashi pak i bëhet vonë për gjykimin e të tjerëve dhe nuk lejon që të kushtëzohet. Por pikërisht kokëfortësia e tij dhe fakti që shpesh nuk pranon këshillat e njerëzve më të mençur e shtyjnë të bëjë gabime të mëdha, për të cilat ai mund të paguajë shtrenjtë. Temperamenti i fortë mund të kthehet gjithashtu në një bumerang që mund të ndizet në çdo kohë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button